Mesolongji

Exp

Kalorës i Lartë
Tre rrethimet e Mesologjit...

Rrethimi i parë

Pas rënies së Sulit, otomanët e kishin rrugën të hapur drejt Mesolongjit, me 11 mijë trupa, Omer Vrioni, pasha shqiptar i turqëzuar, rrethon qytetin dhe luftimet zgjasin nga 25 tetori 1822 - 31 dhjetor 1822
Mbrojtjen e qytetit e kryente shqiptari fisnik arvanitas Marko Boçari me 2000 trupa i cili fitoi këtë rrethim.

Rrethimi i dytë
Pas dështimit të parë otomanët, nisin rrethimin e dytë të Mesolongjit me në krye Mustafa Pashë Bushatlliun, një tjetër pasha turkoshqiptar, i cili shkon me mbi 8000 trupa, shumë prej tyre shqiptarë. Përpara se të fillonte ky rrethim Mustafa Pasha në Trikalla ndeshet me Marko Boçarin dhe rezultati i kësaj beteje është me mbi 1000 trupa të vdekur të Mustafa Pashës, pothuajse shumica shqiptarë gegë, ndërsa në kampin arvanitas përballë vritet heroi Marko Boçari.

Më vonë Mustafa Pashës i bashkohet edhe Omer Vrioni me trupat e tij dhe më 20 shtator 1823 fillon rrethimi dhe bombardimi i Mesolongjit i cili do zgjasë deri më 30 nëntor të 1823.
Në mbrojtje të qytetit ishte shqiptari fisnik arvanitas Kiço Xhavella me 3500 trupa. Kiço Xhavela gjatë luftimeve kapi kavaninin e ushqimeve otomane dhe kjo shkaktoi probleme e përleshje në kampin e pashallarëve, dhe Mustafa Pasha e ndërpret rrethimin dhe tërhiqet në veri të Shqipërisë.

Rrethimi i tretë
Pas dy dështimeve Sulltani dërgon Reshid Mehmed Pashën, një pasha grek të turqizuar, me 20 mijë trupa. Përsëri në mbrojte të qytetit janë dy figura të shquara shqipare arvanitase Noti (Panajot) Boçari dhe Kiço Xhavela me vetëm 5 mijë trupa.
Kësaj herë qyteti rrethohet keq fare por megjithatë qyteti nuk po dorëzohej dhe po mbrohej fort.
Muhamet Aliu Pashë i Egjiptit një tjetër pasha shqiptar i turqizuar dërgon 135 anije dhe 10 mijë trupa si edhe djalin e tij Ibrahim Pashën e Egjiptit.

Fillojnë bombardimet e fuqishme dhe vetëm në tre ditë shqiptarët e Egjiptit kanë hedhur mbi 5000 gjyle dhe mbi 3000 predha në qytet, ku një pjesë e mirë e tyre ishin arvanitas.
Qyteti dëmtohet shumë dhe rrethimi zgjat një vit, nga 15 prill 1825 deri më 10 prill 1826. Kuptohet se pas një viti rrethimi uria bënte të sajën dhe njerëzit nuk kishin fuqi të ecnin. Në këto kushte u bë një mësymje që të dilnit jashtë dhe të çanin rrethimin por kjo rezultoi në masakër. Vetëm ditën e tentativës së çarjes së rrethimit u masakruan mbi 3000 persona shumë prej të cilëve civilë dhe në total me rënien e qytetit vdekjet llogariten mbi 10 mijë

Revolucioni grek ngjan gjithnjë e më shumë si luftë civile shqiptare...

Ende sot e kësaj dite histografia shqiptare, ''mburret'' me pashallarët shqiptarë që kanë shtypur barbarisht shqiptarët, arvanitasit apo popujt e tjerë që ''guxonin'' të ngrinin kokën kundra turkut e të ishin të lirë,
ndërsa heronjtë e vertetë të kësaj periudhe shqiptarët arvanitas, i lëmë në harresë të cilët të tjerët prej kohe i kanë përvetësuar...
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top