- Regjistruar
- 22 Janar 2018
- Komente
- 2,480
- Reagimet
- 1,601
Le të themi dy fjalë për verën.
Vera në botën e krishterë ka qenë dhe është shumë e domosdoshme. Gjatë gjithë krishterimit gjithnjë të krishterët duket të siguronin verën për shërbimet e tyre fetare dhe kjo dhurohej ose nga besimtarët ose vetë klerikët merreshin me ngritjen e vreshtit pranë kishës apo manastirit.
Punë të madhe në fushë e enologjisë (=shkenca që merret me verën) në shekujt e fundit ka bërë kryesisht kisha katolike. Pra siç e dimë dhe nga historia, Perandoria Romake e Lindjes (Bizanti) pas 1500-ës ra nën pushtimin e errët otoman dhe bashkë me të edhe kishat ortodokse në këto territore u rrënuan gjithashtu. E vetmja kishë në nuk u dëmtua ishte ajo e Perandorisë ruse, por atje rrushi nuk bëhet. Edhe pse në Evropën lindore prodhimi i verës u vazhdua, meqënëse skamja dhe vafëria sundonte kudo, nuk kishte ndonjë interesim të madh të krijohej verë cilësore dhe e shtrenjë, aq më tepër që shtresa e pasur ishte kryesisht e fesë islame e cila është kundra alkoolit.
Kështu që i ngeli stafeta kishës katolike, edhe kisha katolike kishte problemet e saj, sidomos Italia ishte e ndarë copa-copa... Perandoria franceze ishte i vetmi vend që i kishte punët në terezi. Perandoria britanike gjithashtu ishte në rregull por edhe atje rrushi mezi bëhet.
Urdhëri i murgjërve katolikë Benedektinë e Cistercianë kanë dhënë shumë në fushën e verërave. Klerikët e krishterë vlerësohen për arritjet të shumta, si për verërat, për birrën por edhe për uiskin. Madje edhe shampanja më e famshme në botë Dom Perinjon i dedikohet murgut me të njëjti (Dom* Pérignon) emër i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm për prodhimin dhe cilësinë e Shampanjës.
Siç dihet Evropa perëndimore është kryesisht katolike, dhe kisha katolike kishte gjithandej kisha dhe manastire. Ata kishin një sistem sesi i ndërtonin këto vreshta kudo ku shkonin përdornin të njëjtin sistem, dhe gradualisht vunë re se edhe pse përdorin të njëjtin varietet rrushi edhe pse bënin të njëjtin punë, rezultati dilte i ndryshëm.
Më në fund ata zbuluan se ajo që ndryshonte ishte në radhë të parë vendodhja (terroir).
Terroir në fakt është një term i gjerë i enologjisë që përfshin çdo gjë pra është një ekosistem. Aty përfshihet, vendosja gjeografike, lartësi, era, dielli, reshjet, relievi, përbërja tokësore etj etj. Pra rezultati i shijes së verës edhe pse është i njëjti lloj edhe pse kemi përdorur të njëjtat teknika, në këtë vend është ndryshe nga vendi tjetër sepse ekosistemi nuk është i njëjtë. Më pas ata kuptuan se edhe varieteti i rrushit kishte preferencat e tij se ku do rritej më mirë. Zona e Bordosë (Bordeaux) në Francë shërbeu dhe shërben 'shkollë diplomimi' në fushën e verëtarisë për të gjitha shtetet e tjera.
____
* Titull që përdoret për priftërinjtë katolikë
Rregullimi fundit: