Uriel
Ushtar mjeshtër
Shkëlqimi i familjes së madhe, Selim Mborja (Venxha), bën dritë edhe sot
Si i shpëtoi Selim Mborja ekzekutimit nga njësiti gueril i Korçës
Nga Vepror Hasani
Atë mbrëmje, Selim Mborja (Venxha) me bashkëshorten e tij, Fitreten, u kthyen vonë në shtëpi. Në Korçë kishin 65 dyqane, kafene dhe banesa, mijëra hektarë tokë dhe pyje. Fillimisht kishin banuar te shtëpia në fshatin Mborje, në krah të kishës së Ristozit, te një ndërtesë e madhe dykatëshe, me pamje madhështore, ndërtuar me gurë të skalitur, me shumë dhoma të dekoruara me elemente druri të gdhendur dhe tavane të zbukuruara, me oborr të madh në pamjen ballore e të thurura me avlli. Përreth kësaj shtëpie ngriheshin shtëpitë e tjera të fisit Mborja (Venxha), Më pas ndërtuan një shtëpi tjetër të madhe dhe të bukur mbi fabrikën e birra Korçës. Tashmë jetonin aty.
Me të hyrë në shtëpi vunë re se dikush poshtë derës u kishte hedhur një letër. Selim Mborja e mori dhe nisi ta lexonte. Vështrimi i tij lëvizi i shqetësuar nëpër rreshta: “Unë që po ju shkruaj jam një miku juaj, – thuhej në letër, – nuk pata guximin t’ju sqaroj nga afër sepse kam frikë për veten dhe familjen time, dhe për këtë ju kërkoj ndjesë, por para dy-tri ditësh mora vesh se njësiti gueril i Korçës ka marrë vendimin t’ju ekzekutojë, ndaj duhet të largoheni…”.
Bashkëshortja e Selimit, Fitretja, bijë e Neki Starovës, ndër më të pasurit e asaj zone, mbeti e shqetësuar. Trupi i saj dridhej si gjethe në erë. Priste çdo t’i thoshte Selim Mborja. Sido që të ishte vendimi i të shoqit, do të qëndronte me të edhe sikur të shkonin në fund të botës. E adhuronte bashkëshortin. Selimi ishte njeri i zoti dhe me kulturë, kishte studiuar në Perëndim. “Do ta pleqërojmë me njerëzit tanë”, – i tha Selim Mborja, – dhe do të vendosim çfarë duhet të bëjmë. Duhet të ketë qenë shtator-tetor i vitit 1944.
2
Selim Mborja (Venxha) nuk e besonte dot që do të largohej nga Korça dhe nga Mborja ku kishte lindur. Gjithë jeta e njerëzve të tij, brez pas brezi, i ishte përkushtuar Korçës, dhe sa herë e kishte sjellë rasti kishin dalë në mbrojtje të saj me jetën e tyre. I pari i Venxhave, quhej Banush; ishte një legjendë e gjallë bamirësie, të tillë e mbanin mend edhe më të vjetrit. Emri i tij i mirësisë mbërriti edhe te brezat e rinj. Deri në fund të shek. XVIII kishin jetuar në Greqi, kishin prona të shumta dhe ishin shumë të pasur. Me pasuri të madhe u vendosën edhe në në Mborje. Ndihmonin familjet e varfëra. Banushi kujdesej për ta si për familjen e vet: “Bëj mirë dhe mos e përmend kurrë të mirën që bën”, – ishte porosia e tij, – Zoti i shikon të gjitha.”. Për shkak të pasurisë së madhe që kishte, në Mborje njihej me emrin Banush Aga ose Banush Efendiu, por shpesh e thërrisnin edhe Banush Venxha, sepse kështu quhej vendi ku kishte jetuar në Greqi në zonën e Grevenasë.
Bamirësia e familjes së madhe Mborja (Venxha) nuk shteri kurrë. Banushi la pas 7 fëmijë: Mustafajin, Osmanin, Hysenin, Mehmetin, Saliun, Rexhepin dhe Islamin. Fal kësaj familjeje të madhe që shkëlqente me mirësitë e saj, fshati Mborje mori pamjen e një qyteti, me dyqane dhe kafene të famshme si në asnjë vend tjetër. Vinin aty edhe nga Korça; myslimanë e të krishterë festonin bashkë. Në një nga kronikat e kohës shkruhet: “Nuri Efendiu, avokati, javën që shkoi bëri synet djemtë. Në dasmë kishte ftuar gjithë nëpunësit e qeverisë dhe shumë myslimanë e të krishterë. Darkën e bëri në kafenetë që janë nga Mborja. Një shumicë e madhe të ftuarish, me këngë dhe me muzikat e vendit, u zbavitën gjer në mëngjes. Atë natë shumë fishekë u hodhën sipër në qiell dhe shumë pushkë u zbrazën.”. (Gazeta Korça, 11 qershor 1909).
3
Në mëngjes Selim Mborja shkoi te pazari i Korçës, te klubi i “Pellallit” dhe i la porosi pronarit të lokalit. Nëse vjen Qemali (djali i xhaxhait të Selim Mborjes), Mehmeti apo Syrjai (kushërinj të tij), sepse lokali ishte i preferuar i tyre, t’u thoshte që i kërkonte Selim Mborja dhe donte t’i takonte patjetër. Mehmet Mborja (Venxha) kishte mbaruar shkollën e policisë “Skuola Alleievi Carabinieri”, në Firencë të Italisë, dhe kishte njohuri mbi grupet e fshehta kriminale siç ishte njësiti gueril i Korçës. Në kryengritjen e ashtuquajtur të “Vorioepirit” më 2 prill 1914, sipas gazetës “Koha”, 15 maj 1914, Mehmet Mborja; komandanti i xhandarmërisë shqiptare, hollandezi Snellen Van Vallenhoven; Themistokli Gërmenji, konsulli i përgjithshëm amerikan Spenser, kapedan Kajo, Dervish File, Turhan Hysen bej Pirgu, Jashar bej Starova, Agush Çaushi e qindra të tjerë, luftuan trimërisht dhe ia dolën të çlironin Korçën.
Por Selimi donte me patjetër edhe mendimin e Qemalit dhe Syrjait, nëse duhej të qëndronte apo të largohej përfundimisht nga Korça. U takuan te shtëpia sipër fabrikës së birrës. Bashkëshortja e Selimit, Fitretja, ndoqi me shqetësim gjatë gjithë kohës bisedën e burrave. Rreziku u vlerësua real. Njësitet guerile kishin filluar të eleminonin njerëz që nuk i pëlqenin regjimit që po vinte në pushtet. Miku që u kishte shkruar letrën kishte të drejtë. Ekzekutimi i tij mund të ndodhte nga dita në ditë. U pa e arsyeshme që Selimi të largohej nga Korça sa më parë. Kur kushërinjtë e tij u larguan, Selim Mborja vështroi një çast nga e shoqja dhe i tha: “Do të largohemi!”. Nga syri i Fitretes u shkëput një pikë loti: “Do të vij me ty kudo që të shkosh”, i tha ajo. Dhimbja e fshehur e burrit përshkoi gjithë qenien e Selim Mborjes.
4
Selim Mborja (Venxha) dhe bashkëshortja e tij, Fitreti, ende nuk e kishin vendosur ç’ditë do të largoheshin nga Korça. Për ta gjithçka ishte e padrejtë; vendimi i marrë nga njësiti gueril i Korçës ishte kriminal; po luhej me jetën e një familjeje të madhe patriotike. Babai i Selim Mborjes, Mustafaji, ishte kujdesur gjithnjë që edhe miqësitë t’i bënte me njerëz që e donin vendin. Në një rast të tillë shtypi shkruante: “Myftar Aga nga Sevrani, i cili më përpara ka qenë komandant i Xhandarmërisë së Korçës për të martuar të birë që pat zënë të bijën e Mustafa efendi Mborjes urdhëroi këtu bashkë me dhëndrin, zotin Kadri, i cili ka qenë kajmekan në Leskovik, në Tepelenë në Vlorë e gjetkë. Myftar Aga, si mori të renë, pardje u kthye për në Përmet. I urojmë me gaz dhe martonjësit u trashëgofshin!”. (Gazeta e Korçës, e enjte 22 vjesht’ e II-të).
Vetë Mustafa Mborja (Venxha) doli në mbrojtje të vendit që nga dita e parë e hyrjes së grekëve në Korçë më 7 dhjetor 1912. Ndihmoi kthimin e njerëzve që ishin larguar për shkak të luftës. Emri i tij gjendet i shënuar te “Komisioni i të ikurve”, renditur me emrat më të nderuar të qytetit të Korçës: “Komisioni përbëhej nga: kryetari Abdyl Ypi. Anëtarë: Riza bej Zavalani, Tefik Rushiti, Qani bej Dishnica, Stavre Karoli, Petraq Kondi, Kristo Dako, Sadik Voskopi dhe Mustafa Mborja.”. (Gazeta Koha, e shtunë, 24 maj 1914).
Kurse Abedin Mborja (Venxha), nipi u Mustafait ishte zgjedhur te “Komisioni i Marrëdhënieve”, i cili raportonte gjendjen te autoritetet vendase dhe të huaja. Anëtarë të këtij komisioni ishin: “Kryetar Emin Efendi, anëtarë: Maliq Bej, Ahmet Efendi kryetari i Bashkisë; Shaqir Efendi, Emin Efendi, Rakipi Aga, Abedin efendi Mborja, Miçe Çikozi, ( ka dhe një emër tjetër, por nuk lexohet), Abidin efendi Tregtari, Xhafer bej Luarasi, Mehmet Ali Bej, Rakip Aga Jemenli dhe Andrea Turtulli.”. (Gazeta Koha e shtunë, 24 maj 1914).
Gjatë kësaj kohe, një i afërm tjetër i familjes Mborja, Ismail Sali Mborja, më 1914-1915, sponsorizoi botimin e abetares shqipe të hartuar nga Jashar Agjahu. Botimi i saj u bë nga shtypshkronja “Korça”.