Ç’është kanuni i Lekë Dukagjinit?
Shprehja kanun është
fjalë greke e cila në këtë rast metaforikisht shënon stilin e ligjeve gojëdhënës të pa kodifikuara sipas të cilave ecte dikur hullia e jetës dhe e veprimit të popullit shqiptar.
Pse quhet Kanuni i Lek Dukagjinit ?
Qysh në fillim të potencojmë se për t’i dhënë përgjigje të saktë kësaj pyetje është vështirë, ngase mungojnë argumentet, por historianët dhe juristët i gjejmë të ndarë në dy mendime, e që janë:
Mendimi i parë: Një
grup dijetarësh në krye me Dr. Milan Sufflay thonë se, quhet Kanuni i Lek Dukagjinit ngase atë e ka mbledhë dhe e ka kodifikuar Lek Dukagjini i III (1459 – 1479).
Mendimi i dytë: Dukagjini në kohën e kaluar gjeografikisht përfshinte Shalë e Shosh, Pukë e Ikballe, Mirditën, Zhupën, Malësinë e Lezhës, dhe nga ky motiv një grup dijetarësh e quajnë kanuni i Lek Dukagjinit sepse zbatohej në këto treva e jo pse atë e ka mbledhur Lekë Dukagjini i III. Pra, quhej Lek Dukagjini sepse zbatohej në Lekë e Dukagjin.
Sido që të jetë, për Kanunin në fjalë, nënkuptojmë se dikur ka pasur vlerë juridike, që do të thotë se ka qenë ligj i detyrueshëm, kurse tash thuajse ka mbetur vetëm si traditë.
Ligje të tilla edhe sot e kësaj dite reflektohen nëpër popullatën tonë pa e marrë parasysh pasojat e tyre.