Si po shkon pune me Adsense?

Dr. Luka

Ushtar legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
17 Janar 2018
Komente
3,115
Reagimet
1,469
Website
tech-al.info
Nuk e di nëse e ka vënë re njeri (e kam fjalën për adminat e faqeve), por nga disa kohë Adsense nuk po paguan shumë. Duket se fitimet nga faqet që monitorohen nga adsense është pothuajse 0. Kisha kohë që nuk po merresha me faqe në internet dhe mendoja se kjo ishte arsyeja, pra që nuk kisha trafik. por duke e parë më hollësisht situatën, po shikoj që Adsense vërtet nuk ja vlen më për europën. Është çmenduri, por të kesh 5-10 mijë vizitor në muaj dhe fitimet të mos kapin as 1 euro. Këto nuk janë as shpenzimet e serverit dhe jo më pastaj për punën.
Keni dëgjuar (lexuar) është ndonjë problem i përgjithshëm, apo vetëm unë e shikojë këtë?
 
  • i mërzitur
Reagimet: Exp
Nuk e di nëse e ka vënë re njeri (e kam fjalën për adminat e faqeve), por nga disa kohë Adsense nuk po paguan shumë. Duket se fitimet nga faqet që monitorohen nga adsense është pothuajse 0. Kisha kohë që nuk po merresha me faqe në internet dhe mendoja se kjo ishte arsyeja, pra që nuk kisha trafik. por duke e parë më hollësisht situatën, po shikoj që Adsense vërtet nuk ja vlen më për europën. Është çmenduri, por të kesh 5-10 mijë vizitor në muaj dhe fitimet të mos kapin as 1 euro. Këto nuk janë as shpenzimet e serverit dhe jo më pastaj për punën.
Keni dëgjuar (lexuar) është ndonjë problem i përgjithshëm, apo vetëm unë e shikojë këtë?
Të them të drejtën unë tek llogaria e adsensit një herë në vit maksimumi, e hap i hedh një sy dhe nuk merrem më me të.
Punët, angazhimet e tjera joonline nuk të lejojnë të merresh. Kanë ikur kohët kur e merrje një çek të mirë çdo muaj tani je me fat vetëm thjesht po kape kuotën $100 në tre muaj. Dhe si pasojë nuk merresh dhe po nuk u more ajo më shumë do bjerë.
Gogoli i vjedh si klientët si ortakët prandaj është pasuruar pa masë, sepse nuk ka transparencë.
Por ngaqë e hapë këtë temë i hodha një sy se as që nuk e vë më ujin në zjarr me këta.
Qënka bërë puna akoma më keq se ç'e kisha imagjinuar. Më vonë do postoj hollësirat.
 
Po jap të dhënat për pagesat për këto katër vite
viti 2021 janë bërë 5 pagesa $650 mbi 500 mijë vizitorë organikë unikë
viti 2022 janë bërë 4 pagesa $480 mbi 400 mijë vizitorë organikë unikë
viti 2023 janë bërë 3 pagesa $360 mbi 300 mijë vizitorë organikë unikë
viti 2024 është bërë 1 pagesë $100 mbi 100 mijë vizitorë organikë unikë
  1. Pra kemi për dhjetë vizitorë unikë dhe organikë unë marr mesatarisht 10qindarka ose 1 dollar për 1 mijë vizitorë.
  2. Ndërsa nëse e konvertojnë page per view është nja 60 cent për 1 mijë shikime. (kjo ka qenë mbi 5$ tek faqet e mia)
  3. Guglli do që të bëhesh edhe klienti i saj duke e reklamuar faqen tënde tek adsense (Po pagove duke blerë reklama ka shumë mundësi të preferohesh kur të japin reklama, duke të dhënë ato më të mirat)
  4. Por do që të paguash edhe premium për Seo & Analitics (Analitics ka hiletë e saja dhe të të pozicionohesh më mirë duhet të paguash, prandaj e shikon se gradualisht vizitueshmëria sa vjen e bie)
  5. Përveç kësaj konkurrenca bën të sajën gjithashtu edhe inflacioni i viteve të fundit
Të ardhurat që jep adsense nuk mjaftojnë as për të paguar shpenzimet minimale e faqes,
Pra gugli, të jep tarifa skandaloze,
të jep më pak vizitorë organikë duke të ulur rankimin sepse nuk je klient në adwords që blen reklama (vetëm shet)
të mban peng dhe të fsheh të dhënat nga analitics sepse ke versionin falas
dhe pasi i bën këto të ul përsëri kuotat tek adsense sepse tani je faqe më e dobët

Minimalisht për katër vite pagesa duhet të ishte mbi 20K
Këta duke i manipuluar shifrat në çdo drejtim nuk paguajnë as 2K
 
Rregullimi fundit:
Viti 2024 është një nga vitet më të dobëta për të punuar me Adsense. Problemi besoj se qendron edhe tek politikat e Google por edhe tek ligjet lokale që kanë shumë vende. Dhe këtu Google investuesve ua merrë parat sepse bëhen klikime, bëhen shitje apo edhe shikime. Kurse publikuesve nuk u jep gjë pasi mund të shkelet ndonji ligj lokal. Kalifornia ka vendosur ligj që të shfaqësh një mesazh që përmbajtja është apo jo e sigurt për fëmijë. Kjo mu kujtua, por u futa para disa kohësh tek paneli i politikave në Adsense dhe vura re mbi 15-20 shtete kishin politikën e tyre. Dhe për çdo shtet duhet të plotësohen një deklaratë ku duhej të shpjegoje se çfarë të dhënash grumbullohen nga vizitorët, përse përdoreshin e tij.
Tashmë vura re që për Evropën ka përsëri përditësime për motorin e kërkimit të Google që përdorë në faqe. Të zë vërtet koka kur i shikon gjithë ato ndryshime. Mendoj se për momentin vetëm me Youtube ja vlen të merresh.
 
Guglli do që të bëhesh edhe klienti i saj duke e reklamuar faqen tënde tek adsense (Po pagove duke blerë reklama ka shumë mundësi të preferohesh kur të japin reklama, duke të dhënë ato më të mirat)
Edhe këtu është bërë puna keq. Doja të reklamoja një njeriun tim që ka dyqan në Shqipëri. Përdorte Facebook për reklama dhe Instagram, por nuk ishte edhe aq i kënaqur pasi nuk kishte shumë "vegla" platforma. Duke qenë se e kisha përdorur para disa vitesh Google, nga atëherë që ishte Adword, i sugjerova t'a provonte njëherë Google Ads pasi ka më shumë opsione për reklama.
I habita kur pashë që nuk kishte më reklama me 2-5€ dita. Fillonte me 20€ e lartë. Dhe ku? Në Shqipëri. I thashë je më mirë aty në Facebook dhe mos luaj.
 
  • Uaaauuuu
Reagimet: Exp
Një tjetër problem është se më parë po të kishe trafik organik nga kërkimi i gugëllit, kjo ishte e mirë se ishin vizitorë cilësorë. Por meqënëse guglli nuk fryhet me para, ajo ta ul rankimin dhe numrin e vizitorëve ngaqë ua jep atyre që e paguajnë. Prandaj sa vjen e do marrësh më pak vizitorë.
Prandaj edhe kërkimet e gugllit janë copë-copē vitet e fundit.

Mbi të gjitha është të kesh trafik nga të gjitha anët, se po e preu ujin guglli nuk ke për t'u tharë për ujë
 
Një tjetër problem është se më parë po të kishe trafik organik nga kërkimi i gugëllit, kjo ishte e mirë se ishin vizitorë cilësorë. Por meqënëse guglli nuk fryhet me para, ajo ta ul rankimin dhe numrin e vizitorëve ngaqë ua jep atyre që e paguajnë. Prandaj sa vjen e do marrësh më pak vizitorë.
Prandaj edhe kërkimet e gugllit janë copë-copē vitet e fundit.

Mbi të gjitha është të kesh trafik nga të gjitha anët, se po e preu ujin guglli nuk ke për t'u tharë për ujë
Në fillim mendova se mos kishte rënë aktiviteti për faktin se kisha kohë pa postuar, madje në disa kisha dhe kam vite, por nga faqet më të forta kam vënë re këto dy muaj që aktiviteti ka qënë pak a shumë stabil. Pra vetëm të ardhurat kanë rënë aq shumë sa as për kafe nuk dalin më. Dhe këtë vit kanë rënë fare.
Pastaj edhe dy probleme besoj se janë bllokuesit e reklamave. Edhe ato janë bërë shumë popullore tani. Por edhe ndoshta sckripti Google e kupton nëse një llogari Adsense përdorë bllokues dhe kështu e dënon edhe atë.
Madje para pak kohësh kam lexuar që shumë vetave ii pezulluan kanalet dhe llogaritë e Youtube për faktin se përdornin bllokues.
 
Po këtë e kishit dëgjuar?
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ne e kemi përmendur dëmin kolosal që guglli i bën internetit shqiptar, (nëse i gjen ato postime ngjiti këtu @Dr. Luka )
  • duke falimentuar me mijëra faqe,
  • duke mos investuar në tregun shqip shqiptar,
  • duke mos paguar kokërr leku apo takse në tregun shqiptar,
  • dhe duke marrë lekët e biznesit reklamues shqiptar larg shqiptarëve,
  • duke nxjerrë jashtë loje publikuesit shqiptarë.
  • duke dëmtuar gjuhën shqipe dhe faqet në gjuhën shqipe
Kjo është një nismë e mirë, por nuk kam shumë besim se do dalë gjë prej kësaj
pasi nëse guglli humbet, atëherë prit që të gjitha gjuhët apo shtetet e tjera ta hedhin në gjyq.
Ata do kenë një ushtri me avokatë për këtë çështje

Fakti që ata bëjnë pallë ariu në amerikë me gjasme regjistrimin e biznesit në irlandë tregon që nuk i kap dot kush.
Guglli dhe fejsbuku janë në pronësi të globalistave 🤫dhe platforma e tyre është kundra popujve evropianë:las:
 
E vërteta është se persona fizik nuk mund të bëjnë dot shumë gjëra, për të mos thënë asgjë. Këtu duhet të futet shteti. Por si e ka referuar edhe zotëria në fjalë, nuk ka paturë asnjë reagim qoftë nga ambasade shqiptare në Amerikë po ashtu edhe nga ajo kosovare.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
E vërteta është se persona fizik nuk mund të bëjnë dot shumë gjëra, për të mos thënë asgjë. Këtu duhet të futet shteti. Por si e ka referuar edhe zotëria në fjalë, nuk ka paturë asnjë reagim qoftë nga ambasade shqiptare në Amerikë po ashtu edhe nga ajo kosovare.
Shteti shqiptar dhe kosovar është në pronësi të soros. fejsbuku dhe guglli kanë të njëjtat qëllime që ka edhe sorra.
 
13 gusht 2024
Në këtë moment, ne po çaktivizojmë të gjitha llogaritë e AdSense me bazë në Rusi. Kjo do të thotë se nuk do të mund të fitosh para me asnjë llogari AdSense me bazë në Rusi. Kjo pason disa masa që kemi marrë që nga viti 2022, duke përfshirë pezullimin e shërbimit të reklamave në Rusi.

Fitimet tuaja të korrikut do të disbursohen rreth datave 21-26 gusht, duke supozuar se nuk keni mbajtje aktive pagese dhe përmbushni pragjet minimale të pagesës.

Mësoni më shumë rreth pragjeve të pagesës për AdSense.
Mësoni më shumë rreth pragjeve të pagesës për YouTube.
Brenda 60 ditëve, ne do të përpiqemi të disbursojmë çdo gjendje të mbetur në llogarinë tuaj, nëse e keni përmbushur pragun e anulimit dhe nuk keni mbajtje pagese.

Ju lutemi, kontaktoni mbështetjen e AdSense nëse keni nevojë për ndihmë të mëtejshme.



Ky është një njoftim nga faqja zyrtare e Adsense.
 
  • sa inat
Reagimet: Exp
Back
Top