Sa ndikohemi nga pamja e jashtme

Dr. Luka

Ushtar legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
17 Janar 2018
Komente
3,831
Reagimet
2,031
Website
tech-al.info
Shumica prej nesh do të ishin dakord që pamja e jashtme ndikon shumë kur duam të krijojmë një ide për një person.
Është interesante se si edhe lojtari i famshëm Kristiano Ronaldo ka bërë një video kur ka qenë në Madrid. Ai është kamufluar si një person normal i cili bënë xhonglime apo stile të tjera me top për të fituar ndonjë cent.
Por ashtu si ishte e pritur pothuajse asnjëri, ose më saktë ishin shumë të paktë ata që i kushton vëmëndje. Por sa ndryshoi situata kur ai hiqi maskën. Për më tepër shikoni videon.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Nuk është analizë e plotë. Kur një njeri është i famshëm dhe fansat e pëlqejnë atë person, krijohet një ndjesi sikur këtë person e njeh dhe në mendjen tënde krijohet një marrëdhënie shoqërore dhe miqësie. Dhe meqenëse nuk është dikush që e njeh realisht, e idealizon dhe nuk mendon që është një njeri si gjithë të tjerët dhe nuk ja njeh të metat, kjo është një arsye pse njerëzit e famshëm ''adhurohen'' ngaqë tek sytë e simpatizantëve ata duken perfekt.

Këtu tek videoja njerëzit po reagonin normalisht, po të kemi parasysh që një person jo dhe aq simpatik, që deri diku bezdis kalimtarët me top, edhe pse po bën ca xhonglime të bukura...
por kur kuptojmë se kush është, "e falim" dhe kuptojmë që ishte thjesht shaka.
 
Te gjithe ndikohemi nga pamja e jashtme, sidomos ne Shqiperi ketu materializmi eshte ne nivele boterore!
 
Dhe pse ne themi Mos i shiko gunen por punen, harrojme dhe shikojme vetem gunen:cwl:
 
Back
Top