Njoftim Shqipopedia një triumf i ri!

Dr. Luka

Ushtar legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
17 Janar 2018
Komente
3,126
Reagimet
1,477
Website
tech-al.info
Nuk e di nëse është edhe titulli i duhur, por ky më erdhi mëndje. Tashme në forumin Shqipopedia sapo kaluan 5 mijë postime. Ndoshta dikush mund të qesh me këtë, por këtu duam të theksojmë se gati 90% i postimeve janë unike dhe kjo e bërë nga vetem pak persona të cilët japin kontributin e tyre.
Urojmë që të bashkohen edhe të tjerë për ta bërë këtë forum një enciklopedi të madhe në gjuhën shqipe.
:clapping::clapping::clapping:
 
Arritje mo arritje.
Triumf! Unë thashë se ç'u ba...
 
Ky forum, me sa shoh po ben dy vjet dhe nuk shoh ndonje zhvillim te kete patur gjate kesaj kohe, gjithsesi urime!
 
Ky forum, me sa shoh po ben dy vjet dhe nuk shoh ndonje zhvillim te kete patur gjate kesaj kohe, gjithsesi urime!
Synimi i forumit është të mbështes enciklpedine Shqiptare dhe asgjë më shumë.
Çfarë zhvillimi per që mund të ketë?

@Mr.Right ka të drejtë, forumi si forum ku të mbledhë me dhjetëra apo qindra veta aktivë dhe që të diskujtojnë tema të ndryshme nuk e ka arritur akoma në atë nivel. Ka aq persona aktivë sa kishte kur filloi. Dhe kjo ka arsye të ndryshme nuk është vetëm faji i këtij forumi... Megjithatë forumi ka ecur mjaft mirë, statistikat e tij e tregojnë një gjë të tillë si nga vizitorët dhe nga postimet.
 
Ky forum, me sa shoh po ben dy vjet dhe nuk shoh ndonje zhvillim te kete patur gjate kesaj kohe, gjithsesi urime!
Edhe diçka tjetër, me këtë forum duam që edhe pas 10 apo 20 vjetësh (le të jemi mirë) kur dikush të kërkojë në këtë forum, përveç disa temave si çit-çat të gjejë diçka me vlerë për të lexuar dhe jo budallallëqet. Shumica e forume janë kthyer në lloqe kavaje.
 
Edhe diçka tjetër, me këtë forum duam që edhe pas 10 apo 20 vjetësh (le të jemi mirë) kur dikush të kërkojë në këtë forum, përveç disa temave si çit-çat të gjejë diçka me vlerë për të lexuar dhe jo budallallëqet. Shumica e forume janë kthyer në lloqe kavaje.
Por jo vetëm kaq, nëpërmjet forumit bisedojmë dhe flasim për çështje dhe tema që na interesojnë. Nuk kopjomë lajme nga faqe të ndryshme që t'i ngjisim këtu për të thënë që ja kemi edhe një postim (ndonjëherë nëse nevojitet edhe kjo duhet bërë, por kjo nuk është se bëjmë këtë vazhdimisht.) Gjithashtu është një platformë të promovojmë Shqipopedian, projektet e saj si edhe faqet mike (70% e vizitorëve janë organikë). Të njëjtën gjë e kemi lejuar edhe për faqe të ndryshme shqiptare, nëse një faqe ja vlen dhe s'është spam, mund të promovohet këtu.
Megjithatë vlen për t'u shënuar se në të gjitha faqet tona në fb nëse dikush dërgon një mesazh merr përgjigje automatike që të hapë një temë këtu që të marrë përgjigje, dhe 99% përqind e tyre nuk e bëjnë këtë gjë. :cwl:
(S'do të vish? Mirë.:) Do të vish? Akoma më mirë.:like: Do të rrish? Mirë fare.:clapping:)
Nga forumet tani me sa kam parë mund të them se vetëm ITshqip dhe Netedy kanë trafik. Netedy ka trafik më shumë dhe është kryesisht për biseda shoqërore, ndërsa ITshqip është e profilit webmaster dhe mjaft cilësore.

Një tjetër arsye për forumin është që të mbajmë kontakt me njëri-tjetrin dhe të informohemi për gjëra që nuk i dëgjojmë në vende të tjera.
Anëtarët nuk po i përmendim se 97% nuk janë aktivë. Idealja do ishte të ishim bërë një grup nja 15 veta dhe do ishim më mirë.
Gjithsesi forumi së shpejti mbush 3 vjeç, dhe ka mbi 700 tema dhe 5000 komente, që i bie 5 komente ditën, dhe 0.7 tema në ditë.
 
Ky forum eshte vertet i kendshem dhe mikeprites nga shumica e te tjereve qe eshte skandalizuar me imitimet ndaj njeri tjetrit..
Nese do vecoja disa gjera negative ne syrin tim, do ishin:

1. Ky forum eshte po aq i njejte sa forumet e tjere. ( gje qe e ben anetaret jo te interesuar per ta naviguar. )
2. Mungon, mbeshtetja e stafit ti jap interes tematikave, ketu.

Nga ana ime do sugjeroja keto pika:
  1. Gjeni nje theme me te mire
  2. Perdorni CloudFlare per "attachments"
  3. Shtoni nje add-on te ri "(ka falas) te cilat jane shum i nevojshëm per nje forum.
  4. Shtoni nje opstion për te mbyllur/hapur kategorite e forumit
  5. Rregulloni ngjyren tek emri i antarve (ngjyra e bardh ne theme te bardh nuk duket mire.
 
Shqipopedia është një nga faqet më të mëdha shqiptare me numrin më të madh të imazheve dhe fotografive.
Ka aq shumë saqë edhe skripti i google images tani i nxjerr ato me butona sipas kategorive të ndryshme që ka kapur kodi...

shqipopedia-ne-google-images.jpg
 
Back
Top