U dëmtua nga protesta, Biblioteka Kombëtare mbyllet përkohësisht

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Biblioteka Kombëtare mbyllet përkohësisht

Biblioteka Kombëtare përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, njofton se do të mbyllet përkohësisht.

Shkak për mbylljen e këtij institucioni, siç sqarohet, janë bërë dëmet që iu shkaktuan një ditë më parë gjatë protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga polici.

NJOFTIMI I PLOTË

Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.
Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
 
  • i mërzitur
Reagimet: Exp
View attachment 1525

Prit kur qeveria të thotë se do ta bëjmë edhe më të mirë bibliotekën, por që ta bëjmë këtë duhet shembur siç u bë me teatrin...
:cwl: :rofl2: :cwl:
 
Po jo mo jo mos t'ia hedhim fajin qeverisë edhe për këtë. Kjo është vërtet një trashëgimi kombëtare. Megjithëse ka vetëm 100 vjet mirë është. Të mos harrojmë që edhe alfabet zyrtarë shqiptarë nuk është se kemi më shumë.
 
Unë nuk thashë atë, unë thashë nëse qeveria ka patur ndërmend ndonjë shkattërrim tjetër, tani e ka një justifikim.
Ndërsa përsa iu përket protestave, unë i mbështes por besoj se janë dy fraksione. Ajo paqësorja dhe ajo e dhunshmja. Unë jam me paqësoren.
Nëse protesta paqësore bëhet ashtu siç duhet do ketë sukses të madh, prandaj dhe qeveria po reagon kaq ashpër sepse po e shikon që mund të dalë jashtë kontrollit.
E dhunshmja tani ka dy veçori ne jemi pak popull pasionant edhe mund të bëjmë ndonjë veprim pak të tepëruar, por kam frikë se edhe Likja është bashkuar me sorrën (pas takimit me djalin e tij, dhe meqë ujku mjegull do) dhe shumë nga këta të rinj janë njerëzit e tij dhe sorrës nuk i plas shumë nëse ne kemi në 97 të dytë... nejse koha do ta tregojë
 
Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top