Lugati i Lekëlit - Thanas Vajë Lekëljoti

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Lugati i Lekëlit - Thanas Vajë Lekëljoti

Thanas Vajë Lekëljoti ka qenë një bashkëpunëtorët e Ali Pashë Tepelenës dhe ka kryer krime mizore për hesap të Ali Pashës.
Një emër pak i njohur por që e meriton të urrehet njëlloj si Aliu. Ky është një artikull in nxjerrë nga gazeta Minerva në maj 1936.
1a.jpg

2a.jpg
 
Mesa duket në fund e paska bërë një të mirë ky Vaja. E ka tradhëtuar Ali Pashanë tek Hurshid Pasha i cili i preu kokën menjëherë. Ja një artikull interesant në një gazetë frënge të vitit 1822. Në këtë letër vertetohet se veprimet e Ali Pashai nxitën urrjen midis shqiptarëve dhe me të drejtë mund të flasim për një luftë civile.


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Qershor 2020

“Le Moniteur Universel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822,
në ballinë, një shkrim në lidhje me vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, duke dhënë kështu emrin e njeriut që e tradhëtoi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Bavari.
Nuremberg, 16 mars.
Ne lexojmë në gazetën tonë artikullin më poshtë:

Kufijtë e Italisë, 10 Mars.
Ne po marrim lajme të rëndësishme nga Epiri në këtë kohë. Ali Pasha u tradhtua me të vërtetë nga mbështetësit e tij, dhe iu dorëzua Chourschid-Pashës (Hurshid ose Hurshit), i cili menjëherë e ekzekutoi duke i prerë kokën dhe duke e dërguar kështu në Kostandinopojë. Qeveria angleze e Ishujve Jonianë mori lajmin zyrtar të kësaj ngjarje më 9 shkurt, dhe menjëherë ia komunikoi konsujve të huaj.

Ekstradimi u bë më 2 shkurt.
Të nesërmen trupat turke hynë dhe pushtuan fortesën e Janinës. Një shqiptar, me emrin Vaia (Athanas ose Thanas Vaja), një mik i ngushtë i Aliut, dhe në të cilin ai kishte besim të pakufizuar, e tradhëtoi, për interes të Hurshid Pashës. Ky i fundit drejtoi vëmendjen e tij kryesisht tek thesari i Aliut, i cili përbënte një shumë të madhe, si në para dhe në bizhuteri; A ia dorëzoi Vaja të gjithin ?

Besohet se Hurshid Pasha tani do të marshojë ndaj Suliotëve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar Portës, siç pretendohej;
por ata sulmuan shqiptarët myslimanë të cilët kohët e fundit mbështetën Hurshid Pashën, dhe kështu ata shkatërrojnë pronat e tyre. Lufta civile është më e ndezur se kurrë në Epir.

Marrë nga Darsiani.com

image.jpg



 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top