1. Duhet të ketë sa më shumë watt sepse sa më i fuqishëm aq më mirë është; nuk sforcohet dhe nuk digjet. Nuk e imagjinon dot sesa fuqi duhet për të shtrydhur ato që duhen shtrydhur, se të gjitha bien në fund dhe i rezistojnë shtrydhjes; nëse rezistenca është më e madhe se fuqia rrotulluese mund të bllokojë thikat e blenderit dhe mund ta djegë.
Prandaj kur bën shtrydhje dhe ngec ndonjëherë duhet bërë shtypur butonin me kolpo që thikat të ripozicionohen dhe të ketë mundësi të rifillojnë lëvizjen dhe prerjen.
2. Sa më e thjeshtë aq më e mirë nuk ka nevojë të ketë me dhjetra programe. Psh disa aty që janë fancy-pancy nuk kanë vetëm thikat në fund por kanē një bosht me thika në mes, për mendimin tim ajo e vështirëson punën.
3. Madhësia e bollshme. Edhe kapaciteti duhet të paktën mesatar sepse duhet të kesh vend që ta mbushësh me gjërat që do shtrydhësh.
4. Unë preferoj që kana të jetë qelqi dhe jo plastike.