Rruga drejt Bashkimit Evropian

Uriel

Ushtar i zgjedhur
Regjistruar
19 Shkurt 2018
Komente
887
Reagimet
671
BE: I mirë për biznes dhe tregti, i keq për çdo gjë tjetër.

Mendime?
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
taksa më shumë..
Në shqiptarët nuk e kemi kuptuar akoma se çfarë janë taksat. Jetuam rreth 50 vjet diktaturë. Shqipëria u kthye në një kooperativë ku vetë shteti paguante sa të donte dhe nuk jepte shpjegime për asgjë. Ku u kthyem në demokraci i hipëm kalit sëprapthi. Gjithkush bënte çfarë të donte dhe si të donte. Por asnjëri nuk e vret mendjen se nga dalin të paktën rrogat e administratës. Shteti nuk ka më shumë gjëra në pronësi. Në pronësi të shtetit janë vetëm korrenti dhe uji. Dhe këto janë gjëra që konsumohen. Edhe pse i konsumojnë përsëri kjo nuk quhet taksë. Por shumica e njerëzve mendojnë se po paguajnë taksa. Asnjëri nuk ka dëshirë të paguaj taksa, por kur ndodh një zjarr telefonojmë zjarrfikëse. Kur ndodh një sherr, vjedhje etj thërrasim policinë. Rrugët i duam të ndriçuara dhe të pastruara. Por nga do dalin parat e gjithë atyre që punojnë?
Ka logjik, por mjerisht shumica prej nesh nuk e dinë çfarë është llogjika dhe jo më të mendojnë logjikisht.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
BE: I mirë për biznes dhe tregti, i keq për çdo gjë tjetër.

Mendime?
Bashkimi evropian dekadën e fundit e ka filluar fundosjen e tij. Kjo fundosje nuk është e tanishme ka kohë që ka filluar por këto 10 vitet e fundit është më e dukshme situata me problemet e pasojat e saj.
Për këtë çështje mund të flasim aq shumë saqë do të na duhej një forum apo kategori më vete për këtë, prandaj do kap vetëm shumë pak gjëra. Duke qenë se kam vizituar dhe jetuar në vende të ndryshme unë dua që kur të shkoj në Itali 85-90% e popullsisë të jetë italiane kur të shkoj në Gjermani 85-90% e popullsisë të jetë gjermane, kur të vete në Francë 85-90% e popullsisë të jetë franceze e kështu me radhë. Të njëjtën gjë dua edhe për Shqipërinë. Kaq përsa i përket etnive të secilit shtet.
Shqipëria doli nga një diktaturë ultrakomuniste dhe një diktaturë e re e BE-së mos ju duket më pak e rrezikshme. Shikoni sesi BE-ja trajton Poloninë dhe Hungarinë që nuk pranojnë të marrin emigrantë nga Afrika, vendet arabe etj. Shtetet duhet të vendosin vetë dhe të marrin vendimet e tyre. Nëse Shqipëria futet në BE, dhe BE-ja është kjo që është ne veç keq do kemi, sepse nuk ka asnjë politikan shqiptar tju thotë jo atyre edhe pse një vendim do jetë në dëmin tonë. Britania dhe shumë vende të tjera dua të largohen. Imagjino Britania në referendum votoi të dalë nga BE dhe kanë kaluar dy vjet dhe akoma nuk ka dalë. BE-ja është bërë si mafie, po u fute nuk del më.

Shqipërisë i mjafton që shqiptarët të kenë të drejtë punë, dhe po pati këtë del dhe tepëron.
 
Historia na ka lene mbrapa per shume arsye, po personalisht BE do te ndihmonte..

1- Qendrueshmeria politike ne Shqiperi, Kosove, IRJM - vetqeverisja, vetkontrolli;
2- Largimi i krimit te organizuar dhe i mafies nga pushteti;
3- Bashkepunimi ekonomik nder-shqiptar te krijoje tregun gjitheshqiptar;
4- Hapesira Shqiptare te tregoje rentabilitet ekonomik, kthim fitimi ne investim;
5- Diaspora te jete pjesemarrese ne gati te gjitha aspektet e ecurise integruese Shqiptare.
 
Nga këto që ke referuar vetëm ajo e tregëtisë mund të qëndrojë. Të tjerat nuk kanë lidhje me evropën. Pasi çdo parti zgjidhet nga "populli" dhe nuk ka lidhje evropa. Dhe çdo qeveri ka politikën e vetë për punët e brendëshme.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Historia na ka lene mbrapa per shume arsye, po personalisht BE do te ndihmonte..

1- Qendrueshmeria politike ne Shqiperi, Kosove, IRJM - vetqeverisja, vetkontrolli;
2- Largimi i krimit te organizuar dhe i mafies nga pushteti;
3- Bashkepunimi ekonomik nder-shqiptar te krijoje tregun gjitheshqiptar;
4- Hapesira Shqiptare te tregoje rentabilitet ekonomik, kthim fitimi ne investim;
5- Diaspora te jete pjesemarrese ne gati te gjitha aspektet e ecurise integruese Shqiptare.

1. BE-ja nuk besoj se ka ndikim tek qëndrueshmëria politike. Qeveritë teknikisht janë të pavarura nga Bashkimi Evropian. Nëse e ke për kulturën politike, as ajo nuk varet nga Evropa por nga ne vetë.
2. Edhe për mafien dhe krimin nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ne gjithsesi bashkëpunojmë me interpolin dhe me policitë e shteteve që na rrethojnë. E gjithë puna varet po nga ne.

Tre të fundit mbase mund të jenë ndihmuese nëse jemi anëtarë por edhe kështu siç është nuk është se na pengon njeri.

E drejta e punës dhe marrja e pensioneve na duhen nga Evropa, asgjë më shumë.

Koncepti i hyrjes në Evropë është kur një shtet copë-copë ngrihet në nivel evropian dhe kap nivelet e Evropës. Kur mirëqenia është e lartë, krimi dhe korrupsioni i ulët.
Si mund të themi që plotësojmë kushtet kur një % e madhe mësuesve, mjekëve, gjykatësve, policëve dhe çdo pjesë nevralgjike e shtetit vuan nga paaftësia, nepotizmi dhe mitmarrja. Ndërsa qeveria, opozita dhe presidenca janë secili për hesap të vet. Për ekonominë dhe standartin e jetesës më mirë mos ta zëmë në gojë.

Nga të gjitha shtetet e bllokut komunist me ndonjë përjashtim shumica nuk e kanë arritur nivelin evropian. Psh Rumania dhe Bullgaria u futën në BE për arsye politike (kundra Rusisë) jo se e meritonin edhe pse mendoj se nivelin e kriminalitetit e kanë më të ulët se yni, prapë standarti i jetesës është i ulët. Ata që ikën dhe emigruan mund të jenë sistemuar në Evropë por si shtete prapë aty ku ishin janë nuk besoj se kanë pësuar ndonjë ndyshim radikal. Akoma edhe futja në Eurozonë (dmth përdorimi i euros) nuk ka për të patur ndikim pozitiv. Psh të gjithë grekët (me ekonominë më të mirë në Ballkan) ankohen nga euroja, dhrahmia ishte shumë më e fuqishme. Nga përdorimi i Euros vetëm shtetet e fuqishme si Gjermania & Franca dhe ata që eksportojnë përfitojnë gjithë të tjerët s'kanë gjë në terezi.
 
Akoma edhe futja në Eurozonë (dmth përdorimi i euros) nuk ka për të patur ndikim pozitiv. Psh të gjithë grekët (me ekonominë më të mirë në Ballkan) ankohen nga euroja, dhrahmia ishte shumë më e fuqishme. Nga përdorimi i Euros vetëm shtetet e fuqishme si Gjermania & Franca dhe ata që eksportojnë përfitojnë gjithë të tjerët s'kanë gjë në terezi.
Me këtë jam mëse dakord. Shqipëria nuk ka eksport të madh. Greqia ka shumë eksport të fuqishëm dhe përsëri me euron pati shumë dëme, dhe ka akoma. Industria më e mirë, përveç armëve, është industria e rëndë. Këtu fusim industrinë e mjeteve bujqësore dhe automobilëve. Për këtë arsye gjermania dhe franca janë më mirë ekonomikisht. Pasi është si të themi gjermani thotë më furnizo ti mua një vitë me patate dhe unë të jap një makinë. Shqipëria nuk mund të konkuroi vendet e tjera për eksport.
Mbaj mënd para disa viteve ishte patatja me 40 lekë të rinjë kilogrami. Kur vete një ditë në dyqan për të blerë shikoj pataten 80 lekë kilogrami. Por ishte sezoni i patates, Divjaka sapo kishte filluar me të shkulur. Pyeta shitësin, pasi e kisha dhe të njohur, se ç'ne kjo rritje e menjëhershme dhe madje në fillimin e fushatës? Dje më tha kishte vajtur, bullgari a polonzi nuk e mbaj mënd, dhe i kishte mbledhur të gjitha me 50 lekë direkt nga fusha.
Pra ku dua të dalë?
Shqipëria me tokën bujqësore që, të paktën ajo që shfrytëzohet, mund të mbulojë vetëm tregun e vetë dhe mund të ngelet shumë pak për eksport. Prandaj ne nuk i bëjmë shumë punë evropës. Të vetmen punë që i bëjmë, ashtu edhe si e kanë përmendur, është të mos futet Rusi në ballkan. Arsye kjo që u futën edhe Polonia dhe Bullgaria.
 
Është e natyrshme që të gjithë ta duam Evropën dhe të njëjtën gjë të duam për vendin tonë, por jemi shumë vonë dhe loja ka mbaruar Evropa ka problemet e saj për të zgjidhur tani.

Mirë do ishte të merrnim shumë financime që ajo iu jep vendeve në zhvillim (fundja për gjërat qyl nuk të falim ne kemi eksperiencën komuniste, në fillim jugosllavët, pastaj rusët dhe pastaj kinezët) por nuk mbahet shtëpia me miell hua. Ndihma është një shtysë ashtu siç e pati evropa nga plani Marshall, por pas asaj i ngritën vendet vetë...

Tani për fat të keq Bashkimi Evropian nuk përfaqëson më interesat individuale të çdo kombi në Evropë por është një "qeveri" që nuk e ka votuar kush dhe që vendos për fatin e kombeve. Madje po flitet për ushtri dhe polici evropiane...
 
BE-ja, NATO-ja, Eurozonë dhe Shengen janë organizata të dështuara
Eurozona shkatërroi krejt shtetet dhe bizneset e vogla lokale, pasi shtetet varen nga bankat qëndrore
dhe nuk kanë më kartmonedhën e tyre.
E vetmja gjë e mirë që ja vlente ishte zona shengen e cila u abuzua për importimin kriminal e të paligjshëm
të miliona njerzve pa orgjinë evropiane të cilët kanë për ta shkatërruar këtë kontinent.
Pra me pak llaf po nuk na lanë të hyjmë BE nder po na bëjnë.
pasi politikanët tani si sahanlëpirës që janë nuk kanë cipë në faqe por në BE-ja kërkon diçka që është në dëm
të shqiptarëve këta për të treguar që janë zagarë besinë kanë për të dhënë dyfishin...
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Back
Top