Njoftim Rikonceptimi - Rikonstruksion

Shefi

Ushtar elitar
Anëtar Stafi
Regjistruar
22 Janar 2018
Komente
2,077
Reagimet
1,290
Po e nisim nga fillimi fare. Shpjegimi i logos së shqipopedias. Fillimisht ideja për logon simbol të Shqipopedias ishte simboli i mbretit në shah apo kurora mbretërore. Përveç asaj donim që simboli i kurorës të ishte edhe simbol/gërmë, gjë që nuk ishte e lehtë. Gjatë kërkimeve doli ky symbol ש ose Ш i cili dukej interesant ngjan si kurorë, dhe përveç paraqitjes është vetmja shkonjë teke që njohim për tingullin SH. në alfabetin aramaik ש dhe kjo në atë cirilik Ш, dhe meqënëse edhe Shqipopedia fillon me sh ishte ofertë tre në një.

Duke marrë shkas edhe nga ky sygjerim këtu
Shefi po i jepni rendesi anes teknike te forumit, ndersa me struktruren se si duhet te pasurohet dhe te kemi krijimtari aneteraresh, e shoh qe vite po i njejti monoton. :angry::unamused:
edhe nga ky këtu

E kisha fjalen per kete.
mendova se duhej bërë një hyrje për të thënë rikonceptimin e mëtejshëm të forumit.

Përderisa mirë apo keq e kemi edhe një forum tani, i cili edhe pse nuk ka bërë namin ka trafik të mjaftueshëm, por gjithsesi ka shumë rrugë përpara, nuk e ka kapur ende potencialin e vet. Ka ardhur koha që të bëjmë ristrukturim e tij dhe të shkojmë tek origjina e tij fillestare, duke rikonceptuar hierarkinë dhe të ketë një paraqitje më tërheqëse

Ideja është anëtarët e forumit të kenë një rankim sipas gurëve të shahut,
Pra kemi edhe themi
1. Ushtar, Ushtare
2. Kështjellar, Kështjellare
3. Kalorës, Kalorëse
4. Oficer, Oficere
5. Mbretëreshë, Mbret

Cilido nga këto rangje mund të ketë 3 apo pesë a 7 grada në bazë të postimeve, pëlqimeve dhe kontributit, dhe këto mund të shfaqen edhe këtu
Psh:

USHTAR
Kaçak malesh 0 postime
Ushtar fillestar 1-50 postime
Ushtar i thjeshtë 51-100 postime
Ushtar me eksperienë 101-300 postime
Ushtar i sprovuar 301-600 postime
Ushtar mjeshtër 601-1000 postime
Ushtar i lartë 1001-3000 postime
Ushtar legjendar 3001+ postime

KËSHTJELLAR
Kështjellar 3001+ postime (vetëm për administratorët) Kështjellar, Kështjellare janë pozicione strategjike që iu jepen administratorëve pasi kanë kaluar fazën e ushtarit legjendar.

KALORËS
(Kalorës është rang nderi që iu jepet anëtarëve të forumit për kontributin e tyre, zakonisht pasi kanë kaluar stazhin e ushtarit)
Kalorës
Kalorës i Lartë

OFICER
(Oficer dhe Oficer i lartë është rangu më i lartë që iu jepen anëtarëve të forumit për arritjet e tyre.)
Oficer
Oficer i Lartë


Grada do ketë dhe për rangjet e tjera përveç mbretit dhe mbretëreshës të cilat për momentin janë të rezevuara.
Gjithashtu mund të bëjmë logo të ndryshme për cilëndo gradë, rang dhe kategori.
Psh kjo mund të jetë logoja e re e Shqipopedias
shqipopedia_logo_small.jpg



Sido që të jetë Forumi do fokusohet kryesisht në kategoritë e njohura,
1. Albanologji (trashëgimni kulturore & gjuhësi)
2. Informatikë
3. Investime & Fitime
4. Diasporë
5. Gjithë kategoritë e tjera & mbështetja e faqes mëmë Shqipopedia.

[Dhe gjithashtu do pëpiqemi të mënjanojmë sa më shumë debatet politike dhe fetare...]
 
Rregullimi fundit:
Si githmonë një herë në vit merremi me rregullimin e kategorive dhe forumeve.
Ato që nuk janë shtrirë shumë, fshihen apo bashkohen. Për momentin jemi në këto kategori.

1. Forumi — Shqipopedia — Albanologjia (nënforume /gjuhët e huaja/ & diaspora shqiptare)
2. Fitimi & punësimi online | Investimet
3. Informatika shqiptare
4. Llogje dhe Zbavitje

Në vijim gjithashtu duam që gradualisht forumi të fuqizohet fuqishëm në aspektin e fitimeve, investimeve dhe punësime online.
Pasi është diçka që jo vetëm na intereson neve por diçka që i intereson shumë vizitorëve tanë. Kjo gjë kjo vetëm që ka për të qënë jetike për suksesin e mëtejshëm të forumit, por gjithashtu nëse bëhet ashtu siç duhet ka për t'ju sjellë fitime dhe të ardhura të gjithëve.
 
Rregullimi fundit:
Mund te hapet kadegori blogu ne forum?
 
Si githmonë një herë në vit merremi me rregullimin e kategorive dhe forumeve.
Ato që nuk janë shtrirë shumë, fshihen apo bashkohen. Për momentin jemi në këto kategori.

1. Forumi — Shqipopedia — Albanologjia (nënforume /gjuhët e huaja/ & diaspora shqiptare)
2. Fitimi & punësimi online | Investimet
3. Informatika shqiptare
4. Llogje dhe Zbavitje

Në vijim gjithashtu duam që gradualisht forumi të fuqizohet fuqishëm në aspektin e fitimeve, investimeve dhe punësime online.
Pasi është diçka që jo vetëm na intereson neve por diçka që i intereson shumë vizitorëve tanë. Kjo gjë kjo vetëm që ka për të qënë jetike për suksesin e mëtejshëm të forumit, por gjithashtu nëse bëhet ashtu siç duhet ka për t'ju sjellë fitime dhe të ardhura të gjithëve.
Po më pëlqen ideja dhe ndryshimet e Shefit :clapping:
 
Mund te hapet kadegori blogu ne forum?
Nuk e di me se do mbushet kategoria Blog. Mendoj si fillim të bëjmë një të përbashkët
Blogu | Faqet Shqiptare
dhe nëse nevojitet më vonë e bëjmë më vete
 
Nuk e di me se do mbushet kategoria Blog. Mendoj si fillim të bëjmë një të përbashkët
Blogu | Faqet Shqiptare
dhe nëse nevojitet më vonë e bëjmë më vete
Me sa kuptova @Uriel do një opsion si e ka vBulletin për blogje. Pra, çdo anëtar mund të krijoj një blog personal. Nuk e di nëse Xenforo e mundëson një gjë të tillë.
 
Pra pas një shikimi të numrit të temave dhe komenteve për të parë se ku e shpenzojmë më shumë kohën në forum ne, dolën këto rezultate
1. Llogje dhe zbavitje :ttm: 45% të komenteve, 27% të temave
2. Forumi/Shqipopedia/Albanologjia:like: 28% të komenteve, 40% të temave
3. Informatika:nerdy: 22% të komenteve, 28% të temava
4. Fitimet online :$$$:4% të komenteve 4% të temave


Shumicën e kohës e kalojmë me llogje:ttm: :tth: :cwl:
Ndërsa prë fitimet online janë vetëm 4% total:tmi:. Pra duhet të fokusohemi më shumë tek kjo që forumi ynë të jenë një nga më të mirët për ata që duan të fitojnë para online, të punësohen online, shitblerje online, shërbime online etj. Psh kemi këtu @Dr. Luka i cili mund të na flasë më shumë për jutubin dhe @Exp për adsense, @Uriel për shitblerjet apo shërbimet online e kështu me radhë. Një prurje e re është edhe @Julius që mund të na japë një dorë në marketing dhe në affiliate. Kjo kategori tani është kategori kryesore dhe duhet të pasqyrohet nga aktiviteti ynë tek ajo, dhe pse jo të krijojmë forumin më të mirë shqiptar në këtë drejtim.
 
Shumicën e kohës e kalojmë me llogje:ttm: :tth: :cwl:

Read page 76 Seinfeld sequence, tek libri qe te kam sugjeruar.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ky serial nuk më ka tërhequr por kjo sekuencë ishte për të qeshur. Jam dakord për këndveshtrimin tënd.
 
Pse eshte hequr mundesia te nderrojme shkrimin posht avatarit?
 
Pa problem, nese mundesh meru edhe pak me sfondin e forumit e bardha me ato nenkadegori bie shume kontrast me forumin.

Xenforo jep shume add-ons lodheni pak trurin gjeni dicka unike per SHQIPOPEDIA. :bhow::laugh:
 
Të shohim nga vera nëse kemi më shumë kohë se tani nuk bëjmë dot gjë...

Mendoj se duhet të kemi edhe tituj shtesë rangje dhe vlerësime të tjera në bazë të reagimeve, pikëve etj.

■ Trim me fletë - 500 reagime
■ Kapedan i madh -1000 reagime
■ Kreshnik i vërtetë - 2000 reagime
■ Suliot levend - 3000 reagime
■ Arvanitas patriot - 4000 reagime
■ Arbëresh fisnik - 5000 reagime


● Gladiator
● Legjionar
● Skënderbegas

Mund të krijohen edhe tituj specialë për statusin VIP (nëse i vëmë punë përpara dhe çdo gjë shkon mbarë)

▪ Arkond
▪ Dukë
▪ Lord

Dhe për të gjithë të tjerët me 0 postime
Kaçak malesh (kjo u shtua)
 
Rregullimi fundit:
@niki te pelqen titulli qe ke posht emrit :giggle: se mduket do kalosh togere per pak kohe. :rofl::tmi:
 
Back
Top