Çfarë është HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program)?

Uriel

Ushtar i zgjedhur
Regjistruar
19 Shkurt 2018
Komente
885
Reagimet
640
Çfarë është HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program)?

Frekuenca të larta aktive!

Kjo është një fushë antenash në jug lindje të Alaskës, duke punuar së bashku si një antenë gjigande. Janë 360 antena, secila mund të gjenerojë 10,000 Vat! = 3,6 milion Vat! kolektivisht. Frekuenca më të madhe ligjore është 50,000 Vat!

Ata nuk janë të transmetimit jashtë, ata janë të transmetimit për lart. Haarp është vetëm një nga pesë armët e njohura tektonike në botë. Mund të jenë rreth 20 në te gjithë botën.

Kur Haarp ndizet, të gjitha këto antenna lëshojn radiovalë të fuqishme në Jonosferë, pjesa më e sipërme e atmosferës. Ato en ngrohin jonosferën dhe kriojnë valë të pa rregullta të cilat i kthejnë fuqishëm në tokë.
Pse përdoren ato tani? Ato janë në pronësi e Illuminati (e cila kontrollon të gjitha qeveritë), ata i përdorin ato si një këst kundër vendeve që nuk do të bien dakord për një taksë globale të karbonit, pas një portë e klimës (carja e Ozonit), shumë vende kanë realizuar se kjo ishte një mashtrim që të përkushtohen ndaj një takse karboni. Gjithashtu ato janë përdorur për të vendosur bazat ushtarake në vende të tjera, por kryesisht për të kontrolluar popullsinë.

Numri i tërmeteve, uraganeve, dhe fatkeqësive të tjera në lidhje me motin është rritur në mënyrë drastike që nga zhvillimi i HAARP.

2001-6, 2002-6, 2003-8 2004-15, 2005-12 2006-12, 2007-28!2008-32! 2009-21! 2010-11 termete mbi 6,0 Rihter Shkallë!, Mos ti numerojm ato ndër 6,0.
Kjo nuk është një rastësi që vendet janë duke u shkatërruar, dhe OKB-së po vjen në ndihmë të tyre? Jo, kjo është e gjitha pjesë e planit! Ata shkaktojn problemin në mënyrë që ata të mund të bëhen zgjidhja!
Ata duan që ju të besoni 2012 është në fund! Mos u mashtroni!

Nuk janë Muslimanët për të cilët ju duhet të shqetsoheni, sepse terroristët e vërtetë nuk përdorin bomba apo armë. Ata përdorin: manipulim social, psh skanerat e trupit!

Duke vënë në përdorim teknologjinë HAARP , valët elektro magnetike, ata(illuminati) mundë të shkaktojnë tërmete në cdo cep te botës që ata deshirojnë,e ta bëjne këtë të duket si dicka natyrale. (Anomymous Albania)
 
HAARP është një projekt sekret, kam pas djeni prej dekadash për këtë. Dhe duke qënë se është diçka sekrete njerëzit e kanë shumë kollaj të aludojnë dhe spekullojnë se çfarë fshihet prapa mureve. Teori ka plot, fakte nuk ka dhe aq, megjithatë diçka bëhet aty sepse kot nuk e kanë,
për mua një nga faktet më të besueshme dhe që ndoshta teoritë nuk janë boshe është kjo videoja këtu
që nuk ka lidhje direkt me haarp por tregon se është e mundur ndyshimi i motit
Tani pse e lidhin muhebetin dhe e fetarizojnë, kjo është vërtet pa lidhje pasi, askush nuk ka akuzuar shqiptarët muslimanë për ndonjë gjë. Nuk e ka për detyrë shqiptari që të mbrojë dhe të mbajë përgjegjësi për ato që bëjnë për njerëzit që anembanë botës.
Ky si postim duke u nisur nga titulli është për te kategoria shkencë-teknologji por duke lexuar përmbajtjen thua se është kategoria alarm-propagandë.

tek kjo videoja këtu shfaqet një nga personat që ka shkruar shumë libra për këtë çështje
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Si përfundim, ja i dimë këto ja nuk i dimë, gjë nuk bëjmë dot për ta ndryshuar
dhe si gjithmonë si edhe në raste të tjera shprehja e lashtë latine vjen në ndimë
Cui bono? - Kush përfiton?
Pra nga gjithë kjo mesele del i fituar ai që shet libra duke siguruar jo vetëm një mënyrë jetese po pasuri të vërtetë si dhe ata që kanë qëllime të tjera të ndryshme, gjithë ne të tjerët jemi thjesht konsumatorë.
Këtë gjë e kuptova vite më parë kur po lexoja me një frymë një libër për misteret e piramidave i cili më kishte mbërthyer dhe nuk po e lëshoja nga dora. Një ditë tek po rrija fillova të lexoja fundin e kopertinës së librit ku tregohej një mini biografi e autorit si edhe librat e tjerë po aq të suksesshëm që kishte shkruar. Ishte pikërisht ai moment që e kuptova që mbi 70% të atyre gjërave aty ishin përralla dhe
thjesht fantazi të servirura me mjeshtëri. Me një mjeshtëri të hollë ndërthureshin faktet interesante me hipotezat dhe supozimet
Pasi si ka mundësi një një shkrimtar ("kërkues" apo "studjues") të arrijë të zbërthejë dhe shpjegojë gjëra mijëra vjeçare që askush nuk i di, dhe jo vetëm kaq por ai ishte i gjithanshëm, duke filluar me Egjiptologjinë, tek Amerika Latine, Stounhauz në Britani, ufologji dhe shumë të tjera syresh.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Zoe
spray me kimikate qe ti mbaj njerezit ne nje fare frekuence te limituar
 
Back
Top