Mungesa e një institucioni gjuhësor i cili trajton seriozisht fjalët e reja që hyjnë në gjuhën shqipe, ka shkaktuar një ngërç të madh në gjuhë tonë. Kjo i detyron njezit që të sjellin fjalën e huaj, ashtu siç e dëgjojnë ose ndonjëherë pëpiqen të formojë fjalë vetë sipas rastit. Le ta përdorim...
Kjo është fjala më e re e gjuhës shqipe! Është e re fringo po them, e zjarrit!
Për këtë fjalë meritën e ka im atë. Që thoni ju më thotë mua ai pardje:
-Ore ke ndonjë nga ato hundackat ti?
-Hundackë?! Po çfarë janë hundackat mo?
-Ja ato që viren në hundë?
-Po ç'janë ato që viren në hundë se na...