Exp

Kalorës
Një fjalë tjetër kjo që të vë buzën në gaz:cwl::giggle:

Bobollaqe :lol:

Për ata që nuk e dinë për çfarë bëhet fjalë. Janë ca petulla të vogla dhe të rrumbullakta si qofte, që mund të haen ashtu siç janë
apo t'i shoqërosh me mjaltë apo shurup apo sheqer.
bobollaqe.png

Këto lloj petullash e kanë orgjinën nga lindja. Në arabisht (lukimat = لقمة=kafshatë ) në turqisht (lokma) dhe në greqisht (lukumadhes = λουκουμάδες)
Nuk e di ndonjë emërtim tjetër për këto por nëse dini ndonjë, apo keni ndonjë sygjerim na thoni. Do pyetur dhe mësuesja e greqishtes @Angela AS

/frymëzuar nga festa e brumit
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
Pse çfarë kujtoni ju se do i lëmë me kaq bobollaqet, nga një petull aty doli gjithë kjo listë.
Kjo duhet të jetë fjalë e shumë gjuhëve indoevropiane. Pra fjala bulë ose bubble në anglisht në këto gjuhë është si më poshtë.

hollandisht bubbel
danisht boble
suedisht bubbla
hungarisht buborék
islanisht bóla
norvegjisht boble
portugalisht bolha
sllovakisht bublina
latinisht bulla
hinduisht बुलबुला (bulabula)

(e mban mend njeri sesi quhen ato fjalë që imitojnë tingujt, se nuk më kujtohet :bhow: )
 
E ke fjalën për onomatopetë? :wink:
 
Normale që edhe në 2019-ën me bobollaqet do merremi. Ça kujtoni ju se tallemi ne!

Pra në 1944 Musine Kokalari botoi "Sa u tund jeta", një nga tre veprat e saj.
Dhe aty gjendet e shkruar në letrësinë shqiptare (ndoshta për herë të parë) fjala bobollaqe.
Screenshot_2019-01-01-12-44-10-1.png

Nëse e gjejmë komplet librin mund ta ngarkojmë.
 
Bëra edhe unë disa nga kërkimet e mia dhe gjeta diçka shume interesante. Fjalën bobollaqe e ke përdorur edhe Enver Hoxha ne librin Vite të vegjëlisë i botuar më Shtatorë të 1962, faqen 51. Ja se çfarë shkruante Enver Hoxha në kujtimet e tij:
Ndryshe nga gjirokastritët e tjerë, që nuk merrnin kurrë vajza për nuse jashtë qytetit, ai ishte martuar me një vajzë nga Libohova, bijë e një të varfri që vinte çdo të hënë në Gjirokastër për të shitur nga një barrë dru dhe verës disa pjepra. Natyrisht, fshatari nga Libohova, para se të kthehej në familjen e tij, vinte hante drekë te dhëndri, mulla Beqiri. Një drekë e zonja e shtëpisë kishte bërë «qofte bobollaqe», ca qofte të vogla të përgatitura me lëng e me uthull. (Në parantezë dëshiroj të them se këto mua më pëlqejnë shumë edhe sot dhe Niko kuzhinieri s'mungon të m'i bëjë, por si të anesë nuk m'i bën dot.)
 
Nëse e gjejmë komplet librin mund ta ngarkojmë.
Nuk e di se ku e gjete vetem kete pjese, por libri eshte vendosur per shkarkim tani https://forum.shqipopedia.org/threads/musine-kokalari-jeta-sa-u-tunt-jeta.370/
Pjesa që kë shkëputur ti shkruan:
Udhët ishin plot. Burërija, kolle kolle dilte pazarit. Fëmila me gjim në dorë, vente për ujë, ku ati e ku këtu. I shkreti, se pa të s’bënet gjë dhe hajde gjeje. Pëter pëter e vogel sa një bobollaqe, erdhi tek e mbëdha.
 
Bëra edhe unë disa nga kërkimet e mia dhe gjeta diçka shume interesante. Fjalën bobollaqe e ke përdorur edhe Enver Hoxha ne librin Vite të vegjëlisë i botuar më Shtatorë të 1962, faqen 51. Ja se çfarë shkruante Enver Hoxha në kujtimet e tij:
Ndryshe nga gjirokastritët e tjerë, që nuk merrnin kurrë vajza për nuse jashtë qytetit, ai ishte martuar me një vajzë nga Libohova, bijë e një të varfri që vinte çdo të hënë në Gjirokastër për të shitur nga një barrë dru dhe verës disa pjepra. Natyrisht, fshatari nga Libohova, para se të kthehej në familjen e tij, vinte hante drekë te dhëndri, mulla Beqiri. Një drekë e zonja e shtëpisë kishte bërë «qofte bobollaqe», ca qofte të vogla të përgatitura me lëng e me uthull. (Në parantezë dëshiroj të them se këto mua më pëlqejnë shumë edhe sot dhe Niko kuzhinieri s'mungon të m'i bëjë, por si të anesë nuk m'i bën dot.)
Do e shtoja unë atë. YYY! :angry:
 
Jo se po merresha me këto:dull:, por ja dolën nja dy receta prandaj :laugh:
në anglisht iu thonë edhe honey balls ndërsa në italisht struffoli.
Nëse jeni guximtarë dhe tentoni t'i gatoni.:fingerscrossed:
 
:rofl2:
Alternativa tjetër është përdorimi i fjalës bobole. Megjithëse kjo fjalë përdoret për drithërat që fryhen nga uji. Por gjithsesi mund ta bëjmë lidhjen. Si? Si bëhen petullat? Me miell. Çfarë lloj mielli është? Gruri. Ja ku dolëm tek fjala e duhur. Bobole. Por @Exp i pëlqen të flas pak me përkëdhelje, kështu na del fjala bobollaqe. ;):rofl::cwl:

Ja çfarë nxorri fjalori i Kristoforidhit nga viti 1904
bobol.jpg

boboll (Kavaja) = kërmill me gjithë lëvozhgë
 
Një përditësim për këtë temë janë dhe ollovaqet nga Përmeti, që pak a shumë tingëllon njëlloj me bobollaqe
edhe formën njëlloj e kanë. ndryshimi i vetëm është se ollovaqet janë qofte të vogla që haen në supë mund të shihni
një referim nga një video e TCH këtu

në greqisht ju thonë jurvalakia (γιουβαρλάκια) në turqisht yuvarlak

ja që të keni një ide sesi duken nëse nuk i keni provuar...
967

Madje edhe entografi i njohur Vasil Tole i përmend ollovaqet =(qofte të vogla me mish viçi dhe oriz)
Supë me Ollovaqe
Gatim tipik i zonës së Përmetit, i ngjashëm me supën pasha qofte.
Përbërësit: mish i grirë, vezë, qumësht, miell, oriz, majdanoz, gjalpë, limon, piper i zi. kripë
 
Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top