Vite të shkuara

Screenshot_20250405_172032.webp
 
Një ditë e bukur nga jeta socialiste. Në videon e mëposhtme do shihni sesa shumë që i kishin mbushur raftet
përpara se të bëhej ky filmim. Është shumë interesante që ajo goca kërkon
Një pako makarona për supë dhe një majonezë.
Majonezë?!!!
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Supë tha apo sot . @Dr. Luka hajde ndëgjoje pak si doktor hesapi, se unë nuk qëndroj mirë nga veshët. Kam dhe pak dyshim në veshët e @Exp 😁
 
Për të përdorur kamineton, duhet të përdorje vajgur. Për të blerë vajgur duhet të kishe një bidon vajguri (zakonisht metalik, bidonët plastikë ishin lluks). Kjo është radha e vajgurit. Pra nuk mjaftonte kjo por do zije radhë me orë të tëra, dhe shpesh herë radha zihej disa orë përpara se të hapej dyqani, prandaj secili linte bidonin e vet në radhë dhe shkonte bënte ndonjë punë tjetër apo ulej dhe priste në hije.
radha-e-vajgurit.webp
 
topat e futbollit
top1.webp
top2.webp

Rregullat e lojës së futbollit në fëmijërinë tonë
1. Personi që ka topin vendos se kush luan.
2. Më i shëndoshi bëhet portier.
3. Penalltia jepet vetëm kur lojtari dëmtohet shumë.
4. Loja është pa arbitër.
5. Ai që ka topin gjuan gjithnjë penalltinë kur është për skuadrën e tij.
6. Kur topi bie te kopshti i komshiut e merr gjithnjë ai që e gjuajti.
7. S'ka rëndësi sa gola janë, fiton skuadra që bën golin e fundit.
8. Loja përfundon kur të gjithë janë të lodhur, të uritur apo i thërresin prindërit.
9. Skuadra që humbet i vë fajin lojtarit më të dobët.
10. Kur ai që ka topin mërzitet loja ka marrë fund.
 
topat e futbollit
View attachment 2659View attachment 2660

Ti te cila rregull beje pjesa o Exp ! 😁
 
Gje me te felliqur nuk kam pare. Ne banje duhet t'i ndertoje nje vend te posacem te mbyllur me nje vrime ne mur nga te dilte tymi. Pergjithesisht i thoshim "vendi i kaminetos".

Mbante nje ere qe... Vajgur perzier me tym e katran. Muret rreth beheshin sterre.
kamineto.webp

Ja ky është vendi i posaçëm i kaminetos, kur fikej dhe nxirrej në dritare ata të kateve të mësipërm kishte për t'ju ardhur një shtëllungë e mirë tymi dhe ere të qelbur dhe duhet të mbyllnin dritaret me vrap...:angry:
 
Për të përdorur kamineton, duhet të përdorje vajgur. Për të blerë vajgur duhet të kishe një bidon vajguri (zakonisht metalik, bidonët plastikë ishin lluks). Kjo është radha e vajgurit. Pra nuk mjaftonte kjo por do zije radhë me orë të tëra, dhe shpesh herë radha zihej disa orë përpara se të hapej dyqani, prandaj secili linte bidonin e vet në radhë dhe shkonte bënte ndonjë punë tjetër apo ulej dhe priste në hije.
View attachment 2646
Radhë kudo, ja një tjetër radhë vajguri
radha e vajgurit.webp
 
Më vonë vjen koha e Rezistencës ndyshe i thoshin Prizë Elektrike. Kush kishte këtë ishte i pari i vendit dhe nuk
donte t'ia dinte për radhën e vajgurit, për fitilat erën e qelbur etj etj. Por edhe këto nuk ishin kollaj që t'i gjeje
shumica i sajonin vetë.
rezistenca.webp
 
Ky është reflektori i cili të mbante ngrohtë gjatë dimrit,
duart se kurrizin akull do e kishe.

reklektori.webp
 
Këto si quheshin nga ana juaj se unë kam harruar
21230939.webp
 
Back
Top