Cilat faqe informoheni online gjate dites?

Uriel

Ushtar mjeshtër
Behet gjithmone e me e veshtire dhe e lodhshme te marresh informacion mbi aktualitetin ne Shqiperi. Mediat online, megjithese te shumta ne numer, qarkullojne dhe riqarkullojne te njejtin informacion duke i shtuar nga nje nuance subjektive sipas qejfit/interesit. Deri me tani, jam munduar te lexoj mbi te njejtin lajm ne 3-4 burime te ndryshme per te zhveshur opinionin nga faktet dhe informacioni gazetaresk, mirepo kjo gje eshte bere e lodhshme.

Prandaj, jane te mirepritura sugjerimet mbi ndonje media online te cilen e konsideroni te besueshme, mundesisht dhe te paanshme.
 
Tani të paanshme nuk ka. Unë personalisht nuk lexoj pothuajse fare online, pasi shkosh titujt i kanë për facebook, dhe shpesh titulli nuk ka lidhje fare me lajmin. Ndjek ndonjëherë median vizive, top- channel, vizion plus dhe rtsh.
 
Shtypi shqiptar dominohet nga ashtuquajtur hit piece. dmth pothuaj çdo artikull, opinion apo analizë shkruhet për një qëllim të vetëm
të godasësh kundërshtarin dhe jo t'i thuash gjërat siç janë.

hit piece: an attempt to turn public opinion against someone/something through the appearance of objective reporting
një përpjekje të kthesh opinionin publik kundër dikujt/diçkaje që në pamje të jashtme të duket si reportazh objektiv

përveç kësaj tani gazetari është shndërruar në reporter i mediave sociale, publikoi këtë foto filani apo tha këtë gjë filania...

Gazetarët te ne janë si qoftexhinj, pasi nuk dinë bazat e gjuhës shqipe, kanë fjalor të varfër, nivel të theksuar injorace dhe bagazh zero.
Dhe nuk e them vetëm për ata që ngelen anonimë por edhe ata që janë të njohur tashmë. Kur më të mirin kemi Fevziun ça të thuash më.
Personalisht njoh dy "gazetare" njëra po studionte për gazetari por gjynah e shkreta ishte e vobektë intelekualisht:dtm:, ndërsa tjetra e kishte mbaruar shkollën por u bë valltare:makeup:. Ajo që ka rëndësi është që ishin të dyja të bukura :kiss2:

Nga ana vizuale më pëlqen newsbomb, por shumica e faqeve janë të sponsorizuara nga palët e treta dhe 24 orë në ditë vazhdojnë axhendën e tyre. Nuk dua të zgjatem te kjo pikë, as te palët e partive, por po marr një rast, në 99% të artikujve të publikuar për Trump, janë negativë, hit piece me pak llaf, duke filluar që nga gazetatema te zëri i amerikës etj.

por por e madhe kjo nëse e vutë re
nuk mund të them të njëjtën gjë për gazetarët sportivë. Mund të them që janë nga më të mirët.
 
Me e paanshme duket sikur eshte http://topchannel.tv te gjitha ne fund fare kane nje fare varesie duke qene se jane media qe financohen nga dikush e cdokush ka interesa personale.

Pa harruar edhe ERTV vet kryeministitrin tone, ku shpesh ka teper humor me komentuesit ose opoziten :ttm:
 
top-channel ka rënë shumë nga kualiteti edhe pse akoma them që është më i mirë nga të tjerët nuk mund ta them me siguri që e kalon klasën.
(Nuk e kuptoj se pse përmend ertv, kot që e përmend)

akoma edicionin e lajmeve atje preferoj ta shikoj por nuk e di nëse e bëj ngaqë janë më të mirë nga të tjerët apo nga forca e zakonit.
ndërsa online nuk i ndjek fare. ja një shembull. vjet në 18 maj 2017
topi publikoi lajmin senjë nënë në Amerikë polli 17 fëmijë përnjëherësh, them polli sepse ndoshta ndonjë dosë mund të pjellë kaq.
dhe përderisa ky është një lajm sensacional çudi që nuk foli e gjithë bota, akoma vetë topi pse nuk e përmendi në edicionin e lajmeve.
ngaqë është mashtrim të cilin dhe ata vetë e dinin prandaj.
por pasi të gjithë e sulmuan këtë lajm topi e hoqi lajmin nga faqja por akoma paska ngelur në facebook.
shikoje vetë po nuk beson edhe shqipopedia që nuk para merret me komente e ka dhënë të sajin.


biles mbaj mend që kur po kërkoja burimin e këtij lajmi. ky ishte aq fake news saqe disa faqe të huaja çuditësisht kishin si fotografi një të Monikës dhe Ilirit kur ishin të rinj duke vizuar një çerdhe apo kopësht.


koment.jpg

Shqipopedia Me falni por ju i kontrolloni lajmet qe publikoni per vertetesine e tyre, apo cte gjeni ne internet e publikoni pa pergjegjesi.
Rendesi ka qe te jete clickbite, apo jo... A mund te na jepni burimin e ketij informacioni. Pasi ato qe gjeta une tregojne se eshte hoax apo fakenews. Ju jeni kanal serioz dhe beni mire te kontrolloni orgjinen e informacionit. Si nje guideline nese lajmi nuk kualifikohet te jepet tek edicioni i lajmeve atehere nuk ben as per sajtin. Gjithe te mirat
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
ky lajm ka marrë 2,500 përqime
nëse themi se 5% të atyre që kanë lexuar lajmin e kanë pëlqyer
i bie që rreth 50,000 e kanë lexuar këtë lajm vetëm nga topi. dhe normalisht e kanë besuar këtë lajm pasi
topi është faqe me autoritet dhe besueshmëri.
dhe askush nga ata nuk është njoftuar që ky ishte lajm i rremë apo mashtrim
këta njerëz tani e besojnë ketë si lajm të vërtetë. e kupton çfarë dëmi është bërë.

dhe ky është një shembull i vogël që verifikohet për disa minuta me një kërkim në google, mendo për gjërat e tjera ça bëhet
po të bësh këtë kërkim "E pabesueshme! Sjell në jetë një “skuadër futbolli”" google nxjerr nja 300 rezultate
dhe jam 100% i bindur se nuk ka dalë ndonjërë të thotë se ky lajm është mashtim.
 
Nuk mendoj se nje postim i tille mund ti ul seriozitetin dhe punen qe ka ai është një televizion kombëtar i pavarur.
 
Nuk mendoj se nje postim i tille mund ti ul seriozitetin dhe punen qe ka ai është një televizion kombëtar i pavarur.

Jam dakort. Gjëra ndodhin. Çfarë bëri kanali numër një për këtë gjë?
Nga ta di unë që këto gjëra nuk vazhdojnë të ndodhin. A na siguroi se gjëra të nuk do ndodhin më?
JO! reagoi si një faqe që menaxhohet nga dikush që ka një laptop dhe një lidhje interneti nga celulari...
Hiç fshiu një link, dhe nuk i dha llogari kujt. Flasim për kanal kombëtar me mbi 1milionë ndjekës.
Të bënte deklarë për shtyp, të gjobiste apo dhe pushonte nga puna atë që e bëri pasi gjëra të tilla prishin imazhin kanalit.
Por përderisa na pëlqen të gënjehemi dhe jemi mësuar tani, nuk na bën gjë përshtypje.
Por këto gjëra bëhen qëllimisht të fitojnë klikime pasi edhe pse topi është kanali numër një, në internet klani e ka fituar betejën kundra topit dhe rankohet me lart.

Në fakt nuk është 100% faji i medias pasi ajo ushqen njerëzit me ato gjëra që ata duan, gjëra sensacionale, skandaloze të pabesueshme përditë.
Lajmi 'Qeni kafshoi njeriun' nuk është lajm, dmth lajm është por pa prepektivë pasi qentë zakonisht i kafshojnë njerëzit madje edhe i kanë vrarë.
punë e madhe ke ndonjë gjë tjetër?...
ndërsa
Lajmi 'Njeriu kafshoi qenin' ky po që është lajm dhe i bjerë botës vërdallë pasi është e pabesueshme, dhe që të gjithë duan të dinë se çfarë ka ndodhur.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top