Epo një gotë do ta pijmë...

Shefi

Ushtar elitar
Anëtar Stafi
Regjistruar
22 Janar 2018
Komente
2,540
Reagimet
1,649
U bënë kaq vite por askush nuk e mori mundimin për të bë një temë të tillë kēshtuqë po e hap unë. Titullin ja vura kështu ngaqë m'u kujtua kjo meseleja e vjetēr.

Vete një shqiptar tek doktori me probleme të ndryshme, jo tensioni,jo kolesteroli, jo zemra problemet e zakonshme pra. Pasi e pa dhe e vizitoi doktori i thotë:
-"Aaa shumë keq punët! Edhe unë të njëjtin problem kam. Ja, po të jap një recetë dhe mos të të shoh të pish raki more vesh!"
Robi i mērzitur ikën dhe pas nja dy orësh takon një shok dhe ulen për njē kafe.
Aty sheh doktorin duke pirë raki.
I thotë doktori:
-"Epo një teke do ta pijmë ne!"
 
Ku janë ata trimat e forumit se ata sikur e heqin ndonjëherē @Julius @Dr. Luka @Exp
@Uriel @И I ❮ I
të pimë një metaksa greke
Screenshot_20241104-105706_Gallery.jpg
 
Opa! Do ta kthejme nje, Shefo!

Per shendetin tend
 
Meqë e kishim tek Metaksa-ja, ja le të themi nja dy llafe për të.
Metaksa ishte një kompani greke e cila u themelua më 1888, nga Spiros Metaksas, por që nga viti 2000 është blerë
nga kompania ndërkombëtare Remy Cointreau.
Ky produkt është një miks i brandit (rakisë) me verën e muskatit (verë e cila është shumë aromatike dhe e ëmbël)
Më pas i shtojnë bimë të ndryshme botanike si dhe petale trëndafili. Metaksaja prodhon gjithashtu edhe uzo.

Produktet e tyre kryesore janë
Metaxa 3 ★★★ i stazhionuar në fuçi lisi të paktën për 3 vjet, 38% alkool, kjo nuk eksportohet.
Metaxa 5 ★★★★★ i stazhionuar në fuçi lisi të paktën për 5 vjet, 40% alkool
Metaxa 7 ★★★★★★★ quhet edhe Amfora, i stazhionuar në fuçi lisi të paktëm për 7 vjet, 40% alkool
Metaxa 12 ★★★★★★★★★★★★ i stazhionuar në fuçi lisi të paktën për 12 vjet, 40% alkool
Grand Olympian Reserve o Grande fine, i stazhionuar në fuçi lisi të paktën për 15 vjet, 40% alkool
Private Reserve, i stazhionuar në fuçi lisi të paktën për 30 vjet, 40% alkool
Metaxa AEN, i stazhionuar në fuçi lisi të paktën për 100 vjet, 40% alkool. Ky version është shumë ekskluziv dhe ka dalë për 120 vjetorin e produktit më 2008-ën. Ky distilim vjen nga Fuçia nr.1 është më shumë për koleksion dhe shishja kushton më shumë se 1000euro dhe janë vetëm 1888 shishe.

Në Greqi Metaksaja konsiderohet ''konjak'' madje përpara se Konjaku i Francës të fitonte të drejtën e origjinës
AOC (Appellation d'Origine Contrôlée), në shumë vende të botës kur një raki (apo brandi) stazhionohej në fuçi quhej konjak.
Por tani nuk lejohet të përdorin Termin Konjak por Termin Brandy. (Ndoshta në ca shtete mund të përdoret termi Konjak por nëse duan ta eksportojnë produktin në etiketë duhet të thotë brandy)
 
Back
Top