Spiridhon Lui

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
320px-Spyridon_Louis_1896.jpg

Ky levendi këtu është Spiridhon Lui. Dhe është levend me gjithë kuptimin e fjalës. Spiridhon Lui është lojtari i parë që i Lojrave Olimpike Bashkëkohore që merr medalje ari në Maratonën Olimpike (42km), të zhvilluara në Greqi në Athinë më 1896.

Shumë vetë nuk e dinë por ai është arvanitas, pra Spirua apo Pilua është fituesi i parë i medaljes së artë. Fitorja e tij është historike dhe nder i madh për të gjithë.

Edhe pse është i panjohur për ne arvanitasit e Shqipërisë në ai akoma edhe sot mbahet si hero në Greqi.
Madje në gjuhën greke ekziston edhe shprehja "egjine luis (έγινε Λούης) - u bë luis" dmth iku, fluturoi
Pra personi i parë që dekorohet me medalje ari është arvanitas dhe
simbolika e kësaj fitoreje kishte kaq rëndësi saqë ai u ftua si anëtar nderi për 40 vjetorin e Lojrave Olimpike në Berlin në 1936.

Interesante akoma është edhe fakti se aty printe skuadrën e delegacionit grek dhe me veshjen arbëreshe është takuar dhe me Adolf Hitlerin të cilit personalisht i ka dhënë një degë ulliri.


Η είσοδος του Σπύρου Λούη στο κατάμεστο Παναθηναϊκό Στάδιο.jpg

Mbërritja e Spiridhon Luit në Stadjumin Panathinaikos.

Parade_of_the_winners_of_the_1896_Summer_Olympics.jpg

Spiro Lui në paradën e fitimtarëve në lojrat e para olimpike 1896


Louis2.jpg

Spiro Lui fitimtar Athinë 1896

320px-Athens_1896_report_cover.jpg

Afisha e Lojrave Olimpike të 1896

gettyimages-545730053-1024x1024.jpg

Spiridhon Lui duke u futur në stadjumin olimpik në Berlin 1936

gettyimages-3310423-1024x1024.jpg

Spiridhoni i jep Adolf Hitlerit një degë ulliri - Berlin 1936

gettyimages-545731595-1024x1024.jpg

Spiridhoni i jep Adolf Hitlerit një degë ulliri - Berlin 1936

gettyimages-104420193-1024x1024.jpg

Spirua paraprin skuadrën greke në lojrat olimpike të Berlinit si i ftuar nderi



Në Lojrat Olipike të vitit 1936 që u zhvilluan në Berlin, gjermanët menduan
që flaka olimpike të mos ndizet në stadjum por të Tempullin e Herës në Olimp
dhe të vijë me pishtarë nga vrapues të shumtë. Kjo nismë e organizuar nga
gjermanët pati sukses dhe është bërë traditë në të gjitha lojërat olimpike që pasuan.
gettyimages-1254046854-2048x2048.jpg

Flaka Olimpike për herë të parë më 1936 me veshjet tona me fustanellë

(Diçka tjetër që më bën përshtypje janë ca gazatarruca të cilët gjasme shkruajnë artikuj për Luin por edhe ca informacione sakate që gjejnë me zor i përkthejnë, por puna nuk mbaron me kaq se e bëjnë si ai skeçi doni më për Belulin. Doni më për Luin? Otomanët ashtu, kështu grekët e ashtu sllavët kështu. Hë mo doni më për Luin? Sllavët ashtu, grekët kështu etj. Emri i tij është Spiridhón ose Spiridón por mbiemri në shqip është Lui, jo Luis. Këta otomanistë apo neomaksistë nuk kanë punë tjetër por si skutha ndezin fitila dhe shtyjnë urët e zjarrit. Nejse secili me programin e tij
 
Rregullimi fundit:
Është bërë edhe një film për lojrat e para olimpike ku personazhi kryesor është Spiro Lui. Ky është film artistik dhe jo dokumentar i jetës së tij, por megjithatë ja vlen të shikohet. Filmi është anglisht me titra greqisht. Shikoje këtë film @Dr. Luka

Happend in Athens (1962)
 
Organizuesit e Lojrave Olimpike menduan se në Maratonë të jepej edhe një kupë për fituesin. Dhe kjo do të ishte vetëm një herë për herën e parë dhe nuk do të përsëritej më. Kjo është kupa e Spiro Luit, fotografuar nga shefi gjatë një vizite në Athinë në muzeun e Akropolit më 2015
Kupa-e-spiridhon-luit.jpg
 
Organizuesit e Lojrave Olimpike menduan se në Maratonë të jepej edhe një kupë për fituesin. Dhe kjo do të ishte vetëm një herë për herën e parë dhe nuk do të përsëritej më. Kjo është kupa e Spiro Luit, fotografuar nga shefi gjatë një vizite në Athinë në muzeun e Akropolit më 2015
View attachment 1863
Më në fund diçka të tonën :wink: :D
 
Nuk besoj se stërgjyshi im kishte aparat fotografik apo telefon inteligjent nëse ka qenë i pranishëm në Lojrat Olimpike të 1896-ës.
Pashë filmin dhe më bëri përshtypje dy persona që kishin shqiponjën me dy koka, mos përfaqësonin gjë shqipërinë? Nuk mendoi se shqipëria ka marrë pjesë në lojërat olimpike të 1896.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Pashë filmin dhe më bëri përshtypje dy persona që kishin shqiponjën me dy koka, mos përfaqësonin gjë shqipërinë? Nuk mendoi se shqipëria ka marrë pjesë në lojërat olimpike të 1896.
Shqipëria ishte ende në Perandorinë Otomane në ato lojra dhe 4 lojra të tjera që pasojnë, pra këto u zhvilluan 16 vite përpara pavarësisë.
Gjithsesi ne kishim Spiron, plus që edhe grekët tanët janë, ata i ruajnë traditat tona më mirë se ne :movember:
Ndërsa ata me shqiponja mund të jenë gjermanë apo austriakë.
 
Ej @Dr. Luka ! E paparë fare ! E gjeta Pilon edhe me video.
u ftua si anëtar nderi për 40 vjetorin e Lojrave Olimpike në Berlin në 1936.
Interesante akoma është edhe fakti se aty printe skuadrën e delegacionit grek dhe me veshjen arbëreshe
Ja më thoni ku ka më shumë informacione dhe materjale për Spiro Luin...

 
Rregullimi fundit:
Fituesi i famshëm i maratonës Spiridon Lui duke pozuar për Arno Beker në Berlin në 1936,
një nga skulptorët më të mëdhenj në botë.
Pilo.jpg
 
  • Love
Reagimet: Exp

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top