Shikoni çfarë google di për ju...

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Google, facebook, amazon dhe twitter, ndoshta edhe ndonjë tjetër platformë, kanë zhvilluar një algoritme aq të sofistikuar saqë nuk kanë nevojë të dinë informacionet tuaja, por i zbulojnë vetë ato, në bazë të historikut tuaj në internet dhe, mënyrës sesi veproni, duke përdorur shfletuesit por edhe truke të tjera.
Gugëll është monopoli kryesor i internetit dhe ai di gjithshka për ju, pasi si ka motorrin e kërkimit njëkohësht ka jutubin dhe adsensin (programin e reklamimit). Gjithashtu ka shfletues, ka shtojtca,, ka analikun dhe shumë sajte që tjera që ne as që nuk i njohim. Pse do gugëlli të dijë informacione për ju? Që tju japë reklama sa më të përshtatshme që ju të klikoni dhe të bëni blerje. Nuk ka fare rëndësi nëse klikoni apo jo, gugëlli vazhdon të mbledhë informacion, akoma edhe informacionin se ju nuk i klikoni lehtë reklamat. Nëse e gjitha kjo do ishte hermetikisht e padepërtueshme dhe të funksiononte në mënyrë automatike dhe këto të dhëna të ishin të izoluara për qëllime të tjera, ndoshta nuk do të kishte dhe aq problem i madh.
Por duke ditur se kush është gugëll dhe se qëllimet e saj jo transparente, ne e dimë që të dhënat tona nuk përdoren vetëm për kaq por edhe kundra nesh. Gugëll ka një opsion për personalizimin e reklamave që ka për profilin tuaj dhe aty ju tregon në vija të përgjithshme se çfarë di për ju. Në fakt unë besoj se ato janë gjëllimisht në vija të përgjithshme sepse nëse na tregon pikërisht ato që di, kjo do të ishte shokuese për të gjithë ne.
Nëse klikoni në linkun e mëposhtëm dhe nëse jeni të loguar në atë shfetues keni për të parë se çfarë gugëll mendon se ju intereson juve. https://adssettings.google.com/authenticated
 
I hodha një sy dhe kishte të regjistruar edhe përkthimet që kisha bërë me google translate. Pra jo sa herë e kisha përdoruara, por çfarë kisha përkthyer.
E mirë o mirë. Ajo të ndjek me anatikun, dhe me adsensin edhe me shfletuesin këmba këmbes dhe me shumë gjëra të tjera që s'i njohim...
të tregon ndoshta 5% të atyre që di
 
Të gjitha të dhënat ruhen. Madje kishte një adresë statistikore, shumë të mirë më parë që të tregonte sesa orë harxhoje dhe ku i harxhoje ato orë në jutub. Por mesa duket njerëzit filluan të kuptojnë se harxhonin ditë të tëra të mos themi javë, brenda një muaji, dhe duhet ta kanë hequr se nuk po e gjej më
 
E mirë e mirë. Ajo të ndjek me anatikun, dhe me adsensin edhe me shfletuesin këmba këmbes dhe me shumë gjëra të tjera që s'i njohim...
të tregon ndoshta 5% të atyre që di
Po kjo është e vërtet. Madje edhe kur nuk përdor shfleuesin e Google pak plotë metoda për të mbledhur të dhëna.
 
Po kjo është e vërtet. Madje edhe kur nuk përdor shfleuesin e Google pak plotë metoda për të mbledhur të dhëna.
U futa nga celulari në një sajt që shet parfume firmato me oferta të mira për të parë një çmim. Pra nuk bëra kërkim në gugëll thjesht përdora kromën (nuk para e përdor por m'u desh ta përdorja ngaqë e kisha harruar adresën e sajtit dhe e dija që nga kroma e isha futur kohë më parë).
Gjej faqen, gjej produktin dhe iki. Kur hap një ditë më vonë laptopin kudo që të vija reklama e parfumit më ndiqte pas me javë të tëra.
Ndoshta ka të bëjë ngaqë ishte i shtrenjë dhe guglli merr përqindje më të lartë...
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top