- Regjistruar
- 12 Shkurt 2018
- Komente
- 12,185
- Reagimet
- 8,641
MULLAR: Grumbull i madh bari, kashte etj., që është ngjeshur mirë dhe është vendosur në trajtë koni rreth një strumbullari për ta ruajtur për dimër si ushqim për bagëtinë.
Disa lloje mullarësh
Mullar bari
Mullar kashte
Mullar dushku
Mullar me gjethe
Duke marrë shkas nga postimi këtu thashë se kjo e meritonte një temë më vete.
SHTREGË: Mullar me duaj të lashtash a misri
STRUMBULLAR: Dru i gjatë dhe i drejtë, rreth të cilit vihet bari mullar.
PIRG: Mullar i vogël bari, kashte, etj
LISNIK: Mullar me degë & gjethe lisi ose ahu, që vihet për të ushqyer bagëtitë gjatë dimrit, mullar me dushk të thatë.
KOKORR: Mullar me bar, me dushk etj., i vendosur lart mbi tre-katër hunj
KËRÇEP: Dru me gëthapë ku vendoset bari për të bërë mullar; mullari që ka në mes një dru të tillë.
KASHTORE: mullar me kashtë.
KAPULE: mullar i vogël
KAPË: mullar i vogël
KAPICË: mullar
KACAFIK: Mullar me bar, me kashtë etj., që ngrihet mbi tre ose katër hunj.
HIPI: Mullar.
QIPI: Mullar.
SHTRAZË: Shtrati i mullarit; mullar i ngritur mbi shtrat.
>>> Shprehje me fjalën mullar:
E vë barin mullar. - Bëj mullar me barin.
Vunë kashtën mullar. - Bëj mullar me kashtën.
Ndez një mullar - I vë flakën mullarit
Vuri tallën. - Bëri mullar me kashtën e misrit.
Mullar sane. - Mullar i bërë me bar të korrur e të tharë.
Mullar me rezhda. - Mullar i bërë bishtajat që që u kanë hequr kokrrat.
I mbeti bari dërrmak. - I mbeti bari i kositur në livadh, pa e vënë mullar.
Ngul strumbullarin. - Vë strumbullarin në mullar.
>>> Idioma & fjalë të urta:
E bëjnë ujin mullar = nxjerrin kripë, bëjnë togje kripe nga uji i detit.
S'bën macja mullar = mos prit punë të mira nga një njeri i pazoti.
Ia vuri majën mullarit = e çoi punën deri në fund.
Kur m'u dogjën mullarët, njoha miqtë e kumbarët = miku i vërtetë njihet kur jemi në gjendje të vështirë
Kërkon qimen në mullar = kërkon kot, kërkon diçka që nuk mund të gjendet.

Rregullimi fundit: