Jam rritur me serialet greke, edhe gjuhen nepermjet atyre e kam mesuar.
Sidomos kjo
kam shume seriale qe kam pare edhe akoma i ndjek sepse vertet jane te bukur ti shohesh edhe mbas shum viteve.
Ky është seriali i dytë që do sygjeroja. Dhe do të shtoja se ky serial është nga ata që gjithnjë do t'ju nxjerrë ndonjë fjalë apo shprehje të re, dhe të panjohur. Pra Eleni flet gjuhën në zhargon (
γλώσσα αργκό) gjuhën e rrugës që flasin të rinjtë me shprehje dhe kuptime që nuk gjenden në fjalorin standart, dhe Kostandini flet gjuhë dijetari (
λόγια γλώσσα) apo deri diku katharevusa. Edhe pse nuk është se njerëzit flasin kaq shumë në zhargon, dhe në katharevusa mund të themi se tani përdoren vetëm shprehje apo fjalë të ndryshme.
Shprehjet në zhargon që flet Eleni nuk është se janë gjithnjë në përdorim, madje shumë dhe nuk përdoren, ndërsa gjuha akademike përfshin shprehje dhe fjalë nga Greqishtja e Lashtë (800-300 para Krishtit) nga gjuha Helenistike (apo Greqishtja e Dhiatës së Re. 330 para Krishtit - 700 pas Krishtit) dhe Katharevusa e cila ishte gjuha zyrtare e Greqisë deri më1976 (ndërsa sistemi politonik u hoq më 1982).
Pra që dikush të njohë mirë një gjuhë duhet të ketë njohuri si në aspektin e gjuhës së rrugës por edhe atë akademik. Nëse e kuptoni këtë serial, lojën e fjalëve mund të themi se e njihni gjuhën greke.
shembuj fjalësh
λόγιo
Ηθελέστα και παθέστα - Ήθελες τα και τα έπαθες.
αργκό
Τα πήρα στο κράνιο - Εκνευρίζομαι, βγαίνω εκτός εαυτού.