Kuptimi i fjales cifteteli

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Çiftateli është një nga kërcimet më të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë Ballkanin. Nga fakti që kërcim është shumë i përhap Turqi dhe në Greqi të dyja vendet pretendojnë se është kërcim tradicional i tyre. Por çfarë kuptimi ka fjala çiftatel?
Disa mund të pretendojnë se mund të jetë edhe fjale shqiptare që vjen nga fjala çifteli. Ide e bukur, por nuk është kjo e vërteta.
Studiues të ndryshëm jap edhe mendime të ndryshme. Por të gjithë bashkohen me një mendim. Prejardhja e çiftetelit është nga lindja. Etimologjia e çiftetelit është fjala çifte ( dy, ose dopio) dhe teli (tel).
Muzikantët në lindjen e largët i vendosnin dy telat e lartë e violinës afër e afër dhe i akordonin në të njëjtën notë me oktave të ndryshme, zakonisht në notën re-re për të patur një Çifte-Teli të lartë.
Çiftateli është quajtur edhe një valle e gëzuar pasi kur luhet kjo muzikë të bënë që të vijë një buzëqeshje dhe fillon të lëvizesh edhe pse ndoshta nuk dini të kërceni. Në shqipëri kjo valle kërcehet nga shumë njerëz të kapur dorë për dore. Por çiftateli në disa vende si, Turqi dhe Greqi, ka marrë një ide të gabuar. Shumë nga këto vende e lidhin çiftatelin me kërcimin e barkut, pasi vendosin që një femër solo ta kërcej këtë e hipur në një tavolinë të mbushur me pjata. Kjo gjë e kufizon atë që të lëvizë këmbët dhe si pasoj detyrohet që të lëvizë vetëm belin dhe pjesën e sipërme të trupit.

Shinkoni disa nga llojet e çiftatelit:
Ciftateli ne Shqiperi

Ciftateli ne greqi

Ciftateli Turk

Ky turk me pelqen edhe videoklipi.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Do të të kisha këputur ndonjë të sharë por shpëtove. Sepse kur shikon atë ngjalë greke që dridhet e përdridhet si mund të të pëlqejë një videoklip që fillon me infrakte dhe ambulanca. Madje nuk doja ta shikoja fare atë video, por kur e shtyva pak, e kuptova përse bëhej fjalë. Të vë me të vërtetë buzëqeshjen në fytyrë. :cwl:
 
Doja të gjeja versione edhe nga vende të tjera, por mjerisht youtube është mbushur plot spam.
 
Do të të kisha këputur ndonjë të sharë por shpëtove. Sepse kur shikon atë ngjalë greke që dridhet e përdridhet si mund të të pëlqejë një videoklip që fillon me infrakte dhe ambulanca. Madje nuk doja ta shikoja fare atë video, por kur e shtyva pak, e kuptova përse bëhej fjalë. Të vë me të vërtetë buzëqeshjen në fytyrë. :cwl:
Po bëja një kërkim në google dhe u zhgënjeva nga rezultatet.
Por kërkoja: kuptimi i fjales ciftatel
Rezultati ishte shumë zhgënjyes. Nuk ishte indeksuar fare. Gjithë ky artikull për kuptimin dhe shpjegi
 
Ah mor cuk, që do na vdesësh fare.
Mua pse ma nxjerr të indeksuar
Screenshot_2019-03-01-09-24-57-1.png

Kur ben kërkim kuptimi i fjalës cifteteli
dalim të parët.
Screenshot_2019-03-01-09-25-28-1.png

madje edhe për ciftateli prapë ne dalim të parët
Screenshot_2019-03-01-09-25-42-1.png
 
Kështu siç e ka bërë google çtë dalë.
Gjasme rezultate të personalizuara, por kjo bëhet që të fshijë gjurmët dhe të mos kuptohet që i manipulon rezultatet e kërkimit. Pasi nësë për mua ky rezultat është i pranueshëm pse të mos jetë edhe për ty.
 
Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top