γαλακτομπούρεκο në shqip

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Pata një bisedë interesante me disa miq dhe në bisedë e sipër na u kujtua galaktompoureko (γαλακτομπούρεκο). Por nuk po gjejmë një emër në shqip. Mund të përkthehet edhe byrek me qumështit, por kjo do na nxjerrë qumështor, por galaktompoureko nuk ka lidhje me qumështorin.
Atëherë si mund të përkthehet në shqip γαλακτομπούρεκο?
 
shiko janë dy gjëra, një emërtim i ngjashëm nuk është e thënë se përdororet për të njëtën gjë.
psh. fjala çorbë që është një lloj supe me perime, në jug të Shqipërisë ka vetëm kuptimin e trahanasë.

si bëhet ky byreku që thua ti njëherë?
 
Do japin edhe receta për gatim tani :angel:
Ky bëhet: shtrohen disa petë poshtë. Mbushet më një harxhë (gatimi për mbushje) e përgatitur me qumësht të freskët dhe bollgur (σιμιγδάλι). E mbulojmë me disa petë të tjera. E pjekim në furrë dhe e shuajmë me sherbet të ftohtë.
Besoj se ke ngrënë.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

po edhe receta të japim. Gjithë interneti mbushur me receta është. U bë qameti po patëm edhe ne ndonjë.
Kjo është ajo që bëjnë grekët dmth? Nuk qënka 100% siç e bëjmë ne, mbase nuk duhet thënë as qumështor, por as thjesht byrek me qumësht.
Mund të jetë më mirë byrek me qumësht me sherbet.

Për mendimin tim bugaça me krem ngjan më shumë me qumështorin tonë.
 
Pak a shumë e njësoj. Bugaça e Selanikut është pa sherbet, kurse galaktompoureko është me sherbet. E theksoj bugaça e Selanikut jo vetëm për emrin që njihet në greqi por edhe për faktin se bugaça që gatuhet në Elbasan nuk asnjë lidhje me atë të Selanikut.
Por sipas disa kërkimesh që bërë në google gjeta edhe bollgur me qumësht. Por nuk e di nëse është e njëjta.
 
kjo është bugaçja e Elbasanit
1108

Kjo është bugaçja e Selanikut
1109

Qënka fjalë italiane focaccia (që është një lloj buke)
me etymologji nga latinishtja fuoco = zjarr, dmth që piqet në zjarr.

E kanë edhe turqit këtë fjalë boğaça/poğaça por mesa pashë turqit e kanë në kuptim më të përgjithshëm.
 
kjo është bugaçja e Elbasanit
View attachment 1108

Kjo është bugaçja e Selanikut
View attachment 1109

Qënka fjalë italiane focaccia (që është një lloj buke)
me etymologji nga latinishtja fuoco = zjarr, dmth që piqet në zjarr.

E kanë edhe turqit këtë fjalë boğaça/poğaça por mesa pashë turqit e kanë në kuptim më të përgjithshëm.
Prandaj e theksova edhe unë pak më lartë. Nuk kanë lidhje bugaç e Elbasanit me bugaça të Selanikut. Por, bugaça e Selanikut është e njëjtë me galaktobureko vetëm që bugaça është pa sherbet.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Ja dhe ca lloje bugaçesh turke. Pra siç thashë më lartë turqit e kanë me kuptim më të përgjithshëm.
Që nga kulaçët e thjeshtë dhe nga ato që janë të mbushur, si edhe nga ato që në Greqi iu thonë pejnirli (πεϊνιρλί )
Ja disa prej tyre...

1110

1111

1112

1113
 
E gjeta më në fund se si është në shqip galaktompoureko në shqip.
Të shtunën e kaluar isha i ftuar dhe njëra kishte prurë një gatim që në zonën e saj e gatuanin shumë. Ishte nga Kavaja. E pyeta se çfarë ishte, dhe më tha që ishte qumështor. Më bëri pak përshtypje se ishte me petë. Të them të drejtën nuk mbaj mënd të kem provuar qumështor me petë.
Dhe fillimisht mendova se mos ajo kishte bërë ndonjë gabim. Por më tha që në zonën e Kavajës dhe të Durresit qumështorin e bënin edhe me petë.
Kur e provova çfarë kuptoj? Që qumështori me petë ishte i famshmi galaktopmoureko (galaktoburek).
Kur bëra disa kërkime në Google gjeta që paska lloj të ndryshme qumështori. Paska qumështor pa petë, qumështor të kripur. Kurse ky lloj qumështori që po bisedojmë ne quhet qumështor me petë dhe sherbet.
Ja edhe një foto e marrë nga ballkanweb.
qumeshtor-me-pete-dhe-sherbet-600x450.jpg
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top