Populli, llauzi apo mileti?

Exp

Kalorës
Të tre këto fjalë të përodura në shqip por me etimologji të huaj
fjala llauz, fjalë toske nga greqishtja λαός-laos.
fjala popull, fjalë gege nga italishtja popolo
fjala milet, fjalë nga turqishtja millet

gjithashtu
fjala alem, fjalë arabe عالم
fjala hallk, fjalë nga turqishtja (halk) apo arabishtja (خَلْق‎ )

kemi edhe
njerëzia, robëria, lenia

Megjithatë edhe pse jashtë mode dhe nuk përdoret tani
fjala shqipe është
gjinde
madje edhe fjalori i 1980-ës ka disa shembuj
Gjindja e fshatit. Gjindja e shtëpisë. U mblodh gjindja. Kishte gjindje të madhe.
 
përveç fjalëve të sipërpërmendura qënka përdorur edhe fjala polèm

këtë fjalë e gjejmë tek Kristoforidhi, megjithatë aty nuk na jepet etimologjia e fjalës e cila ngjason
me dy fjalë greke polemos (πόλεμος = luftë) dhe lidhja mund të jetë se në luftë ka turma të mëdha njerëzish
ose fjala poli (πόλη = qytet) dhe lidhja është se në qytete ka popull më shumë se në fshatra.
polem.jpg
 
E paskeni hallkun llafazan ju andej:ttm:
Ne nuk kemi hallk
ne këtej kemi botën (apo dynjanë) që merret me llafe:facepalm:
Po bre dynjaja skan pune tjeter, punet e veta si ma zi merren me @Exp .. po ky @Luka pse ndegjon cka thote bota, le te beje si ti vije per mbare!
Edhe ne kemi boten (dynjane) , hallkun o njerez
! 🙂
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top