Pse ke këtë pseudonim

Exp

Kalorës Legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
12 Shkurt 2018
Komente
11,911
Reagimet
8,506
Forumet janë e kundërta e rrjeteve sociale, sepse ato ruajnë privatësinë.
Një nga këta elementë është dhe pseudonimi apo siç i thonë ndryshe niku (nickname)
Sepse sejcili/a zgjedh diçka, rastësisht apo diçka me ndonjë domethënie.
 
Po vrisja mendjen pse kisha zgjedhur këtë Exp, jo se nuk e dija por nuk i kisha hyrë kësaj çështjeje me themel, dhe gjatë këtij hulumtimi zbulova se EKS më përfaqëson krejt mua. fillova të kërkoja të gjitha fjalët që fillojnë me EKS sepse ç'është e vërteta nuk janë shumë

normalisht fjala e parë që më doli ishte EKSIQ :facepalm:

dhe kjo nuk më pëlqeu shumë, sepse mendoja se që të gjitha fjalët që fillojnë me eks janë pozitive. Si mund të më përfaqësojë kjo mua?.. Madje është edhe një shprehje (Nga këmbët borroviq, nga mendja eksiq. = i rritur nga shtati, por i papjekur nga mendja)
Ja të zhbirojmë të gjitha fjalët.

EKSIQ (të gjithë të papjekur janë kur e nisin itinerarin)
EKSKAVATOR (gërryej që të gjej të vërtetën)
EKSKURSION (nuk të fal unë për ekskursione)
EKSPANSION (zgjerimi & shtrirja janë gjë e mirë)
EKSPEDITË (ku ka si ekspedita mer)
EKSPERIENCË (nga kjo kemi dhe duam sa më shumë)
EKSPERIMENT
(pa eksperimente nuk bëhet gjë)
EKSPERTIZË/ EKSPERT (ky pra është thelbi)
EKSPLORIM/ EKSPLORUES (pa eksplorime nuk ka përfitime)
EKSPLOZIV
(duhet me qenë eksploziv që të shembësh malin)
EKSPONENT (duhet me qenë eksponent pozitiv)
EKSPORT/ EKSPORTUES (jena këtu me eksporue dijen)
EKSPOZITË (e pra kjo këtu është një lloj ekspozite e asaj që duam të bëjmë)
EKSPRES (edhe kafen ekspreso ekspres e dua)
EKSTAZË (pse jo)
EKSTENSIV (shpesh herë edhe kjo ndodh)
EKSTERRITORIAL (kur të bëhem diplomat😁)
EKSTRAKT (e pra e gjitha kjo është ekstrat i asaj që jam unë)
EKSTREM/ EKSTREMIST (fjalë jo detyrimisht negative)
EKS (le ta mbyllim këtë dhe ta pijmë gotën me eks🍻)
 
Pse mi s'ju kam bo gjë shokve mos më duan të mirën. 😅 Hmm ndryshon puna se "shokët" qenkan të futur nën nji hije molle ! 😅
Jo, janë nën hijen e ullinjve 🤣😂
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Jo, janë nën hijen e ullinjve 🤣😂
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Epo ju keni ullinjë , ne kemi mollë delisheski! 😅
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Ja dhe disa tema interesante

Back
Top