Çfarë kuptimi ka...

Herë e parë që po e dëgjoj.
Tek fjalori i gjuhës shqipe e ka përbaltës.
Ne tani i themi mundës

sepse mundësit bëheshim me baltë :cwl:

E ka fjalori i Kristoforidhit këtu.
përbalcas.jpg

përbalcas-i (bogdan). shumësi përbalcasitë = παλαιστής [mundës]
 
Rregullimi fundit:
Ça kuptimi ka fjala picangul?

picangul​

:iwnm: hera e parë që po e has këtë fjalë. Dhe më interesantja është se duckduckgo.com nuk e ka fare si fjalë por as bing nuk e ka të indeksuar. Kurse Google si gjithmonë do ja fus kotë dhe do gjej ndonjë gjë për të nxjerrë.
Le të kthehemi pak tek fjalori shqip për të gjetur ndonjë rrënjë fjale, jo për gjë.
Gjeta dy fjalë që nuk kanë lidhje fare me njëra-tjetrën. Gjeta fjalën picak që do të thotë zhveshur, pra lakuriq. Dhe fjalën Picas që do të thotë vjedh gjëra të vogla ose merr pak e nga pak. picërroj.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Dialekt krahinor?!

Kristoforidhi na mëson, picanguli qënka fjalë nga Tirana, dhe e shpjegon me këtë shprehje
picangul = me krye mbi dhe e me këmbë përpjetë,
dmth kokëposhë.
Tek fjalori i gjuhës shqipe e ka PICINGUL që qënka versioni i Shkodrës dhe Krujës.

Me sa kuptoj unë nga fjala PIcaNGUL duhet të ketë dalë fjala pingul që përdorim sot.

picangul.jpg

Elbasani, Kavaja, Berati përdornin kryengulthi
mesa duket pica përdorej për kokën :cwl:
 
Rregullimi fundit:
Është një fshat në Sri Lanka :cwl:
Jo po qytezë në Madagaskar!

Përsëri Kristoforidhi. Këngallë është shkodrançe për gjinkallën.
dhe kuptimi del ngaqë këto insekte ia thonë këngës, këngallë. :D

këngallë.jpg

këngallë-a (Shkodër) shumësi - a-atë shiko gjinkallë
 
Rregullimi fundit:
Po pse habitesh mo burrë i dheut.
I thonë vitit të brishtë.
Kjo visek (βίσεκτον) qënka nga greqishtja, por tani në greqisht thuhet dhisektos (δίσεκτος) ndërsa pirishtup duhet të jetë 100% shpikje shqiptare.

Shikoje edhe te fjalori i shqipes por aty e ka perishtup.
 
Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top