Fjalori i Gjuhës Shqipe nga Konstandin Kristoforidhi
Fjalori shqip greqisht nga Konstandin Kristoforidhi 1904, me shkonja greke. Është një nga veprat më të rëndësishme të albanologjisë. Kjo është një kopje e skanuar nga Universiteti i Kretës.
FJALORI, VEPRA E TIJ MADHORE
Fjalori me të drejtë cilësohet nga studiuesi Lloshi si vepra më e rëndësishme, trashëgimi madhor i Kristoforidhit, ku spikasin pikëpamjet e përgjithshme të shkencëtarit të madh për gjuhën shqipe. Ai e kishte të qartë rëndësinë e fjalorit, mbledhja dhe sistemimi i tij përbëjnë themelin e çdo gjuhe, që i paraprin gjithë zhvillimeve të mëvonshme kulturore, shoqërore dhe politike.
Fjalori përbëhet nga fjalë të mbledhura nga të gjitha krahinat e Shqipërisë edhe nga shkrimtarët e vjetër. Që këtej mund të dalësh te mendimi se Kristoforidhi qysh atëherë kishte idenë e shkëlqyer; atë të bashkëjetesës së varianteve të ndryshme brenda një trajte të shkruar, “që do të çonte në bashkëveprimin e tyre dhe në shoshitjen deri në njësimin mbi një bazë”.
Zhvillimet e mëvonshme të gjuhës shqipe afirmuan parimin e tij shkencor. Fjalori ka 11.675 fjalë. Në të janë përjashtuar shumica e huazimeve, veçanërisht e orientalizmave dhe greqizmave dhe bëhen përpjekje për të shpjeguar etimologjinë e fjalëve, një pjesë e të cilave qëndron edhe sot. Vlerat e tij nuk gjenden vetëm tek numri relativisht i madh i fjalëve për kohën, por te synimi për ta paraqitur shqipen si një gjuhë të vetme, “pavarësisht nga variantet e saj historike e territoriale që i ka çdo gjuhë”.
Fjalori është dokumenti më i çmuar shkencor për të parë evoluimin e gjuhës që nga gjysma e dytë e shekullit 19-të e deri më sot. Dhe tashmë është fakt se pothuajse gjithë thesari i fjalëve ka zënë vend në shqipen bash-kohore. Kjo na shtyn të jemi në një mendje me autorin e kësaj vepre, kur thotë se: “Fjalori i gjuhës shqipe është vepra më e rëndësishme në trashëgiminë e gjerë të K. Kristoforidhit dhe të vetë periudhës së Rilindjes sonë kombëtare”. Dhe tashmë është fakt për mjaft albanologë si J.G. Hahn, G. Mayer. A Dozon dhe të tjerë, referimi në veprën e Kristoforidhit qe domosdoshmëri.
Aleksandër Meksi
Një thesar dokumentesh zbulojnë Kristoforidhin, Gazeta shqiptare. - p. 3509, 7 maj, 2006, p. 25 - 27.