Fjalori greqisht - anglisht - shqip i Uilliam Martin Lik (1814)

Fjalori greqisht - anglisht - shqip i Uilliam Martin Lik (1814) 2020-12-16

Për të shkarkuar duhet të replikoni
Uilliam Martin Lik (William Martin Leake) ishte një ushtarak dhe diplomat britanik i cili ishte dërguar në Shqipëri dhe në More (sot Peloponezi) për të ndihmuar turqit që të mbroheshin nga sulmet franceze. Më vonë dërgohet me mision diplomatik në Janinë në kohën e Ali Pashës.

Ky tipi ka shkruar disa libra dhe një prej tyre është quhet Udhëtime në Greqinë Veriore - 1835 (Travels in Northern Greece - 1835) Libri është voluminoz rreth 500 faqe, por ajo që ka rëndësi dhe na intereson neve është se aty ka fjalor greqisht - anglisht - shqip. Ky libër u shtyp në Londër më 1814. Për krijimi e këtij fjalori përveç fjalëve që ai mbodhi vetë, u bazua të dy fjalorë më të vjetër, ai i Kavaliotit dhe ai i Voskopojarit.
Për përfundimin dhe pasurimin e fjalorit u ndihmua nga mësuesi i tij shqiptar Eustrati.

Për shqiptimin e fjalëve shqipe gërmat që janë pjertas kanë shqiptim ndryshe
psh
e -> ë
s -> sh
tz -> c
n
-> nj
gërma i̲ kur është e nënvizuar shqiptohet j

Gjithashtu tregon edhe etimologjinë e fjalëve kur janë të huazuara
H. (Hellenic)
L. (Latin),
l. L. (low Latin)
F. (French)
It. (Italian)
S. (Saxon)
G. (Gothic)
T. (Turkish)
Sc. (Sclavonian)
R. (Romaic)

Fjalori greqisht - anglisht shqip i Uilliam Martin Lik (1814)
Këtë fjalor do e sjellim në origjinal të skanuar te forumi por dhe të transkriptuar i cili do publikohet tek enciklopedia shqiptare.
  • Pëlqej
Reagimet: Dr. Luka
Autori
Shefi
Shkarkimeve
2
Shikuar
757
Lloj skedarit
pdf
Madhësie skedarit
16.1 MB
Hash
6b72f5e43a289111d04ba4483065dd58
Publikuar fillimisht
Përditsimi fundit

Vlerësim

0.00 star(s) 0 vlerësime
Back
Top