Rakia

Shefi

Ushtar elitar
Anëtar Stafi
Regjistruar
22 Janar 2018
Komente
2,114
Reagimet
1,357
Kjo temë do dedikohet rakisë, meqë @niki dhe @Dr. Luka e kanë ca si qejf.

Fillimisht po bëjmë një listë me llojet e rakisë
Raki rrushi
Raki mani
Raki manafere
Raki dëllinje (gollogunge)
Raki mare (koçimare)
Raki thane
Raki kumbulle
Raki qershie
Raki fiku
 
Rregullimi fundit:
Po flisja me një tepelens para ca ditësh dhe më tha se ata bëjnë Raki me Vapem.
Vapemi qënka një lloj balte si tip argjile e cila futet në një thes dhe më pas vendoset në fuçi
gjatë fermentimit. Ajo funksionon si filtër dhe e pastron dhe përfundimi është një raki shumë e
dashur dhe e lehtë në të pirë.
 
Kjo metodë besoj se përdoret gjerësisht nga jugu. Me sa di vapem përdoret kur rrushi nuk ka përfituar ëmbëlsinë e duhur. Tani se çfarë roli kryen nuk kam lexuar ndonjë studim. Por kjo është një traditë e trashëguar e cila po harrohet që kur ka dalë sheqeri.
 
Interesante sepse nuk e kisha dëgjuar më parë.
 
Ndryshimi i Rakisë nga Grapa
Grapa që bëjnë italianët dhe rakia kanë ndryshim sepse kur ne pasi kemi fermentuar rushin direkt shkojmë dhe nxjerrim rakinë, italianët ("si më të zgjuar që janë") lëngun e bëjnë verë dhe bërsisë i hedhin sheqer she pastaj e ziejnë. Pra grapa me pak llaf është inferiore sepse është raki sheqeri.
 
Kjo metodë besoj se përdoret gjerësisht nga jugu. Me sa di vapem përdoret kur rrushi nuk ka përfituar ëmbëlsinë e duhur. Tani se çfarë roli kryen nuk kam lexuar ndonjë studim. Por kjo është një traditë e trashëguar e cila po harrohet që kur ka dalë sheqeri.
Zona e Tepelenës dhe e Beratit di që e përdorin këtë metodë
 
Më gjeti njëri një bidon me raki manaferre, më duket se ishte nga Kosova. Shumë raki e mirë ishte, edhe pse e lehtë dhe e dashur, plot me aromë dhe me pak shije fruti ishte mjaft e fortë...

Nga të gjitha këto këtu vëtëm raki fiku nuk paskam provuar. Çuditërisht më e ashpra nga këto ishte rakia e qershisë,
Raki rrushi ✔
Raki mani ✔
Raki manafere ✔
Raki dëllinje (gollogunge) ✔
Raki mare (koçimare) ✔
Raki thane ✔
Raki kumbulle ✔
Raki qershie ✔
Raki fiku

*ps:
Mos kërko kot @Dr. Luka se nuk të jap
 
Më gjeti njëri një bidon me raki manaferre, më duket se ishte nga Kosova. Shumë raki e mirë ishte, edhe pse e lehtë dhe e dashur, plot me aromë dhe me pak shije fruti ishte mjaft e fortë...

Nga të gjitha këto këtu vëtëm raki fiku nuk paskam provuar. Çuditërisht më e ashpra nga këto ishte rakia e qershisë,

*ps:
Mos kërko kot @Dr. Luka se nuk të jap
As unë nuk kam provuar akoma raki qershie. Para disa kohësh provova raki ftoi, interesante kishte një shije të lehtë të ftoit.
Edhe rakia e dëllinjës është pak si e athtë.
 
Unë qershie kam provuar, ftoi më ka ngelur, madje kap provuar edhe raki kajsie.
 
Back
Top