- Regjistruar
- 12 Shkurt 2018
- Komente
- 9,433
- Reagimet
- 6,108
Thimi Mitko më 1878 në Aleksandri në Egjipt ka botuar Bletën Shqiptare. Një thesar i çmuar i folklorit shqiptar.
Lëndën autori e mblodhi kryesisht në mërgim (në Egjipt) nga kurbetarë (punëtorë, zanatçinj etj.) të krahinave të ndryshme të Shqipërisë sidomos të Jugut. Janë paraqitur edhe këngë popullore të arbëreshëve të Italisë dhe të Greqisë. Vepra dëshmonte njësinë kombëtare të kulturës popullore, përpjekjet për çlirimin e popullit shqiptar, si edhe aftësitë e tij krijuese.