Fjalori Latinisht Shqip - Frang Bardhi (orgjinali)

Fjalori latinisht epirotisht - Frang Bardhi 2019-09-15

Për të shkarkuar duhet të replikoni

Exp

Kalorës i lartë
Anëtar Stafi
Regjistruar
12 Shkurt 2018
Komente
9,433
Reagimet
6,108
Fjalori i parë në gjuhën shqipe është shkuar nga Frang Bardhi më 1635, dhe është një nga librat më të rëndësishëm të Albanologjisë.
Klikoni te butoni Download dhe shkarkoni versionin orgjinal, për versionin e transkriptuar klikoni këtu

Fjalori latinisht epirotish i Frang Bardhit, ka gjithashtu dhe fjalë të urta, ja disa prej tyre.
1060

Njana dorë lan tjetrën, e të dyja lajnë faqen.

1061

Ma mirë me heshtun, se shumë me folë.

1062

Kush dhjet në det e gjen në krypë.
 

Attachments

Rregullimi fundit:
Proverba & te ndëntie (të ndigjuara) Epirotarum
Nga Stavri Trako

1. Veç tënë zon adhuroj(veç zotin tonë adhuroj)
2. Kush njef vet-hen njef tënë zon (Kush njeh vetveten njeh zotin tone)
3. Njeriu mbledh e zot ynë përderdh.
4. Veçse zoti ynë është i pamëkat.
5. Ata të mirë qi të hajsh s’gijesh e tinzot ia hanj.(Ajo e mire që të hash e s’ngopesh e zotit tonë është haj)
6. Shkaku ka shumë arsye.
7. Kush ka gjykuem, s’ka me vuem.(Kush ka gjykuar nuk ka vuajtur)
8. Çfarë të bësh, bëhe urtësisht.
9. Zgjidhe fjalën më të përçuerm.
10. Njeriu i urtë (I mençur)zgjedh fjalën e vet.
11. Gjinden shumë duer (lloj) njerëzish.
12. Shikomë stanin, ani(pastaj)të bamtë (bëmat)
13. Një frutit lisi e mirë njifet, kish qenë Madha (frutet e një peme të mire njihen se janë të mëdha)
14. E dogj languan bushtëra.(E djeg languan bushtra)
15. Të këqiat mbëshojnë(rëndojnë)
16. Kush nuk është mbës-huem(mësuem),s’di me urdhënue (s’di me urdhëru)
17. Mbasi ta kesh zënë,ani mbësho.(pastaj mësho)
18. Majmuni nuk të zihet mbë lak. (Majmuni nuk zihet në lak)
19. Anmikun mos çel zuun. (Armikut mos i çel synë)
20. Me mijtë ha e pi, e treg mos bëj.
21. Njëra dorë lan tjetrën e të dyja lajnë faqet.
22. Armiku plak , s’të bëhet kurrë mik, e në t’u baftë s’bëhet i drejtë.
23. Skifteri s’gjitet (nuk u qepet) mbas mizashit. ( mizash)
24. Më mirë me hesht, se të flasish shumë.
25. Për të paditurit , të pafolurit është të folë.(të heshturit është si të flas)
26 .Duke folë fjalët, e fëdiga (e keqja ) rritet.
27. Mos i jep arësye të paditurit, thotë Solomoni.
28. Fjalët janë gra(për gratë) , të bamet burra.(bëmat janë për burra)
29. Gjithëkush duhet të mbaj një mjeshtëri fshehur.
30. Një njeri, që ka shumë fjalë na i shkërthen mendtë.
31. Ato gjaste (ngjarje)që s’të kanë hije e s’të përqasen, s’duhet me dëshirue.
32. Ato gjaste që të bjejnë(sjellin)të dhimtuen(dhimbje)s’duhet me i kujtue.
33. Më mire me dekun një here(të vdesësh një here), se me u rreziku gjithëherë.
34. Cilido nga zogjtë, o bilbili e bie pranverën.
35. Kur dro se (druan se) të del ma keq ,mos e ban.(bëj)
36. Kush vete në mulli, doemos do përmjellet.
37. Dëshirojmë gjithëherë ato caste, që si kemi.
38. Gjithëkush shikon të mirët e vet.
39. Peshku ma parë qelbet ndë kryet.(nga koka )Turqisht: Baluk bashkaclan kokar
40. Ani i qeih nuk thehet.
41. Dita e mirë njifet ndermenate.(që menatë,pagdhirë)
42. Molla nuk rëzohet larg mollës.
43. Gjithë gjastet (gjasat) me mot.(gjithë ndodhitë në kohën e duhur)
44. Duhet me pritur rend.
45. Bushtra që ngutet me pjellë, bën këlysh të verbër.
46. Kush shkon ngadalë , shkon ku e vendos.
47. Ky shekull u ongëthi( u hëngër ) ndasgia. (ndasish)
48. S’bët besë ndë këta shekuj.
49. Kush len këmbyem (i marrë), këmbyem ( i marrë) vdes.
50. Më mirë me pasun armikun shtruem(hapur), se sa mikun e mbyllëm.
51. Të folurit e prit.
52. Kush dhjet në det, e gjen në krypë.
53. Duhet me shtri këmbët sa ke të mbuluemit. (mbulesën)
54. Të gjithë jemi bijtë e mortjes.(vdekjes)
55. Marinë (mbaren , turpin) s’duhet me e harrue, perse sot mue neser ty.
56. Si të nderosh, ashtu ke me qenë nderue. (Si të nderosh, ashtu do të të nderojnë)
57. I belbti merr vesh më mirë të belbtit.(Belbaku atij që i merret goja )
58. Deti, zjarri, gruaja tri të këqijat më të mëdha.
59. Kush ha shumë biber(piper) s’dendet edhe ne lakna.
60. Në qind të fitueme , s’pagujnë një të pagueme.
61. Gruaja e bukur dhe vera e ëmbël janë helm.
62. Të vobegun ku ta zerë nata ,aty asht pallati i tij.
64. Posi leu , ashtu vdes njeriu.
65. Kali është i atij, që e ngarkon.
66, Një gur nuk bën mur.
67. Dheu i zi e bën bukën e bardhë.
68. S’duhet me i shërby atij, që s’të njef.
69. Mjalti shumë here bën të lëpim gishtat.
70. Kush ën fosen (Gropen) shoqit vet bie ndë të.
71. Kush vete në mulli më parë ,ai më pare bluan.
72. Kush dro(druan) zjarrit , N’timit(nga tymi) ikën.
73. Merr pen në do të gjesh lëmshin.(kap fillin)
74. Ri shtrembër e fol drejt.
75. Kur të shofsh vesht e vetit , tëhere ke me më pa.
76. Kush ngjan, qan.
77. Si më sheh , ashtu më shkruaj,
78. Qet (gjuan )shigjetën dhe mçef (fsheh) harkun.
79. Në njërin vesh më hyn e në tjetrin më del.
80. Ndër të verbëtit, edhe ti mbëshil sytë. (mbyll sytë)
81. I verbëri heq të verbërin e të dy ndërfosen e rrëzohen.
82. Ai çast që është më i bukur, ai është më i vështirë ta kesh. (me e pasun)
83. Luftë pa të vdekur , s’është(s’ka)
84. Të dashtunit (dashuria)prej së pamit vjen. (nga atë parit vjen)
85. Kush ka hov, shkëcen. (kërcen)
86. Kush një kias ep, dy here ep.
87. Kush ka denar(pasuri ), amë e atë ble.
88. Gjithka fal, ka për denar. (gjithëka fal është pasuri)
89. Kalin e mirë shpore nga dhuna.
90. Mos më merr, ç’mos më ke dhënë ( mos më merr atë që s’ma ke dhënë)
91. Lufta e madhe e ban pajën e ëmbël.
92. E vërteta si pëlqen gjithëkujt
93. Ujku qimen e ndërron , ma vesin se harron.(por vesin se harron)
94. Edhe delet që i numëron i ha ujku.
95. Digjet bari i njomë , ndër për të thatë.
96. S’duhet me i zan besë as ujit , as turkut.
97. Ku turku ve kambën aty s’del bar.
98. I shkëmbyemi (I marri) gjithë herë bën dasëm.
99. Gjithë dheu i ka zakonet e veta.
100. Unë zot e ti zot, e bar kalit kush i jep.
101. Unë fisnik e ti fisnik, e kasht kalit kush i shtie.
102. Shigjetën e shtime nuk e kthen.
103. Mos të mundoftë i munduemi.
104. Si të bash ashtu ke me gjetun. (ashtu do të gjesh)
105. S’është mbare mos me ditur, ma me mos dashtun me xan.(por të mos duash të nxësh)
104. Vuan ajo shtëpi ku këndon pula, e gjeli hesht.
107. Me atë masë që të matin, me atë keni për tu matur.
108. S’është i urtë (i mençur) ai që mshel (mbyll) derën e oborrit , mbasi i vodhën kanë dhe dhitë.
109. Më mirë me thyem kryet, se me vu zakon të ri o të lënë.
110. Në të pafsha nja tjetër here, ka me qenë e dyta here.
111. S’duhet me lujt me gurë përpjetë. (Loja me gurë përpjetë të thyen kokën)
112. Ma vlen një dhelpër e gjallë, se një luan i coftë (më shumë vlen një dhelpër e gjallë se një luan i ngordhur)
113. Tuk i diegj plakesh e aty përket. Ku i mbaron vjetët, plakesh, aty përket.

 
Back
Top