Mendoj t'a sjellim këtu artikullin.
Një ndër figurat më të ndritura të botës arbëreshe, themeluesi i Rilindjes Kombëtare, mësues, botues, folklorist, filolog dhe poet i shquar. Jeronim de Radalindi 207 vite më parë, më 29 dhjetor 1814 në komunën e Makit (Macchia), në Kozenca të Italisë.
De Rada që herët iu përkushtua çështjes shqiptare. Aktivitetet e tij publicistike, letrare dhe politike, ishin thelbësore jo vetëm për ndërgjegjësimin rreth minoritetit arbëresh në Itali, por edhe për vendosjen e themeleve të një letërsie kombëtare shqiptare.
Veprat e tij, në të cilat mbizotëron dashuria e zjarrtë për prejardhjen e tij, janë një dëshmi e mbijetesës së identitetit shqiptar, i vënë përballë sfidave të shumta gjatë historisë. Në tetor të 1934-ës, me dëshirë të babait të tij u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë së Napolit, por fokusi kryesor i tij mbeti mbledhja e materialeve folklorike dhe letërsia.
Më 1836 nxori botimin e parë të poemës së tij
Pikërisht në Napoli, më 1836 nxori botimin e parë të poemës së tij më të njohur në shqip “Këngët e Milosaos”, me titullin “Poezi shqiptare të shekullit XV”. Vepra e tij e dytë, Këngë historike shqiptare të Serafina Topisë, grua e princit Nikollë Dukagjini. Napoli 1839, nuk u la të qarkullojë nga autoritetet burbone nën pretekstin se De Rada kishte lidhje me grupet komplotiste gjatë të ashtuquajturit ‘Risorgimento’ në Itali.
Në vitin e revolucioneve në Evropë, më 1848, De Rada themeloi gazetën “Shqiptari i Italisë” (L’Albanese d’Italia), ku u përfshinë artikuj në gjuhën shqipe. Kjo gazetë dygjuhëshe, me karakter ‘politik, moral e letrar’ e me një tirazh prej 3200 kopjesh. Ishte i pari periodik në gjuhën shqipe i botuar ndokund. Më 1883, themeloi revistën mujore dygjuhëshe “Fiamri Arbërit”.
Ky periodik, i botuar në fillim në Macchia e më pas në Kozencë, zgjati deri në nëntor të vitit 1887 dhe me gjithë censurën turke dhe greke. Lexohej gjerësisht edhe nga shqiptarët në Ballkan. Më 1892, De Rada u riemërua mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në kolegjin e Shën Adrianit. Në Shën Mitër dhe më 1895, organizoi të parin kongres gjuhësor arbëresh në Koriliano Kalabro
Çfarë ka thënë Jeronim de Rada për gjuhën shqipe:
Gjuha shqipe rri me mënjanë, si gjuhe origjinale: e pandryshueshme dhe jo e përzier në trungun e saj. Si sanskrishtja, greqishtja, latinishtja dhe gjuhet tjera që rrjedhin syresh.
Gjuha shqipe është e përbërë nga fjalë njërrokëshe, që vënë në dukje aspekte të ndryshme të fushës. Me ndihmën e prapashtesave ose të ndryshimit të zanoreve në rrënjën njërrokëshe, gjuha shqipe ka mundësitë të formojë fjalët për një ligjërim.
Ka dy lakime ku njëri është i shquar; tjetri i pashquar. Tri janë gjinitë, ku ajo asnjanëse shpreh idetë e përgjithshme. Rasat janë shtatë.
Format e foljes janë tri: veprorja, joveprorja dhe mesorja; pesë, mënyrat; shtatë, kohët.
Zanorja e ndryshueshme, si shtesë e prapashtesave morfologjike, ndryshon tonalitetin.
Për arsye të burimeve të saj fonetike, gjuha shqipe është superiore ndaj çdo gjuhe klasike.
Gjeografia, ashtu si dhe legjendat e kohës parahistorike helene dhe latine ruajnë fjalë shqiptare. Ishin Pellazgë, Trojanë, Frigianë, etj. Ishin Pellazgët që e themeluan Romën.
Zotat e paganizmit kanë të gjithë emra që rrjedhin nga rrënjët shqiptare. Është e qartë pra se për kultin e Perëndisë dhe natyrës duhet t’u referohemi Pellazgëve. Pas transformimit të zotit të vetëm në një perëndi shumëformëshe dhe antropomorfe ata ndoqën idhuj, të cilët, kishin emra të përkryer shqiptarë, që shprehnin simbolet e tyre.