Get rich or die tryin’

Uriel

Ushtar mjeshtër
Vendet që ne i marrim si model demokracie dhe mirëqenieje kanë në fakt shifa të larta të numrit të vetëvrasjeve. Në Shqipëri pjesa më e madhe e popullsisë janë në moshë pune dhe kjo rrit konkurrencën dhe nivelin e stresit në vendin e punës që nuk duhet anashkaluar, sepse është një nga shkaktarët e problemeve të shëndetit mendor
https://www.entrepreneur.com/article/332359
 
Titulli i temës të jep ide tjetër se çdo lexosh.
Stresi, depresioni dhe vetëvrasja janë problemet e kohës sonë por nuk është aq e thjeshtë sa shpesh herë thuhen nga artikujt të këtij lloji.
Stresi është hormon i domosdoshëm për njeriun, dhe pa të njeriu nuk mund të rrojë.
Normale kur arrin në nivele të larta është problem i madh, por pa stres do ishim të gjithë apatikë dhe do rrinim pa bërë asgjë.

Depresioni është edhe më i komplikuar, është jo vetëm shpirtëror e mendor por mund të jetë fizik, nervor dhe gjenetik. Lehtësirat që moderniteti dhe teknologjia i ka mundësuar njerëzimit kanë dhe efekte anësore. Njerëzit para 100 vitesh gëzoheshin të kishin të hanin qoftë dhe bukë thatë, tani ne nuk na pëlqen mishi që nuk qënka shumë i butë, na erdhi porosia me vonesë e gjëra të këtij lloji.

apo akoma më keq; ektsremistët vegjetarianë kishin botuar në Nju Jork se kultivimi i lopëve jo vetëm që është skllavëri por mjelja e tyre sulm seksual. (E kam seziozisht, kjo ka ndodhur). Si një pjesë humoristike do ishte fantastike, por fatkeqësisht njerëzit i besojnë këto gjëra. https://www.breitbart.com/tech/2019...udies-staffer-milking-cows-is-sexual-assault/

Tjetër efekt anësor është mungesa e motivacionit për të jetuar, pasi 100 vite më parë vetëm të mbijetoje ishte një motivacion në vetvete, kurse tani një copë bukë të gjithë e sigurojnë, dhe nevojitet diçka ekstra.
Ajo diçka ekstra nuk është problem fizik por mendor apo shpirtëror. Shumë njerëz gjejnë ngushëllim dhe shpëtim duke besuar te Zoti, por siç e tha Niçja "Zoti vdiq" dmth njerëzit nuk besojnë më te zoti. Kjo gjë që patjetër sjell ndryshime në jetësën dhe mënyrën e të menduarit të njerëzve. Sepse akoma vetëm ideja e një zoti suprem që të shikon kudo që vete dhe çfarëdo që bën, dhe frika ndaj tij deri diku të bën apo të detyron të bëhesh njeri më i mirë. Me lindjen e marksizmit, ateizmit, (e cila në vetvete është një fe më vete) dhe feminizmit, u shkatërrua sistemi dy mijë vjeçar i traditave dhe vlerave judeokristiane evropiane. Janë vetëm dy sisteme ai antropocentrik dhe ai teocentrik dmth e para ka njeriun si qendër dhe e dyta zotin. Po u hoq zoti si koncept nga ekuacioni krijohet një vakum. Psh mund të marrim mendimtarët dhe filozofët me të mirë dhe ta diskutojmë; pse nuk duhet vrarë një njeri? - sepse është ligji dhe futesh në burg. Po i shpëtove ligjit pse jo? -sepse nuk është mirë apo është gabim. Po pse është gabim, kush e thotë? ....
Akoma edhe ata që studjojnë për juridik, kur janë në nivele të avacuara arsyetimi dhe shpjegimi të së Drejtës, përgjigjia e fundit (që e thonë me zë të ulët) është që këto të drejta jepen nga zoti.

Vrasja dënohet nga zoti dhe vetëvrasja ndoshta edhe më shumë. Meqë zoti është suprem ato që thotë janë kanune dhe urdhra dhe nuk janë për diskutim. Ndërsa me heqjen e zotit s'ka limit, është një shprehje në anglisht who's to say? (Dmth kush e thotë, kush vendos, pra bëj ç'të duash se nuk ekziston dikush të të thotë çfarë duhet apo nuk duhet bërë, çfarë lejohet apo jo.) Madje ekziston edhe një skeç nga SLN e cila pak a shumë e nxjerr këtë gjë who's to say

Diçka tjetër që nuk përmendet por që ka rëndësi të madhe është aktiviteti fizik. Personat aktivë janë më të lumtur se e atyre joaktivë. Kjo sepse gjatë stërvitjes trupi lëshon enforfina të cilat janë hormonet anti-stres dhe që ulin kortizolin (nivelin e hormonit të stresit). Tani njerëzit gjithnjë e më shumë bën më pak aktivitet fizik e cila ndikon edhe kjo në gjëndjen e tyre mendore.

Tani te paratë, shumica e njerëzve pasurohen kur punojnë për veten jo për të tjerët. Fitimet janë më të mira se rroga.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top