fjalor shqip shqip

  1. Exp

    Hundackë

    Kjo është fjala më e re e gjuhës shqipe! Është e re fringo po them, e zjarrit! Për këtë fjalë meritën e ka im atë. Që thoni ju më thotë mua ai pardje: -Ore ke ndonjë nga ato hundackat ti? -Hundackë?! Po çfarë janë hundackat mo? -Ja ato që viren në hundë? -Po ç'janë ato që viren në hundë se na...
  2. Dr. Luka

    Lista e shkurtesave

    Këtu kemi bërë një listë me shkurtesa që janë përdorur dhe përdoren në gjuhën shqipe. Sigurisht që kjo nuk është një listë e plotë, prandaj jeni të lutur të postoni vetëm ato shkurtore që nuk janë referuar në këtë listë. A ABS - Anti Blockier System AKSH - Armata Kombëtare SHqiptare AOL -...
  3. Exp

    Populli, llauzi apo mileti?

    Të tre këto fjalë të përodura në shqip por me etimologji të huaj fjala llauz, fjalë toske nga greqishtja λαός-laos. fjala popull, fjalë gege nga italishtja popolo fjala milet, fjalë nga turqishtja millet gjithashtu fjala alem, fjalë arabe عالم fjala hallk, fjalë nga turqishtja (halk) apo...
  4. Dr. Luka

    Përemri në gjuhën shqipe

    Përemra quhen fjalët që përdorim në ligjërim në vend të emrave ose mbiemrave: Në strehën e shtëpisë dallëndyshet vit për vit bëjnë folenë. Ato fluturojnë me shpejtësi para shtëpisë. Vjollca i do shumë dallëndyshet. Ajo kënaqet kur i shikon ato duke fluturuar. Përemrat janë shtatë llojesh : -...
  5. Dr. Luka

    Fjala Shqipe në vend të fjalës së huaj 2019-11-29

    Puna për pastrimin e gjuhës sonë të njësuar letrare nga fjalët dhe ndërtimet e huaja të panevojshme, që mbështetet në një traditë të pasur duke nisur që nga Rilindja, ka ardhur duke u forcuar gjithnjë e më tepër pas Çlirimit të vendit. Në shtypin tonë, jo vetëm në organet gjuhësore e periodike...
  6. Exp

    Po fikthi ç'është vallë?

    Po fikthi ç'është vallë? Fikthi është emërtimi shkencor apo zyrtar i asaj që sot më shumë njihet Molla e Adamit më poshtë keni të gjitha variantet. 1. Fikthi (dmth fiku) 2. Molla e Adamit 3. Molla e fytit 4. Mollëza e fytit 5. Arra e fytit 6. Arrëza e fytit 7. Kaçka e fytit 8. Boça e fytit 9...
  7. Uriel

    Sa më shqip aq më i ngritur para tjerëve!

    Të #mësojmë të #flasim e #shkruajmë #shqip, #lëre anash #arrogancën e #injorancën ngase nuk të bën më #evropian as më të #modernizuar dhe as më të #mençur. Sa më shqip aq më i ngritur para tjerëve!
  8. Exp

    Furruvejkë apo Herëkeqe

    Furruvejkë apo Herëkeqe Çfarë janë këto të dyja do thoni ju. Bëhet fjalë për kukuvajkën. Edhe pse fjala që ka monopolizuar tregun e gjuhës është fjala kukuvajkë, që është versioni i Elbasanit:sarcastic:, është gallatë të shohin sesi është thënë në zona të ndyshme. Pra Elbasani i thoshte...
  9. Exp

    Zog gomari

    Nuk e di a e keni dëgjuar këtë, por se ku është një zonë dhe kërriçit i thonë zog gomari. Pf zooog gomaaaari!:doh!: Nga e gjetën këta kët shprehje pa lidhje fare...:wondering: Pooooor... nëse shikoni këtë fotografinë e mëposhtme ka për t'ju mbushur mendja se zog gomari është me te vërtetë me...
  10. Exp

    Si duhet thënë në shqip fjala MEME

    Kur fjala meme doli në anglisht dhe pushtoi dheun, të gjithë ishim të papërgatitur dhe nuk dinim ça të bënim dhe si ta përkthenim. Në anglisht shqiptohet mi:m pra ka një i të gjatë që nuk e kemi në shqip, kështu që përkthimi në shqip nga mënyra e shqiptimit shkoi tek mënyra e shkrimit, dhe të...
  11. Exp

    Bobollaqe?!

    Një fjalë tjetër kjo që të vë buzën në gaz:cwl::giggle: Bobollaqe :lol: Për ata që nuk e dinë për çfarë bëhet fjalë. Janë ca petulla të vogla dhe të rrumbullakta si qofte, që mund të haen ashtu siç janë apo t'i shoqërosh me mjaltë apo shurup apo sheqer. Këto lloj petullash e kanë orgjinën nga...
  12. Uriel

    Gëzuar ditën e alfabetit të gjuhës Shqipe, gjuha më e bukur në botë!

    Gjuha jonë sa e mirë Sa e ëmbël, sa e gjerë Sa e lehtë, sa e lirë Sa e bukur, sa e vlerë Gëzuar ditën e alfabetit të gjuhës Shqipe, gjuha më e bukur në botë!
  13. Exp

    Giga bajt apo Gjiga bajt

    Shumë vetë e kanë ketë pyetje por përgjigjia shkurt është GJIGA me gjë!!! po po me GJ sepse themi gjigand dhe jo gigand pasi kjo fjalë ka të njëjtën rrënjë gjiga plus që nga mënyra e huazimeve të ngjashme, sepse themi gjeografi dhe jo geografi Por përveç kësaj rrokja gji është më e...
  14. Exp

    Fakt interesat për gjuhën shqipe (mustaqe dhe vetulla)

    Gjuha shqipe ka një obsesion me qimet e fytyrës dhe këtë e tregojnë fjalët e shumta që kemi për vetullat dhe mustaqet. Vetëm për mustaqet në fjalorin e gjuhës shqipe kemi 23 fjalë dhe për vetullat 24. Fjalë për përshkrimin e mustaqeve dhe vetulla jam mëse i sigurt se ka dhe të tjera. Por pyetja...
  15. Exp

    Fjalë të çuditshme...

    Fjala zhaponè nuk ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe, por megjithatë përdoret në to folur. Iu referohet bluzave pa mëngë. E ka orgjinën nga fjala frënge japonais (lexohet zhaponè) dhe që do të thotë, japonez, dhe e mori kuptim edhe për rrobat e tilla pasi japonezët kishin të tilla rroba.
Back
Top