Rrënjët e konfliktit midis Greqisë dhe Shqipërisë____ në sytë e Nova Lectio

Nuk para shoh kanale italiane, por ky tipi kishte bërë një dokumentar mjaft objektiv.
Madje fakti qe kishte aty edhe kryeatdhetarin Mit'hat Frashëri, do të thotë që e ka studjuar çështjen.
Problemi me grekët dhe me propagandën e tyre fillon me Ali pashë Tepelenën, ai është strumbullari
antishqiptari e vrasësi i shqiptarëve, dhe çdo të keqe që që ka rrjedhë është direkt apo indirekt pasojë e tij.
(asnjëherë nuk e humbas rastin ta përmend këtë gjë )
Madje grekët edhe sot nuk kanë ndonjë opinion negativ për të. Ndërsa grekët e revolucionit të 1821 e quanin Vjehrri (dmth jo mik, por as armik, tamam si një vjehërr). Ndërsa injoraca jonë i ngre buste e mbron dhe nderon këtë tradhëtar, të cilin edhe djemtë e tij e tradhëtuan, madje edhe vetë ai në tradhëti u vra. Nejse boll me kët.

Shkojmë te propaganda
Ali pasha ishte i njohur si Ali pashë Janina, por grekët "na bënë nder të madh" filluan ta thërrasin Ali pashë Tepelena
dmth që ky Haliu është yni ndërsa Boçarenjtë, Sulin, çamët ortodoksë dhe gjithë arvanitët i mbajtën për vete, madje donin për vete edhe ortodoksët
në Shqipëri, pse jo oreksi vjen duke ngrënë...

Edhe pse kishte shumë zëra si nga shqiptarët edhe nga grekët për bashkimin e forcave kundër turqve.
Më 1878 me lidhjen e Prizrenit u zgjua zyrtarisht idea që shqiptarët duan të kenë vendin e tyre, dhe kjo ishte kundra pretendimeve të tyre territoriale, dhe ky bashkëpunim i mundshëm zbehej gjithnjë e më shumë.

Ja një shembull këtu Jani Vreto
Gjashtë muaj para vdekjes kish vajtur në Athinë me shpresë që të bëjnë gjë për afrimin e grekëve me shqiptarët po e kish kuptuar mirë në fund që s'bëhet dot gjësen. Vdiq në Athinë në krye të korrikut rreth 70 vjeç. - (Kalendari kombiar 1901)
korrik-1900-jani-vreto.jpg


Puna e çamëve është në fakt shumë flagrante pasi nëse ata do ishin dëbuar që në fillim me shkëmbimet e popullsisë, mund të ishte harruar fare ky muhabet. Por preteksi se kishin bashkëpunuar me gjermanin është qesharak, sepse bashkëpunëtorët futen në burg apo edhe pushkatohen por dëbimi i të gjithë çamëve tregon se për ata duhej të spastrohej zona.
Përveç kësaj nuk duhet të harrojmë faktorin Enver Hoxha dhe faktorin komunizëm. Sepse kjo nuk ndodhi në kohën e Zogut. Kjo ndodhi me ''bekimin'' dhe të Hoxhës, i cili jo vetëm që vrau dhe shkatërroi komplet elitën shqiptare por me të njëjtën mënyrë trajtoi çamët si ''kolaboracionistë'' apo ''kulakë'' dhe ua la fushën të lirë grekëve të bënin çtë donin.
Nëse Ali Tepena është armiku numër dy i shqiptarëve, Enver Hoxha është armiku numër një dhe është poshtërsi që të quhen këta atdhetarë.
Gjithashtu pas kapitullimit të Italisë, Gjermania e bashkoi Shqipërinë me Ulqinin, Kosovën dhe Shkupin etj. Hoxha nuk bëri përpjekjen më të vogël për t'i mbajtur këto treva, jo vetëm kaq por nëse ndonjë shqiptar kosove arratisej për në Shqipëri arrestohej, burgosej dhe iu dorëzohej forcave jugosllave.
500 vite otomanizëm edhe 50 vite komunizëm e kanë kanë shkatërruar totalisht kombin shqiptar, madje komunizmi edhe më keq pasi e shndërruan dhe tjetërsuan shqiptarin si njeri, ndërsa historinë e vodhën krejt dhe e shkruajtën siç deshën.
 
Back
Top