A janë të gabuara idete konspirative?

Dr. Luka

Ushtar legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
17 Janar 2018
Komente
3,805
Reagimet
2,018
Website
tech-al.info
Sipas fjalorit shqip shqip konspirativ do të thotë:
Që vepron në fshehtësi të madhe, që ruhet a mbahet shumë i fshehtë (për organizatat ilegale dhe për veprimtarinë e tyre). Organizatë konspirative. Mbledhje (letër) konspirative. Detyrë (punë) konspirative. Shtëpi (dhomë) konspirative. Në mënyrë konspirative.
Desha të diskutonim pak më shumë rreth ideve konspirative.
 
Teoria Konspirative eshte nje grupim argumentash te cilat sugjerojne fakte, agjensi dhe motive pertej asaj qe konsiderohet si zakonisht nje ngjarje e thjeshte historike apo natyrore.
 
kuptimi i parë i fjalës konspiracion është komplot
Pra në në shtet të caktur nëse psh mblidhet në fshehtësi një grup me qëllim që të rrëzojnë këtë qeveri atëhere kemi të bëjmë me një mbledhje konspirative, të cilët mund të shkruajnë edhe letra konspirative dhe nëse ata krijojnë një organizatë kemi të bëjmë me një organizatë konspirative e cila gjithmonë vepron në mënyrë konspirative, dhe shtëpia ku ata mbidhen është shtëpi konspirative.

kuptimi në dekadat e fundit ka kuptim ndryshe
pra teoritë e konspiracionit
që për mua është qorrsokak, një rrugë që nuk të çon asgjëkundi

pra kemi realitetin që deri diku shumica bie dakort, dhe teori që duan ta përmbysin këtë realitet.
dihet që njerëzit e zakonshëm nuk e dinë se çfarë loje luhet në një nivel më të lartë,
përpara syve të tyre akoma edhe në kurriz të tyre...
puna është sesi gjerat interpretohen dhe iu serviren njerëzve

dmth tani psh akoma ka teori që toka është e sheshtë, apo në thellësi të tokë ka krijesa që jetojnë,
jashtëtokësorët jetojnë midis nesh etj etj
ka teori për dominimin e botës, për popullsinë e shumë të tjera.

tani nuk është e thënë që teoritë të mos kenë ca të vërteta midis tyre, pasi ca të vërteta nevojiten që të bëhet më e besueshme e gënjeshtërta.
madje mund të ketë teori konspirative që kanë dalë të vërteta dhe ato nuk quhen më teori por komplot a diçka e tillë
megjithatë në përgjithësi me sa kam parë, lexuar dhe biseduar kjo është si sëmundje virale, është si një paranojë, ata që besojnë një teori fillojnë e të besojnë edhe të tjerat.

dhe nuk është fjala këtu kur flitet për disa gjëra që mund t'i pranojnë të gjithë por kur dëgjoj
ca që flasin me pasion dhe me bindje të plotë
me saktësi milimetrike për gjëra që mund të kenë ndodhur me 10 mijëra vite më parë
e kupton që ky njeri e ka si besim fetar këtë gjë, nuk është thjesht një kureshtar

kjo gjë në fakt është lluksi i kohëve të fundit
e them lluks pasi botimi i librave është i lirë, nuk ka ndonjë rregullore, nuk ka ligje apo çensurë të të ndalojë të shkruash broçkulla
dhe përderisa ka një treg të madh për këto 'mistere' dikush do i plotësojë këto nevoja
libra, dokumentarë, fallxhore (them fallxhore pasi dikush mund të ketë konspiruar dhe të na ketë bërë magji :mad:)

dhe kohët e fundit në politikë këto teori janë me të dukshme
dhe mesa shoh është biznes fitimprurës sepse plot njerëz kanë bërë karrierë dhe miliona duke shitur ide konspirative
psh. Micheal More (gazetar) shiti idenë se Bushi rrëzoi vetë kullat binjake, dhe shumë njerëz e besuan
apo Al Gore (zëvendës president) shiti idenë e grohjes globale, fenomeni serë dhe se 10 vite na kanë ngelur etj etj
por kur panë që kjo teori dështoi dhe se në fakt po bën ftohtë e rrotulluan pllakën dhe e quajtën ndryshime klimaterike
dhe për këtë po bëhen mjaft debate në Amerikë.

njeriu duhet ta ketë mendjen të hapur dhe të vendosë vetë,
por vjen një moment dhe shikon se një teori ngjan shumë me një tjetër dhe janë veç degët e një peme...

sepse mund të pranojmë faktin që ndonjëherë diçka po gatuhet dhe diçka nuk shkon, dhe ka një komplot apo konspiracion
por në shumicën e rasteve ne jemi thjesht konsumatorët dhe ajo teori është mashtrimi i radhës

dhe meqë thashë mashtrim kanali ABC ka bërë një dokumetar për mashtruesit shqiptarë
nuk është 100% brenda teme por besoj se ka interes.
se teoritë tani gjenden edhe në shqip dhe nuk besoj se ka vlerë t'i shtojmë këtu
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Atëherë dalim në përfundimin se kuptimi i parë i fjalës konspirativ në shqip nuk është diçka e gabuar. Kurse kuptimi i dytë i fjalës konspirativ është diçka e gabuar.
Tani për të besuar idetë apo historitë konspirative duhet të jesh naivë, apo mund ta pësojë cilido?
 
Atëherë dalim në përfundimin se kuptimi i parë i fjalës konspirativ në shqip nuk është diçka e gabuar. Kurse kuptimi i dytë i fjalës konspirativ është diçka e gabuar.
Tani për të besuar idetë apo historitë konspirative duhet të jesh naivë, apo mund ta pësojë cilido?
Nuk eshte per tiu mos besuar ndonjehere, sepse Teorite konspirative shpjegohen ne menyren me te kapshme qe mund te ishte bere Ndodhia apo dicka tjeter.
 
Të gjitha idetë apo teoritë konspirative, këto vitet e fundit dolën se ishin të sakta.
Pra përderisa qeveritë nuk kanë mundësinë gjithmonë tju mbyllin gojën njeërzve kur ata bëjnë pyetje
të cilat ata nuk duan të përgjigjen (psh vaksinat e kovidit, lockdown etj)
ata shpikën termin teori konspirative.

Pra fillimisht psh FBI krijon një psy-op, një teori aq qesharake saqë po të merresh dhe ta debatosh i jep
më shumë vlerë, si psh Teoria e Tokës së Sheshtë. Pra duke që që këtë teori konsiderohet konspirative,
tani ata e kanë të lehtë ta përdorin këtë argument për çdo pyetje që njerëzit kanë kur nuk iu pëlqen
versioni zyrtar i një çështjeje.
Pra ata që thoshin se vaksinat ishin jo vetëm të paefisshme por të dëmshme
llapaqënët e qeverive nëpër media shiko këta të teorive konspirative, mos vallë je nga ata që besoj se toka është në formë tepsie?
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
varet
tani cdo njeri mund te krijoj ide konspirative
@Dr. Luka ne syrin tim eshte nje djal te të 40 brun i gjat . Ide kjo e imja por por a mund te besohet ?
 
GfYf6hhXAAATIIi.jpg
 
  • Pëlqej
Reagimet: Zoe
Ja dhe një ide konspirative që doli e vërtetë


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ja dhe një ide konspirative që doli e vërtetë


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Nuk e di andej, por këtej nga anët tona u tha nga fillimi që bëhej fjalë për dalje nga laboratori.
 
Zakonisht nuk mund të hidhet poshtë sepse vërtetohet se janë e vërteta që fshihet nga një regjim i korruptuar.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Zoe
Back
Top