FJALË TË KOTA, GJEPURA & DOKRRA
ADËR Gjepura, profka; shaka, hoka.
GËZHDALLË Gjepura, profka
MAKLLADA Dokrra, profka, gjepura.
PROFKË Fjalë të kota e të gënjeshtërta, dokrra, gjepura, pallavra
XEXERICA Gjepura profka.
BËRDOKULL Fjalë të kota, gjepura, dokrra.
DËNGLA Lëvdata me fjalë të bukura e të mëdha, por pa vlerë; gjepura, pallavra.
DËRDËLLITJE Fjalë të kota, gjepura.
DOKËRR Fjalë boshe, fjalë të kota, gjepura,
GËRBULË Dokrra, dëngla, gjepura.
GËZHDALLË Gjepura, profka.
GORRICË Fjalë të kota, pallavra, broçkulla, gjepura.
GJEPUR Fjalë boshe, pa kuptim; diçka që thuhet në kundërshtim të hapët me të vërtetën, diçka fare pa vlerë e pa dobi; dokrra, pallavra.
KAÇKARITJE Premtim i rremë; fjalë e kotë për të mashtruar dikë
MBROÇKULL Fjalë të kota, gjepura, dokrra; punë e kotë dhe e padobishme; diçka e papëlqyer.
PALLAVRA Fjalë të kota e të zbrazëta, dokrra, gjepura.
PËRRALLË gjepura, dokrra; premtime të kota
PËRRALLISJE Fjalë të shumta e pa rëndësi; gjepura, përralla.
PORDHË Fjalë të kota, pallavra, gjepura; punë boshe
RRAKATEM Flas kot e kuturu, them gjëra pa lidhje e pa kuptim, them gjepura.
LEHUR Fjalë të kota e të këqija për dikë a për diçka, llomotitje, shpifje, sharje.
LLOMOTAR Ai që thotë fjalë të shumta e të kota. Që llomotitë për dikë.
LLOMOTI Fjalë të shumta e të kota që thuhen për dikë a për diçka, llomotitje; thashetheme.
LLOMOTITJE Fjalë të shumta a të kota dhe pa përgjegjësi, që thuhen për dikë a për diçka; fjalë të këqija, shpifje; thashetheme.
PROÇKAMADH Që bën proçka gjithnjë; që thotë gjithnjë fjalë të kota e të papeshuara.
KOPALLA Fjalë të kota, fjalë boshe, pallavra, dokrra.