Po fikthi ç'është vallë?

Exp

Kalorës i Lartë
Po fikthi ç'është vallë?
1041

Fikthi është emërtimi shkencor apo zyrtar i asaj që sot më shumë njihet Molla e Adamit
më poshtë keni të gjitha variantet.

1. Fikthi (dmth fiku)
2. Molla e Adamit
3. Molla e fytit
4. Mollëza e fytit
5. Arra e fytit
6. Arrëza e fytit
7. Kaçka e fytit
8. Boça e fytit
9. Lulja e fytit
10. Kombi i fytit
11. Kikëza (kikë = majë)
12. Nyja e fytit
13. Gabzherr

Pra emërtimi me bazë frutash dominon, 3 mollë, 3 arrë, 1 fik dhe një boçe
:cwl::tso::rofl:

Po ju andej si thoni ju andej
 
Rregullimi fundit:
Po fikthi ç'është vallë?
View attachment 1041
Fikthi është emërtimi shkencor apo zyrtar i asaj që sot më shumë njihet Molla e Adamit
më poshtë keni të gjitha variantet.

1. Fikthi (dmth fiku)
2. Molla e Adamit
3. Molla e fytit
4. Mollëza e fytit
5. Arra e fytit
6. Arrëza e fytit
7. Kaçka e fytit
8. Boça e fytit
9. Lulja e fytit
10. Kombi i fytit
11. Kikëza (kikë = majë)
12. Nyja e fytit
13. Gabzherr

Pra emërtimi me bazë frutash dominon, 3 mollë, 3 arrë, 1 fik dhe një boçe
:cwl::tso::rofl:

Po ju andej si thoni ju andej
Mua më shumë më pëlqen kapxërr (gabzherr), pasi kemi edhe një shprehje: ta ga kapxërrin, kjo përdoret kur i flasim dikujt me inat. Ose, të hënksha kapxërrin unë ty, kur duam të shprehim ironi ose edhe përkëdhelje. :cwl:
 
Në fakt arrëza e fytit duhet të jetë versioni shqiptar, sepse si molla apo fiku mendohet të jenë me orgjinë biblike
sepse pasi hëngri Eva frutin e ndaluar (që shpesh herë mendohet se ishte mollë apo fik) ajo ja dha Adamit,
dhe ky legeni me vrap e kafshoi dhe në momentin që e thirri Perëndia atij i ngeli në fyt
dhe u krijua kështu molla e Adamit, ndërsa Eva shpëtoi prandaj femrat nuk e kanë boçen e fytit.

Megjithatë kikëza më tingëllon mjaft mirë.
Ndërsa gabzherr e përdorim për fytin e pulës apo të gjelit....
 
Mua më shumë më pëlqen kapxërr (gabzherr), pasi kemi edhe një shprehje: ta ga kapxërrin, kjo përdoret kur i flasim dikujt me inat. Ose, të hënksha kapxërrin unë ty, kur duam të shprehim ironi ose edhe përkëdhelje. :cwl:
Kurse ne e kemi kërcënim.
Do rrish mirë, se ta hëngra gabzherrin!
 

Ja dhe disa tema interesante

Back
Top