A duhet detyruar Kina te paguaje per demet qe i shkaktoi botes?

skerdilaid

Ushtar fillestar
Shume teorira jane perhapur mbi perhapjen e COVID-19. Per mendimin tim vetem nje fakt eshte i rendesishem ne gjithe kete histori: fakti qe ne Kine, qe ne ne fund te muajit nendor apo ne fillim te dhjetorit kishte te semure me koronavirus, por Kina jo vetem qe nuk mori masa qe t'i izolonte, por i lejoji te udhetonin sidomos jashte shtetit, nga ku fakti qe vetem pak qytete kineze u preken nga pandemia. Disa thone eshte bere me qellim, te tjere thone pa qellim, pasi iu hiku virusi nga kontrolli etj., etj.

Me qellim apo pa qellim, a duhet Kina te demshperbleje demet ne njerez dhe ato ekonomike qe shkaktoi? Une do thosha se po, pasi nderkohe qe bota po humbet miliarda, ne te njejten kohe Kina po fiton miliarda duke na shitur sa qimet e kokes produktet mjekesore.

Argumentimi im: kur rrezohet nje aeroplan me 200 pasagjere p.sh., shoqerite ajrore paguajne me miliona demshperblime familjeve te demtuara, aq sa ka shoqeri ajrore qe falimentojne. Atehere? Po Kina?
 
E vërteta për korinavirusi ose si u quajt covid-19 nuk mendoj se do dalë ndonjëherë në shesh.
Gjithsesi, si do që të jetë e vërteta, kjo gjë tregoi se i gjithë sistemi është një tullumbacë, ose fals. Këtu dua të fus si sistemin inteligjent të amerikës fillimisht, pastaj të çdo shteti, ashtu edhe sistemin mjeksor me OBSH-në në krye.
Kemi dëgjuar shpesh që nga mjekët shkencorë ka ankesa për fonde. Por kjo pandemi tregoi se sa problemi nuk është buxheti, por aftësia e tyre.
Tani Kina? Kina ka përgjegjësinë e vetë, por nuk mund t'i hedhim asaj gjithë fajin.
 
Shume teorira jane perhapur mbi perhapjen e COVID-19. Per mendimin tim vetem nje fakt eshte i rendesishem ne gjithe kete histori: fakti qe ne Kine, qe ne ne fund te muajit nendor apo ne fillim te dhjetorit kishte te semure me koronavirus, por Kina jo vetem qe nuk mori masa qe t'i izolonte, por i lejoji te udhetonin sidomos jashte shtetit, nga ku fakti qe vetem pak qytete kineze u preken nga pandemia. Disa thone eshte bere me qellim, te tjere thone pa qellim, pasi iu hiku virusi nga kontrolli etj., etj.

Me qellim apo pa qellim, a duhet Kina te demshperbleje demet ne njerez dhe ato ekonomike qe shkaktoi? Une do thosha se po, pasi nderkohe qe bota po humbet miliarda, ne te njejten kohe Kina po fiton miliarda duke na shitur sa qimet e kokes produktet mjekesore.

Argumentimi im: kur rrezohet nje aeroplan me 200 pasagjere p.sh., shoqerite ajrore paguajne me miliona demshperblime familjeve te demtuara, aq sa ka shoqeri ajrore qe falimentojne. Atehere? Po Kina?

Është një kohë ku gërshetohen aq shumë gjëra dhe situata bëhet shumë komplekse. Jetojmë prej dekadash në kohën e globalizimit dhe shumë njerëz panë se edhe periudhës së artë të globalizimit po i vjen fundi gradualisht. Dhe u desh një hiç, një asgjë, diçka e papërfillshme siç është gripi, por shumë herë më i ngjitshëm dhe disa-fish më vdekjeprurës, të ndalojë komplet globin dhe të mundë edhe fuqitë më të mëdha.

Nuk ka rëndësi fare, nëse u krijua në dora e njeriut, apo me të vërtetë ishte thjesht një epidemi natyrale, sepse nuk është ndonjë çudi e madhe të jetë natyrale pasi nga Kina kanë ardhur të pothuajse shumica e pademive botërore që në lashtësi disa shembuj janë, SARS, gripi i pulave, gripi i derrave, vdekja e zezë, gripi spanjoll, murtaja e Justinianit etj.

Një radhë të parë SHBA-ja dhe Evropa kuptuan më në fund që është e pamundur të jesh i varur nga një shtet tjetër qoftë dhe miqësor dhe jo më Kina që vetëm miqësor nuk është. Dhe flasim për një produk super të thjeshtë e të papërfillshëm siç janë maskat që kushtojnë disa qindarka....
Kur Kina fillimisht kishte dallgën e parë të rasteve shtete evropiane si Italia etj, vrapuan dhe i dërguan Kinës maska, por në muajt në vijim kur këto shtete kishin vetë probleme Kina ua shiti atyre maskat (do ishte e fortë sikur t'ju ketë shitur po ato që ata i dhuruan). Megjithatë Kina e luajti mirë rolin si figurë kryesore duke shpërndarë edhe materjale falas, paçka se shumica e tyre ishin skarco dhe nuk funksionin.

Jo vetëm kaq por shtetet Bashkimit Evropian kuptuan se Evropa veç e bashkuar nuk është, ku Franca bllokoi materialet e Britanisë, Gjermania as që ndihmoi Italinë, etj etj. kur vijnë vështirësitë secili shikon hesapin e vet (dhe fundja kjo është më se normale) . Në një sondazh të fundit rreth 50% e italianëve duan të largohen nga BE edhe nga Eurozona.

Në një mënyrë apo në një tjetër Kina do e paguajë këtë mbase jo direkt por indirekt patjetër.

Në radhë të parë Kinës kanë për t'i ikur mijëra biznese jo vetëm amerikane, por japoneze edhe evropiane, dhe kjo gjë ka për ta tkurrur shumë ekonominë kineze pasi deri tani ishte me të vërtetë fabrika e botës.
Gjermania i ka prerë një faturë disa miliardë dollarë Kinës si dëmshpërblim, faturë që besohet edhe shtete të tjera të prekura kanë për ta bërë.
Në asnjë mënyrë nuk besoj se Kina ka për të paguar para cash edhe sikur të humbasë të gjyq, por ka mënyra indirekte sesi do merren këto para.

Kina ka përfituar nga përgjumja e perëndimit këto dekadat e fundit dhe ka ''zaptuar'' prona dhe kompani në mbarë botën.
Nëse një gjë di të bëjë mirë Kina është të menaxhojë popullsi të mëdha, psh nëse një shtet mesatar ka 10 milionë banorë Kina me 1.44 miliardë që ka i bie të ketë 1440 menaxhues të tillë. Dhe persona të tillë ishin vërdallë në botë, duke bërë marrëveshje, menaxhime nëpërmjet kompanive të ndryshme në popujt e tjerë. Tani, këto kompani dhe investime që Kina ka bërë, nëse gjobat apo dëmshpërblimet nuk paguhen mund t'ia konfiskojnë Kinës dhe ta quajnë borxhin e larë. Gjithashtu janë edhe borxhet që shtetet mund të kenë midis tyre edhe ato mund të fshihen nëse ndonjë shtet i ka ndonjë borxh Kinës.

Dhe një skenar gjithashtu i mundshëm është dhe një luftë e tretë botërore.

Veç të mira do ketë perëndimi nga kjo situatë afatgjatë, në radhë të parë një pjesë e mirë e bizneseve do kthehen në perëndim por edhe në shtete me pozitive dhe me krah të lirë pune siç është Shqipëria, Kosova etj.
Cilësia e produkteve ka për të qenë më e mirë, dhe si rrjedhojë do ketë edhe më pak shpërdorim (për ata që duan ta shohin problemin nga ana ambjentale)
Rritje e ekonomisë pasi njerëzit do jenë të punësuar, do kenë më shumë të ardhura pasi vendet nuk do ofrojnë kryesisht shërbime por edhe prodhime vendi.

Globalizimi kishte shumë të mira, por të ligat afat gjatë janë më të rrezikshme, ndoshta virusi erdhi në kohën e duhur për të na shpëtuar sa nuk është vonë.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top