na ishin njëherë FORUMET SHQIPTARE

Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Interneti shqiptar në krahasim me atë botëror është me të vërtetë një pikë në oqean. Pak a shumë çdo dhjetëvjeçar
sjell ndryshime rrënjësore në fushën e informatikës dhe internetit. Deri në vitin 2000 interneti shqiptar ishte pothuajse
inekzistent. Ndërsa për Evropën dhe Amerikën kishin mbaruar të paktën dy epoka.
Vitet e para të internetit shqiptar faqet që lulëzuan ishin forumet dhe çatet, dhe kishte një mani me to akoma më
shumë se rrjetet sociale tani, paçka se kishte vështirësi teknike si mospasja e internetit apo kompjuterit.
Gjatë një xhiro që ju bëra sot faqeve, nxora ato më kryesoret për të nxjerrë një statistikë.
Kuptohet shumë faqe kanë skaduar dhe nuk janë më mes nesh, dhe shumë nuk e kanë më shkëlqimin
e dikurshëm dhe janë harruar në një qoshe andej të internetit.

Që të mos e zgjatim po fillojmë me listën
forume-shqiptare.jpg

Pati dhe një vonesë në tregun shqiptar pasi në bumi i rrjeteve sociale erdhi me shumë vonesë
nga 8 deri në 10 vjet. Dhe kjo bëri që ende forumet e vjetra të rezistonin. Duke llogaritur me përafërsi si vit fillimi
të mirëfilltë vitin 2002 deri më tani mund të themi se në botën e forumeve shqiptare janë hapur
rreth 300.000 tema, me rreth 7.000.000 përgjigje, dhe rreth 170.000 anëtarë të regjistruar
Janë postuar 18.750 tema në vit apo 51 në ditë.
Mesatarisht çdo temë ka 25 përgjigje. Në vit janë bërë 438.000 përgjigje apo 1.200 në ditë
Për çdo anëtar janë 1.75 tema të krijuara

Dihet që kryesimin absolut e mban forumishqiptar, duke patur 27% të totalit të temave, 28% të totalit të postimeve
dhe 39% të totalit të anëtarëve

Mund të themi se 85% i trafikut ndahej midis
forumit shqiptar 29%, forumit shqiperia 15%, forumi virtual 13%, forumi al 15%, forumi nastradini 12%
dhe 15% tjetër e kapnin gjithë forumet e tjera
 
Skam ardh me vertetu sjelljen as me intereson cfare mund mendoni per karakterin tim, kto qe thash jan tverteta, Nese nuk ishte shpjegu mire ajo qe kerkove, u shpjegu dhe u sistemu, tani ky o rregulli, postimet u moderun sipas rregullores ckerkon tani te qesesh ?
Thjesht nuk me intereson dhe mu nje antar si puna jote... tvish vetem per tema me rreklama sic po be edhe ktu me lajmet e cpyright te vjedhur. prandaj dhe ju percollem.

Ndryshe nga kllouni qe ke krijuar me tendencen se do ju besh dem te tjereve bashk me disa sharlatane qe ne baze te interesin jane miq sot, mendon se do zgjerohesh edhe ketej me keto qe thua lol
 
Më vjen keq për mentalitetin tënd. Megjithëse ke një forum prej shumë vjetësh dhe shumë të madh, më duket se nuk e paske iden e forumeve. Para se të citosh për copyright, kërko njëherë se çfarë përfshin copyright. Më gjej një artikull këtu të botuar nga stafi që nuk ka burimin me live link të autorit (nese ai ka një uebfaqe).
Mos te vij keq hic per as gje, une nje link e vej per nje produkt, per nje profesor, shkenctar, gazetar, tv, etj, por qe te pranoj lajme qe i kan vjedh apo i krijojn me vjedh nuk do te ndolle. E mos u bo sh merak se jam avokat jam marr me copyright qe prollon interneti, Do e prisja me knaqsi nje produkt prolluar nga ty psh do i veja copyright link e cdo gje po ta vjedhesh e tvish te thush ket e bona un kurre.
 
Ok, që të mos dalim nga tema hapa një temë ketu për të diskutuar më shumë për copyright.
 
@Dr_Luka @Exp @Shefi si thoni sikur të hapim një rubrike te veçantë për forumet partnere me ne dhe ne atë rubrike ve tek përshkrimi i saj lidhje direkte për tek forumi përkatës (ne këtë rast FareTop) e te njejten gjë bën dhe partnerët apo te tjere qe hyjne ne kete "bashkim" tek forumet tuaja. Si ju duket kjo ide?
 
Forumi Dardania.de ishte ne pronesi te ndjerit Naser Lajqi . :)
Ish luftetar i UCK ,patriot,intelektual,mendjendritur,bashkpuntor.
Pas dites se tij me gjithe mundin qe dhane per ta mbajt stafi,dominuan intrigat,mos bashkpunimi,abuzimi i antareve e stafi,doreheqja ne fund. U kthye pas 4 vitesh pauze.
Tani eshte vetem nje librari e dorezuar.
 
Është për të ardhur keq që nuk mirembahet më. Kjo tregon akoma edhe njëherë mentalitetin e gabuar që kemi në përgjithësi që nëse nuk marrim fitime kesh të menjëhershme nuk ia hedhim as sytë, pavarësisht nga vlera që mund të këtë diçka.
 
Paralelisht kur kish evolucion fsh,ecte e ai.
Diaspora e shume cilesi ne pjesmarrje. :)
Autoriteti i te ndjerit ish ndikues edhe te palacot qe s'gjenin vend te rrinin,gradualisht s'postoheshin asokohe.
Rrallehere mos them fare e kam ndesh te tille fryme pozitive nga drejtues ne forume.
Me ceshtje te shendetshme,e pse perplasje shume ne grupe partish (zakon shqiptari).:(

Na ish njehere....
 
Forumi Dardania.de ishte ne pronesi te ndjerit Naser Lajqi . :)
Ish luftetar i UCK ,patriot,intelektual,mendjendritur,bashkpuntor.
Pas dites se tij me gjithe mundin qe dhane per ta mbajt stafi,dominuan intrigat,mos bashkpunimi,abuzimi i antareve e stafi,doreheqja ne fund. U kthye pas 4 vitesh pauze.
Tani eshte vetem nje librari e dorezuar.
Nuk e di por pronari i dikurshem eshte miku im Xhemë Asllani. Heret e fundit ja kam rregulluar forumin pasi kane patur probleme. Me sa shikoj forumi eshte ende online, dhe nuk e di kush e ka ne pronesi pasi me Xhemen sjemi lidhur keto kohe. Gjithsesi nqs dardania do kete nje staf me aktive ...jam i sigurt qe antaret do rikthehen te shkruajn dhe nuk do jete me aty ku eshte sot.
 
Xheme ndoshta e ka marr pas vdekjes te ndjerit.
Ne ato periudha lulezimi kur i ndjeri Naser ish aktiv (me shkrime pikatore,por i admirueshem ),ish i vetmi .Me vone sdi. Nuk ka me
nuk kthehet me fuqia e mendimit per forume.
Chit chat po.
Ai forum ka dhene shpirt. ;)
 
  • Pëlqej
Reagimet: Alb
Kuriozitet.

Kush eshte ai drejtus forumi qe ka ndihmu forumin dardan.de? :fingerscrossed: Me ka kaplu nje ide ta di cili eshte si nickname?
 
Kuriozitet.

Kush eshte ai drejtus forumi qe ka ndihmu forumin dardan.de? :fingerscrossed: Me ka kaplu nje ide ta di cili eshte si nickname?
Prisja pergjigje ne ket pytje .
Modestisht ne qoft se ban me dit kush admin i forumeve je?
Ai i forumit te hershem shqiptar?
 
Itshqip akoma spaska kaluar ne versionin 2 ? Sikur premtuan qe do benin nje update.
 
Rikthehet team-uare , forum i krijuar qe nga 2003.
Kur u mbyll ky forum? Mund ta kem vizituar më parë, por nuk më kujton asgjë. Gjithshtu e mira do ishte të kishin edhe databazen e anëtarëve.
Dhe ajo që nuk më pëlqen është se i paska të gjitha gjërat private. Vështirë që mund të regjistrohen personat nëse nuk shikojnë se për çfarë flitet.
 
Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top