Pikat e dobëta të një mashtrimi me email

Exp

Kalorës i Lartë
Pikat e dobëta të një mashtrimi me email:

spam.jpg


Edhe pse më pak se 1% e personave që marrin imejle të tilla, iu përgjigjen atyre, me miliarda imejle të tilla
dërgohen çdo vit dhe mashtruesit nxjerrin miliona dollarë në fitime. Mashtrimet gjithnjë e më shumë po sofistikohen dhe duhet bërë kujdes. Psh kohët e fundit me koronavirusin ka kapur një valë e re mashtrimesh, por kjo ka në shënjestër më shumë SHBA-në.

Kisha ca kohë që nuk e kisha parë spamin (dosjen e imejleve të padëshiruar) dhe më doli ky. Është një mashtim tipik i cili duhet analizuar.

1. Po është te spami 99.99% është spam.
2. Guglli me gjithë të metat e shumta që ka, deri diku mbrojten e spamit e ka cilësor, dhe këtu ju paralajmëron duke ju thënë se ky imejl është i rrezikshëm. (edhe pse nuk e kuptoj pse e ka lejuar këtë imajl)
3. Titulli thotë se do merrni 2 milionë dollarë. Edhe pse nuk është keq sikur t'i merrnit nuk i tepërojnë njeriu këto që t'jua japin juve. Gjithashtu ka edhe RE që do të thotë RESPONSE = përgjigje, që nënkupron që keni folur më parë, por ju nuk keni folur.
4. Adresa e imajlit është e çuditshme dhe kjo ka mbaresë .jp ose japoni.
5. Emri është Bill Lawrence, është një emër radhiko.
6. Nëse gjithë të tjerat duken në rregull dhe arrini tek pjesa e imejlit, nëse flitet për lekë, dollatë apo euro mbathjani me vrap, dhe mbi të gjitha mos klikoni linqe, fotografi apo bashkangjitje.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top