Fjala Shqipe në vend të fjalës së huaj

Fjala Shqipe në vend të fjalës së huaj 2019-11-29

Për të shkarkuar duhet të replikoni
Fjala Shqipe në vend të fjalës së huaj

Puna për pastrimin e gjuhës sonë të njësuar letrare nga fjalët dhe ndërtimet e huaja të panevojshme, që mbështetet në një traditë të pasur duke nisur që nga Rilindja, ka ardhur duke u forcuar gjithnjë e më tepër pas Çlirimit të vendit. Në shtypin tonë, jo vetëm në organet gjuhësore e periodike, por edhe në shtypin e përditshëm, janë botuar dhe vazhdojnë të botohen artikuj e materiale të ndryshme për këto çështje. Këto kanë qenë dhe janë një ndihmë e madhe për punën me gjuhën.
Në fazën e sotme të zhvillimit të gjuhës letrare, kur kjo gjuhë është bërë pronë e masave të gjera punonjëse dhe kur edhe terminologjia teknike e shkencore ka marrë një përdorim mjaft të gjerë, del nevoja që puna për pastrimin e gjuhës letrare kombëtare nga huazimet e panevojshme të marrë nja karakter më të organizuar dhe përmasa më të gjera.
Për këtë qëllim Komisioni i përhershëm për pastrimin dhe pasurimin e mëtejshëm të gjuhës letrare vendosi të ngrihet një grup pune i veçantë, i përbërë nga studiuesit: Androkli Kostallari (kryetar). Mahir Domi (zv/kryetar), Engjëll Angoni (sekretar), Shaban Demiraj, Anastas Dodi, Emil Lafe, Jani Thomaj, Ali Dhrimo, Xhevat Lloshi, Ferdinand Leka, Reshat Konçi, Stefan Bulo, Kolë Ashta (anëtarë). Ky grup ka filluar nga veprimtaria e tij dhe ka shqyrtuar e miratuar një varg propozimesh për zëvendësimin e fjalëve të huaja me fjalë të shqipes. Puna e grupit do të pasqyrohet rregullisht në faqet e revistës sonë.
  • Pëlqej
Reagimet: Nick
Autori
Dr. Luka
Shkarkimeve
1
Shikuar
915
Lloj skedarit
pdf
Madhësie skedarit
331.6 KB
Hash
f2e4a038b4495a18389b92c235a94812
Publikuar fillimisht
Përditsimi fundit

Vlerësim

0.00 star(s) 0 vlerësime

Më shumë materiale nga Dr. Luka

Back
Top