(I pari që u mor me përkthimin dhe publikimin e këtij fjalori është dhe arvanitasi Niko Stillo. Më poshtë keni një shkim të të)
Ky fillim shekulli ka pasuruar, në mënyrë të spikatur, kulturën kombëtare shqiptare, ndër të tjera, me vepra nga personalitete të afirmuara në vite apo të reja. Niko Styles, është njëri prej atyre njerëzve tek i cili dysia personalitet dhe vepër vjen me një pamje të veçant. Ai njihet, tashmë, për prurje interesante e të mirëpritura.
Me një formim të gjithanshëm, poliglot dhe njohës shumë i mirë, veçanërisht i greqishtes së vjetër dhe i shqipes (krahas njohjes shumë të mirë të gjuhëve të tjera, si greqishte e re gjernanisht, italisht etj.),
Niko Stylos hyn me kompetencë shkencore në lami të gjuhësisë, duke u mbështetur fuqishëm në studimet e shumta në historinë moderne dhe të kryehershme të Ballkanit, në historine e popujve të lashtë e të sotshëm të trevave të këtij gadishulli, me argumente që lidhen me etnokulturën e me psikokulturën, me gjeografinë dhe kontaktet shumëplanëshe e shumëfijëshe të tyre në rrjedhë të shekujve etj. Ai, si rrallë kush, është njohës i shumë alfabeteve të vjetër, dhe, si askush tjetër, i alfabeteve epirote dhe me punimet që ka sjellë te lexuesi, sidomos tek ai shkencor dhe i specializuar, té imponohet me dokumentin e qëmtuar me pasion e këmbëngulje, me analizën e ftillimin e imët, me argumentin dhe argumentimin, dhe, në fund sjell jo vetëm këndvështrime të reja, por arritje që zënë vend e meritojnë vlerësim e rivlerësim.
Niko Stylo zbret me kujdes në thellsinë shekujve dhe të mijëvjeçarëve, jo përmes emotivitetit dhe dëshirës utopike, por me punë të shkallëshkallshme e të qëndrueshme, zbret atje ku ka pak dritë, por edhe atje ku errësira është e plotë, zbret atje ku mjegullnaja pret të largohet dhe ku kërkimet nuk kanë njohur qasje, janë lënë përgjysmë apo shpesh i janë larguar shqipes.
Me një përkushtim që duhet marrë si shembull, N. Stylos nuk resht së kërkuari e së gjurmuari së pari në dokumente, në vepra të plota a të pjesshme, në arkiva a në botime bashkëkohore, por edhe në vende kulti a në muze, në mbishkrime a në monedhe të vjetra. Atë e gjen gjithmonë në kërkim të asaj që është e shqipes a që të shpie te shqipja.
Ky personalitet shkencor ka hyrë dinjitetshëm në kulturën shqiptare me tri profile veprash: me vepra të mirëfillta shkencore,që lidhen me historinë e shqipes, sidomos të asaj që ai e quan arvanitase; me ribotimin, përmes transkriptimit dhe pajisjes me parathënie të plota të veprave leksikografike në shekuj, në të cilat shqipja del si një nga gjuhët e fjalorëve; me krijimtari të mirëfilltë artistikeke në shqipe e në greqishte, për të treguar jo vetëm talentin e tij krijues, por duke shpërfaqur edhe mundësitë e aftësitë shprehëse të jashtëzakonshme të dy gjuhëve.
Ai ka hartuar vepra të mirëfillta shkencore si “Etruskishte-Toskërishte ”, apo “Leksikografia Toske nga Th. Kavalioti gjer te K. Kristoforidhi” dhe ka disa të tjera të papërfunduara.
Vetvetishëm, në rrugën e nisur, ai u takua edhe me fjalorët që kanë të bëjnë me shqipen e shekullit XVIII-XIX.
Si pinjoll i familjes Boçari të Sulit, N. Stylos në vitin 2007 boton Fjalorin e M. Boçarit, me një trajtesë teorike të gjerë e të plotë për gjuhën amtare e për vlerat e fjalorit , vepër, të cilën tashmë mjedisi shkencor e ka vlerësuar tepër pozitivisht. Në këtë rrugë ai ka përgatitur për botim Fjalorin e Kupitorit, që do të dalë së shpejti nga shtypi. Kurse tani, bota shqiptare, sidomos ajo kulturore dhe shkencore, ka në duar një tjetër vepër përfaqësuese të historisë së kulturës sonë, Fjalorin katërgjuhësh të Daniil Voskopojarit. Ky botim nuk është thjesht fjalori, por si edhe vepra të tjera të përgatitura dhe të botuara prej N. Stylosit, është shumëdimensionale. Me botime të tilla ai është kthyer në misionar të kulturës sonë dhe puna shumëvjeçare, këmbëngulëse, pasionante, e vështirë si rrallë tjetër, por e frytshme deri në lavdërim, kurorëzohet suksesshëm.
Veprën e hap një parashtrim për të shpjeguar etimologjikisht emrin Voskopojë, të qytetit që del si mbiemri identifikues i autorit të fjalorit, të qytetit që, në kohën kur u hartua vepra, ishte me më shumë i kulturë në të gjithë Shqipërinë, si dhe kishte , qysh në vitet e mesjetës, një shkollë famëmadhe dhe një tipografi.. (shtypshkronjë). Shkolla e cila ishte nga më të rëndësishmet e kohës së saj në Ballkan, kishte gjithashtu një nga bibliotekatmë të rëndësishme të kësaj hapësire. N. Stylos ndalet në mënyre të vetëdijshme , në toponimin Voskopojë-Mooskopol-Moshopol, sepse vepra që po del tani nga botimi, emërtohet „Fjalorikatërgjuhësh“ dhe autori quhet Daniil Voskopojari, në një kohë kur në botimin e parë, në mesin e shekullit XVIII, autori të jetë vetëquhet Ekonom dhe Predikues Daniili Mihali Adhami Haxi Moshopoliti.
Shohim në faqet e këtij botimi se si N. Stylos ka ndjekur hap pas botimet a ribotimet që i janë bërë këtij Fjalori, duke filluar me librin e Likut (W. M. Leakes) “Kërkime në Greqi”, me 1802 ku është përfshirë ky fjalor katërgjuhësh, por duke i shtuar dhe një shtyllë tjetër në anglisht e duke përfunduar te botimi i plotë, që ka përgatitur vete ai, i pajisur me një studim tërësor, që spikat nga një akribi e vlerësueshme në të gjitha aspektet. N. Stylos sjell ardhjen e veprës në një udhëtim mbi 250-vjeçar, përmes botimeve herë si vepër e plotë e herë në përbërje të punimeve të studiuesve e albanologëve të ndryshëm, që jo vetëm kanë njohur veprën, por edhe prurjet dhe vlerat e saj.
Vepra e përgatitur nga ky studiues, nuk është thjesht një ribotim, ajo është një enciklopedi, që nis që nga historia e shkon deri te gjurmimi i shkrimit të shqipes dhe i alfabeteve të saj, sidomos te shqipes toske. Autorit shtysen për t’u ndalur në këtë veper e ka marre se pari nga alfabeti grek i përdorur në Fjalor, i cili ndryshon me 8 simbole (shkronja) nga alfabeti klasik grek. Dhe ne dhjetëra e dhjetëra faqe ai merret me to duke i meshuar faktit se shqiptimin e tyre mund ta perceptojmë sipas autorit “vetëm arvanitasen apo shqipen jugore, të cilën e identifikon me dialektin a gjuhën e stërlashte jonike. Ai merret me alfabetet epirote, kur heshtja ndaj tyre markon jo vetëm studiuesit grekë, por edhe ata shqiptarë. Fjalori katërgjuhësh i D. Voskopojarit, i përgatitur nga N.Stylos, nuk është thjesht një qasje në shekullin e ri të një vepre që mungonte në bibliotekat tona te punës, por edhe një punim përfshirës i botimeve e ribotimeve të Fjalorit në shekullin e 19-të. Ai i përqas ato, krahason, vlerëson dhe gjen aty lëndë të pasur në funksion të idesë së tij për shkrimin e kryehershëm të shqipes.
Ardhja e veprës në përmasa me të cilat ajo shpërfaqet, nderon autorin, por pasuron kulturën tonë kombëtare dhe lehtëson punën e studiuesve.
Tiranë, 2011
Prof. dr. Valter Memisha
Prof.dr. Mareglen Verli