Një përmbledhje nga Elena Kocaqi për publikimin e saj...
Publikohet për herë të parë: Perikopi Evangjelik – dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar
28 Shtator, 2020
Elena Kocaqi
Kam nderin qe të publikoj sot në Shqip, Anglisht dhe Italisht, Dokumentin me te vjetër te gjuhës Shqipe së shkruar, të njohur deri me sot, me titull Perikopi Evangjelik (Përmbledhje Ungjillore).
Ky shkrim është shkruar ne gjuhën Shqipe me germa Greke dhe i përket fillimit te shekullit te XIV, pasi është gjetur në disa dorëshkrime Greke të kësaj kohe, apo fillimit te viteve 1300 por mund të jetë edhe i viteve 1200.
Ky është dokumenti me i vjetër i Shqipes se shkruar të njohur deri me sot, është me i vjetër se Formula e Pagëzimit e 1462 dhe me i vjetër se Meshari i Gjon Buzukut i 1555. Dokumenti ka karakter fetar, pasi është një përmbledhje Ungjillore por rëndësia e tij qëndron tek shkrimi i gjuhës Shqipe, jo te përmbajtja e tij.
Ky dokument ka dy shkrime në Shqip, Ευαγγελιον αρβανειτικοv, (ungjilli në Arbërisht ose Shqip), το Χριστός ανεστη αρβανειτικοv (Krishti u Ngjall në Arbërisht ose Shqip).
Ashtu si pjesa Katolike Shqiptare që shkruante me shkronja Latine pjesë nga Bibla, ashtu edhe Ortodoksit Shqiptar kane shkruar Shqipen me shkronja Greke dhe kjo pjesë ka qenë e panjohur, madje e injoruar deri me sot.
Rëndësia e dokumentit është e jashtëzakonshme, pasi e çon Shqipen e shkruar të njohur ne një epoke me te hershme, megjithëse unë mendoj se duhet te këtë shkrime Shqipe me te vjetra sesa ky shkrim, pasi Shqipja del ne këtë forme qe është sot qe në fjalorin e Homerit.
Dokumenti ka rendësi sepse hap një horizont te ri. Duke qene se pjesa me e madhe Shqipërisë ka qene lidhur me Bizantin, atëherë duhet te këtë edhe shkrime te tjetra në Shqip me germa Greke por edhe germa Latine në gjuhën Shqipe që ne nuk i njohim ende.
Kështu Kodikët muzikor Bizantin ne shekujt III deri VI apo VII, kane qenë shkruar edhe ne gjuhët e popujve jo vetëm në gjuhen e fesë. Kryhej një perikop apo përmbledhje e Ungjillit dhe ajo këndohej në gjuhen e popullit ne raste festash, ashtu si dhe në gjuhën Shqipe, ndaj duhet kërkuar tek këto shkrime edhe për gjuhën Shqipe.
Kjo tradite rifillon serish ne shekujt XI, XII dhe ka vazhduar deri me sot si ne Kishën Bizantine por edhe në atë te Romes. Kështu qe ne këtë drejtim mund te gjenden edhe te tjera dokumente ne gjuhen Iliro- Shqipe, te shekujve III-VI si dhe nga shekujt XI, XII e këtej.
Nuk ka rendësi fare alfabeti as përmbajtja e tekstit, rendësi ka qe ai është shkruar në gjuhën Shqipe. Shkrimet Shqipe duhen kërkuar me germa Latine, Greke por edhe Cirilike apo çdo lloj alfabeti tjetër.
Ky dokument është zbuluar nga Arbëreshet e Italisë ne vitin 1912, ne Bibliotekën Ambrozia te Milanos kur ka qenë drejtor i saj Papa Piu XI dhe mban edhe firmën e tij. Përmendja e parë e dokumentit i detyrohet Sofronio Gassis, ndërsa është rigjetur dhe botuar nga Nilo Borgia ne Itali ne 1930. Është njoftuar shkenca shqiptare nga vet Nilo Borgia, sa ishte ai gjallë për ky dokument nuk njihet deri me sot dhe arsyea nuk dihet se përse.
Ky dokument është cituar para 80 vjetësh nga historiani i madh Nikola Iorga por nga shkenca shqiptare, apo nga ajo e huaj nuk njihet pothuajse fare. Falënderoj z. Mark Palnikaj qe shkon herë pas here dhe sheh dokumentet ne Itali, qe me dha informacionin për dokumentin dhe me pas e gjeta edhe një kopje tjetër qe është botuar ne gjuhen Italiane tek ky libër, krahas asaj Shqipe.
Ky libër është ne tre gjuhe në Shqip- Anglisht dhe origjinali në Italisht. Brenda ka pjesë Greqisht dhe Latinisht gjithashtu. Përkthimin nga Italishtja, Greqishtja dhe te termave Latin ne gjuhën Shqipe i kam kryer vet po ashtu edhe përkthimin nga Italishtja dhe pjesët Greqisht dhe Latinisht ne gjuhën Angleze e kam kryer po unë me besnikërinë më të madhe të mundshme, megjithatë duke pasur të botuar dhe dokumentin origjinal, çdo kush mund te shoh edhe atë.
Kam shkruar hyrjen, konkluzionet si dhe kam shkruar edhe një lexim te shkrimit Shqip, bazuar tek varianti me shkronja Greke. Pjesa qe ka shkruar Nilo Borgia është lenë ashtu. Borgia ka treguar një historik te liturgjisë fetare ortodokse dhe gjuhëve qe janë përdorur si zyrtare dhe jo zyrtare dhe me pas është marr me transkriptimin dhe shpjegimin e tekstit ne shqip. Ai ka një merite te madhe për këtë shkrim pasi e rikërkoj dhe e gjeti atë dhe e botoj ne gjuhen Italiane para 90 vjetësh.
Ky dokument ndryshon historinë e Shqipes se shkruar, pasi ajo merr një pozitë me te vjetër, sesa kjo qe ne njohim deri me sot. Asnjëherë nuk kam ndier emocione me te forta, sesa botimi i këtij libri, pasi rëndësia e tij për historinë e Shqiptarëve është e jashtëzakonshme. Kam hequr nga vetja me botimin e tij një ngarkese te madhe, pasi ishte vërtet një detyrim dhe nje përgjegjësi e madhe, botimi i tij për historinë e Shqiptarëve.