Mësojmë me të gjitha shqisat“ është përkthyer nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe me lejen e autorëve dhe të shtëpisë botuese përkatëse, kurse origjinali i tij është i shkruar dhe i botuar në gjuhën frënge.
Ky libër është përkthyer pasi që përkthyesit paraprakisht vetë e kanë ndjekur kursin e programimit neurolinguistik te dr. Gisela Perren-Klingler, e cila është edhe bashkautore e librit. Në fakt për ta kuptuar dhe zbatuar këtë metodë pune, ndjekja e një kursi të tillë është e dëshirueshme, por në të njëjtën kohë jo edhe e domosdoshme.