Si duhet thënë në shqip fjala MEME

Exp

Kalorës i Lartë
Kur fjala meme doli në anglisht dhe pushtoi dheun, të gjithë ishim të papërgatitur dhe nuk dinim ça të bënim dhe si ta përkthenim.
Në anglisht shqiptohet mi:m pra ka një i të gjatë që nuk e kemi në shqip, kështu që përkthimi në shqip nga mënyra e shqiptimit
shkoi tek mënyra e shkrimit, dhe të gjithë thonë meme. Por kjo jo vetëm që është e gabuar por edhe qesharake:facepalm:, edhe pse
e kemi dëgjuar në shqip meme me mijëra herë thjesht nuk ngjit, akoma edhe muskujt e gojës e kanë të vështirë ta thonë këtë fjalë.
Aq më tepër që ne e kemi një fjalë në shqip. Në shqip thuhet... Gati 3,2,1
Mimë :hello:
Fjala meme në anglisht ka të njëjtën rrënjë me fjalën pantomimë dhe e përbashkëta është mimos nga greqishtja (ai që imiton).
Pra, thjesht pastër bukur në shqip është mimë. E di që u mësuat gabim por mimë është fjala e duhur.
imagjinoni sikur të thoshim pantomimës, pantomeme, kjo po që do ishte një meme:las:, ashtu mimë:giggle:;)
:lol:
 
Meqë e kemi marrë seriozisht këtë punën e mimave:movember: e kemi shtuar edhe një mimë te fjalori i informatikës.
Tani seriozisht do thoni ju, si mund të marrësh seriozisht një mimë?:hmm:
Nejse nuk dua të flasim për rëndësinë dhe fuqinë e mimës por për implementimin dhe përdorimin e saj në gjuhën shqipe.
Mendoj se nga ana gramatikore mund të lakohet si fjala limë.

mimë, i mimës, mimën
mimat, i mimave, mimave
 
Prsh
Unë mimë
Ti mimush
:rofl2::lol:
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top