Shqipëria në fillim te shekullit të 20-të në foto

Dr. Luka

Ushtar legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
17 Janar 2018
Komente
3,126
Reagimet
1,477
Website
tech-al.info
Në këtë temë do sjellim foto të vjetra që janë nxjerr në Shqipëri dhe Kosovë ndër vite. Një nga fotografët më të njohur në fillim të shekullit të 20-të ishte i famshmi Fred Boissonnas.
Fotografi i famshem Fred Boissonnas
Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas, 1858-1946) ishte fotograf zviceran i cili lindi në një familje të njohur fotografësh në Gjenevë. Mbahet mend kryesisht për fotot e hershme artistike të Greqisë. Artin e fotografisë e mësoi nga i ati, Anri-Antoan Buasona (Henri-Antoine Boissonnas, 1833-1889), dhe studioi në Shtutgart dhe në Budapesht. Buasona ishte magjepsur nga Greqia dhe në periudhën 1907-1913 udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon në vitin 1913 me historianin zviceran të artit Daniel Bo-Bovi (Daniel Baud-Bovy, 1870-1958) ishte veçanërisht i frytshëm. Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese Editions Boissannas dhe botoi gjithsej rreth 50 libra. Fotot e Buasonasë nga Greqia dhe jugu i Ballkanit u botuan ndër të tjera në vëllimet: L'image de la Grèce: l'Epire - berceau des Grecs (Imazhi i Greqisë: Epiri - djepi i grekëve), Gjenevë 1915, dhe L'image de la Serbie: le berceau des serbes (Imazhi i Serbisë: djepi i serbëve), Gjenevë 1919. Fotografitë e Greqisë, dhe në mënyrë të veçantë ato të Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek kanë jo vetëm rëndësi dokumentare por edhe një vlerë të lartë artistike. Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit.

Foto të vjetra nga Kosova.






 
  • Love
Reagimet: Exp
Këtë fotograf nuk e njihnim, apo dhe nëse e kishim dëgjue tani po e shohim cili është. thanks
 
Këtë fotograf nuk e njihnim, apo dhe nëse e kishim dëgjue tani po e shohim cili është. thanks
As unë nuk kisha dëgjuar, por në disa kërkime që po bëja ndesha me disa foto të vjetra me fustanell që i kishte bërë Fred Boissonnas. Pastaj bëra disa kërkime për këtë dhe gjeta këto fotografi që janë nxjerrë në shqipërinë e viteve 1913.
 
Back
Top