Dogana për blerjet në internet

Tech AL

Ushtar fillestar
Dogana për blerjet në internet
Dogana për blerjet në internet

Dogana për blerjet në internet është një temë që u intereson shumë personave. Blerjet në internet janë shtuar shumë gjatë dekadës së fundit. Madje blerjet në internet u rritën aq shumë saqë tërhoqi edhe vëmendjen e qeverisë në vitin 2016. Po atë vit qeveria nxori një urdhër për blerjet në internet, ose që njihen ndryshe […]

Lexoni Dogana për blerjet në internet
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Dmth doganë për 25 dollarë. Prandaj nuk kemi për tu bërë ndonjëherë ne. Duan ta bëjnë monopol tregun, prandaj bëhet gjithë kjo. Kanë gisht importuesit e mëdhenj të celularëve të cilët akoma ankoheshin se emigrantët sillnin celularë dhe nuk paguanin doganë (në atë kohë kur flisnin edhe për regjistrimet e numrave IMEI) Skandal fare.
 
Por mua më vjen për tu habitur por edhe për të qeshur njëkohësisht për metodën sesi e llogarisin. Pra në një produkt kushton 23€ dhe transporti kushton 10€ e llogarisin si 33€ dhe duhet të paguash zhdoganim edhe për transportimin. Kjo është e çështë... :bhow::facepalm:
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
duhet të paguash zhdoganim edhe për transportimin. Kjo është e çështë... :bhow::facepalm:
.

Po këtu është lezeti. Që të marrin taksa edhe nga diçka që bën 15$ po pati 10$ transport.

Dmth nëse dikush e ka transportin 50$ ka për të paguar tarifë edhe akoma më shumë. Kjo bëhet që të bllokohen blerjet nga jashtë që të detyrohesh t'i blesh brenda.

Tani robi duhet të paguajë edhe taksa por jo siç bëjnë këta. Mund të bëhej kështu.
Blerjet deri 50$ pa taksë
Gjithë të tjerat 50$ e lartë 5% taksë.

Transporti është vjedhje po të paguash taksë, pasi atë taksë nuk ka pse ta vjelë Shqipëria pasi ajo nuk transporton gjë, madje unë do vete te posta për të marrë pakon, plus që kompanitë transportuese (cilado qofshin ato) e paguajë atë taksë kur bëjnë taksat dhe të ardhurat vjetore.

Mentatalitet kotherak që do e mbajë ekonominë të ndrydhur. Këndvështrim miop që afatgjatë veç dëme sjell.
 
Vete 23% plus ditët që do rri pakoja në doganë.

Ok po kthimin e taksës e bëjnë ata?
Sepse fillimisht duhet të më kthehet taksa mua fillishit nga shteti që e kam bërë dhe pastaj ta paguaj atë taksë te dogana shqiptare....
 
Ca vite më parë shkova në Athinë se kisha një punë dhe me atë rast bleva dhe një laptop nja 700 euro.
E mora në një dyqan të madh dhe ju kërkova faturë Tax Free. Tani këtë faturë mbase nuk e njohin të gjithë por dyqanet e mëdha e kanë.
Pagesa bëhet e plotë dhe kur kalon kufin psh. në Kakavijë, shkon tek dogana edhe kërkon kthimin e taksës e cila shkon deri më 21%.
Sekreti qëndron se kjo nuk vlen për ata që janë rezidentë në Greqi apo shtetet evropiane, (pra VETËM për ata që nuk kanë Kartë Jeshile apo lejë qëndrimi) fatura duhet të jetë në emrin e vizitorit, disa minuta te duty free shop (në kufi kur kthehesh) sa të bëhen verifikimet dhe i merr paratë kesh.
 
Interesante kjo. Por a duhet të paguash përsëri doganë tek dogana shqiptare?
 
Interesante kjo. Por a duhet të paguash përsëri doganë tek dogana shqiptare?
Sipas ligjit për shumë gjëra duhet paguar dogana. Por edhe nëse paguan doganë nuk është keq që njëri prej shteteve të të kthejë një taksë apo jo?
Në rastin konkret unë nuk pagova doganë.
Por di raste që të tjerët kanë paguar nën dorë edhe kur nuk duhej paguar asgjë, thjesht ngaqë iu është bërë presion se do ju konfiskonin mallin edhe pse nuk plotësonte asgjë kusht zhdoganimi.
 
Rregullimi fundit:
Kjo quhet FPA dhe ekziston vetem per elektroniket sepse u interesova kompesimi eshte rreth 20% mos gabohem..
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top