Çfarë kuptimi ka...

@Exp mqnse i ke qejf keto kerkimet e fjaleve, desha te pyes fjala KARMA nga vjen dhe nga e ka origjinen se eshte vertet fjale e bukur per ty zberthyer mendoj une.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
@Exp mqnse i ke qejf keto kerkimet e fjaleve, desha te pyes fjala KARMA nga vjen dhe nga e ka origjinen se eshte vertet fjale e bukur per ty zberthyer mendoj une.
Do parë kjo
 
@Exp mqnse i ke qejf keto kerkimet e fjaleve, desha te pyes fjala KARMA nga vjen dhe nga e ka origjinen se eshte vertet fjale e bukur per ty zberthyer mendoj une.
Fjala karma ka kaluar nga indiançja në anglisht, dhe nga anglishtja në çdo gjuhë tjetër të botës. Por si koncept është pak a shumë me atë thënien në bibël çtë mbjellësh do të korrësh. Apo siç thotë populli ynë bëj mirë të gjesh mirë, ose bëji gropën tjetrit dhe do biesh vetë brenda.

Si fjalë tani kjo fjalë është nga sanskrishtja dhe do të thotë veprim, aksion. Megjithatë ky term edhe pse përdoret shumë shpesh ka kuptim filozofik apo dhe teologjik. Kjo fjalë ka fituar popullaritet ngaqë është e shkurtër dhe mbahet mend lehtë, por nuk është se në perëndim na sjell ndonjë ide origjinale. Kjo është bërë me famshme nga seriali komik My name is Earl, prej ku i gjithë ky seriali i vinte vërdallë këtij koncepti. Megjithatë edhe pse tigëllon bukur, edhe pse ka fituar famë, edhe pse tingëllon mirë apo është trend apo mund ta përdorësh për humor, karma ka lidhje me besim fetar apo bestytni.

Një fjalë tjetër jo dhe aq e famshme më e thjeshtë që ka kaluar nga indianët në anglisht dhe që më pëlqen më shumë është mula dhe do të thotë para;):$$$:

thjesht nga tingëllimi jo se është ndonjë gjë e re
 
Rregullimi fundit:
@Exp mqnse i ke qejf keto kerkimet e fjaleve, desha te pyes fjala KARMA nga vjen dhe nga e ka origjinen se eshte vertet fjale e bukur per ty zberthyer mendoj une.
Kisha edhe një shtesë unë për këtë. në internet por edhe në biseda të lira, karma përdoret në shumicën e rasteve, kur ka ndonjë ndëshkim apo kur të ndodh diçka e keqe ngaqë "të ka ndëshkuar karma" sepse edhe ti bërë më parë bëre diçka të keqe. Edhe ne në traditën ilirokristiane kemi koncepte të tilla, për rastet e mësipërme folklori ynë ka fjalën e urtë koka bën koka pëson. Ndërsa nga mitologjia kemi plot, psh themi e shitoi zana etj etj.
 
Karma thuhet se është pjesë integrale e kësaj tërësie, e këtij universi.
Jo vetëm diçka universale, por LIGJI i universit, një zinxhir shkaqesh që shtrihen si prapa në të kaluarën e pafund por dhe përpara drejt së ardhmes së pafund.
Prandaj Karma ka kuptimin dhe zbatimin më të gjerë në jetën e të gjithë universit.
Ajo prek grimcat, galaktikat, qëniet njerëzore, shoqëritë e tyre, kombet, etj.
Idetë e paraqitura në këtë botim vijnë nga një larmi burimesh dhe unë thjesht po i rendis për t'i reflektuar.
Do të merremi me tre fusha kryesore të çështjes.

1. Kuptimi i Karmës.

1. Disa tipare kryesore të Ligjit Karmik sipas mësimit teozofik.

1. Zbatimin e Karmës dhe Dharmës në jetën tonë të përditshme.

Lexoje te gjithe botimin
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
@Uriel e lexova atë artikull
Po pra e thotë mirë se karma ka një tip kuptimi si kismeti.

Nuk jam dakort me ca gjëra:
pse përmendent ajo blavacki si zonjë, e cila ishte një magjistare në kuptimin e vërtetë të fjalës, pra bënte magji, okultizëm, kabala...
Pra pjella e dreqit vetë!
Nejse, Ajo paska thënë se karma është ligji Ligji Suprem të Universit. - gomarllëk me brirë!
Në radhë të parë nuk është ndonjë koncept i ri. Po të ishte karma ligji suprem i universit, bota do kishte drejtësi absolute sepse karma është në fuqi!

gjithashtu ai legeni Xhon Lenon, mos u gënje nga fama, këllirë ka qënë edhe ai. ndoshta me të karma funksionoi dhe ja :dead: numëruan në lule të ballit :cwl: :cwl: ai ka qënë satanist, madje edhe ajo kënga e tij më e famshme ''imagjino''

thotë:
imagjino sikur nuk ka parajsë, imagjino sikur nuk ka shtete (por pa parajsë jeta nuk ka kuptim, pa shtete kemi komunizëm/globalizëm/tirani)
të mos kemi arsye të vrasim apo të vdesim për diçka (por ne vrasim të keqen, dhe vdesim për të mirën)
imagjino sikur nuk ka fe, (promovon ateizmin dhe luftën kundra zotit)
imagjino të gjithë popujt jetojnë në paqe. (pra na shet paqen dhe shkatërron gjithshka tjetër, këtë gjë që duan të bëjnë globalistët dhe sorra e tyre, pasi xhoni ishte në klubin e tyre.)

Ajo e Njutonin është e saktë se për çdo veprim ekziston një kundërveprim.

Tani krahasimi i karmës me fenomenet natyrore është ca trashanik.
etj, etj, etj.

Shiko si është puna, problemi qëndron këtu, (sepse edhe unë ka patur interes interes për filozofi të ndryshme të botës, akoma dhe indiane.)
Këto janë probleme perëndimore, marksizmi kulturor i cili ka pushtuar botën perëndimore, i transformon njerëzit në nihilistë, duke i larguar nga tradita dhe besimi te Zoti. dhe në vend të tyre lë një zbrazëtirë. Njeriu në përgjithësi e ka brenda pyetjen filozofike për krijimin e jetës, por përderisa është atesit, këtë nevojë besimi përpiqet ta mbushë me lloj lloj gjërash. Karma është një gjë e tillë, njerëzit e marrin me sportivitet por në fakt është një lloj besimi fetar, idhujtari. Dhe për më tepër faktohet lehtësisht që është e rreme. Ndihmon edhe fakti që është fjalë e lehtë, pasi hinduishtja ka shumë gjëra të tjera që nuk kanë kaluar barrierën linguistike.

Molla është fruti më i papërfillshëm ngaqë e kemi me shumicë, por është mbreti i frutave. Por ngaqë e kemi me tepri s'na bën ndonjë përshtypje dhe na e bëjnë me sy frutat ekzotikë, të cilat nuk është se kanë cilësi më të mira se molla jonë. Me këtë dua të them se ne jemi popull evropian, me traditë illiro-kristiane. Kemi aq shumë dhe aq shumë për të mësuar nga të parët tanë saqë nuk ja vlen koha të merremi me shumë gjëra të tjera. Është njëlloj sikur dikush të rrijë dhe të mësojë fjalën Faleminderit në të gjitha gjuhët e botës, që i bie të mësojë mbi 2 mijë fjalë, kur me aq fjalë mëson në nivel mesatar komplet një gjuhë, dhe komunikon mirë, ndërsa një faleminderit këtu një atje nuk bën gjë.

Për ta mbyllur edhe populli shqiptar e ka edhe një fjalë të urtë e cila ka lidhje me ndëshkimin.
karma.jpg
 
Back
Top